Connect with Us

Olsian Çela Prokuror i Përgjithshëm/ Reagon Soreca: BE mbështet zgjedhjen e Parlamentit

Lajme

Olsian Çela Prokuror i Përgjithshëm/ Reagon Soreca: BE mbështet zgjedhjen e Parlamentit

Publikuar

-

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka reaguar për zgjedhjen e Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm nga Parlamenti.

Soreca deklaron se BE mbështet Çelën, ndërsa thekson se Reforma në Drejtësi është një përparësi kryesore e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

“Ne mirëpresim zgjedhjen nga Parlamenti e Z. Olsian Çela si Prokuror i Përgjithshëm, dhe zgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve Gjyqësorë 2020. Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe mbetet një përparësi kryesore e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit”, shkruan Soreca në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

S’ka më pushim për studentët/ Mësim edhe të shtunave në fakultetet që u dëmtuan nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Studentët e Universitetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës do të zhvillojnë mësim edhe të shtunave.

Mësohet se procesi mësimor do të zhvillohet edhe në fundjavë, për të zëvendësuar orët e humbura pas dëmtimit të godinave nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Tashmë raportohet se dëmtimet janë riparuar dhe studentët mund të kthehen në auditore.

LEXO EDHE:  Nuk dogji mandatin/ Rudina Hajdari në krah të ambasadorit të BE-së

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK/ Soreca thirrje prokurorëve

Raportohet se mësimi do të zhvillohet për të shlyer orët në 3 të shtuna të muajit janar, si dhe në 3 të shtuna dhe 1 të dielë të muajit shkurt. Ndërkohë, studentët e Inxhinierisë do të zhvillojnë mësim edhe të shtunave të muajve mars, prill dhe maj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Stuhia e erës ka kapluar vendin/ Ministria e Mbrojtjes thirrje qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas erës së fortë që ka shkaktuar dëme të mëdha ditën e sotme në të gjithë vendin dhe ka rrëzuar disa pemë.

Ministria i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afersi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme.

“Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente”, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Kodi zgjedhor/ Soreca ultimatum klasës politike

LEXO EDHE:  Soreca jep lajmin e mirë/ BE, 20 milionë euro për Shqipërinë

Gjithashtu bëhet me dije se deri më tani situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme nga era dhe bora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndarja nga jeta e Robert Andonit/ Berisha: Mjekësia shqiptare humbi një personalitet të shquar

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të profesor Robert Andonit.

Berisha thotë se mjekësia shqiptare humbi një personalitet të shquar.

Ish kryeministri shpreh ngushëllimet për familjen e Andonit, duke u lutur qq shpirti i tij të gjejë paqene merituar.

“Miq, dje u nda nga jeta Prof. Robert Andoni, njëri prej personaliteteve më të shquara të mjekësisë shqiptare në fushën e bakteriologjise. Dr. Robert Andoni ishe nje pedagog i talentuar, humanist i vertet, kërkues serioz shkencor, autor i dhjetra punimeve shkencore, teksteve, monografive të arrira, me të cilat ai dha një kontribut te çmuar në zhvilimin e shkencave bakteriologjike në Shqipëri.
Me këtë rast une i shpreh familjes së tij ngushellimet e mia me të ndjera dhe, duke ndarë dhimbjen, lutem se bashku me ta që shpirti i mirë i Robertit, njeriut të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Ngushellime”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE