LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk mund të fshihesh mbas Bashës”/ Hajdari sulmon ashpër Ramën: Arrogant!

5 Dhjetor 2019, 16:28, Politikë CNA
“Nuk mund të fshihesh mbas Bashës”/ Hajdari sulmon

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

?Arrogant me qytetarët, arrogant me bashkëpunëtorët, arrogant me opozitën në Parlament, e cila i kërkon llogari. Arroganca është maska e paaftësisë, maskë e cila është çjerrë nga tërmeti?, kështu shprehet Hajdari me tonë të ashpra ndaj Ramës.

Sipas Hajdarit, Rama nuk mund të mbulojë paaftësinë dhe tragjedinë që po kalojnë familjet në Durrës, Thumanë, Lezhë, Laç e Tiranë me arrogancë e dhunë.

?Rama, nuk mund ta mbulosh dot paaftësinë tënde dhe tragjedinë që po kalojnë familjet në Durrës, Thumanë, Lezhë, Laç e Tiranë me arrogancë e dhunë. Nuk mund ta mbulosh dot as duke u fshehur mbas Lulzim Bashës të cilin sot e thërret për bashkëpunim. Nuk i fshiheni dot popullit?, shkruan Hajdari./CNA.al

Lajmet e fundit nga