LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Opozita i dogji skenarin”/Manjani "porosi" Ramës: Mbaj shënim o burri i dheut

5 Dhjetor 2019, 20:24, Politikë CNA
“Opozita i dogji skenarin”/Manjani "porosi" Ramës:

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se opozita bëri mirë që nuk hyri në garën politke.

Sipas Manjanit, në këtë mënurë, opozita dogji dogji skenarin e Ramës për të bërë një politikë më të egër.

Manjani vuri në dukje edhe faktin që Rama nuk ka mbajtur asnjë shënim gjatë vizitave të tij në vendet e prekura nga tërmeti.

?Fakt është që opozita nuk hyri në garën politike. Padyshim që bëri mirë. Është diçka njerëzore.
Dogji skenarin e Ramës për ta fut lojën politike edhe më egër sesa dukej. Duke mos pasur opozitë do merrej me diçka. Media, qeni. I bërtiti një qeni, kulmi. I bërtiti qenit pusho. Çfarë të them. Një shtetar kur shkon në një skenë të tillë si shkon pa letër pa laps. Mbaj shënim o burri i dheut, mbylle gojën, mbaj shënim se çfarë halli ka. Mund të mos ia zgjidhësh por mbaj shënim. Keni parë ndonjë të mbajë shënime. Më gjeni një zyrtar. Mirë kryeministri që nuk mban se nuk di shkrim e këndim, por më gjeni një zyrtar që mban shënim për hallin që e dëgjoi dhe të shkojë nesër të thojë kjo zgjidhet kështu. Ky është tmerr.
Kjo është gjë që nuk shkon. Ai është në skenar politik, është aktrim?, u shpreh Manjani i ftuar në studione Ora News.

Lajmet e fundit nga