Connect with Us

“Nuk bie rrufeja në…”/ Maliqi kërkesë SPAK-ut: Të hetohet pasuria e ministrave

Politikë

“Nuk bie rrufeja në…”/ Maliqi kërkesë SPAK-ut: Të hetohet pasuria e ministrave

Publikuar

-

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë “Rama” në lidhje me situatën në vend pas tërmetit tragjik që mori 51 jetë njerëzish.

Sipas Maliqit, SPAK-ut dhe BKH-së që të hetojnë lidhur me pasojat që shkaktoi tërmeti si dhe pasurinë e ministrave dhe ish-ministrave, ndërsa pohoi se kryeministri Edi Rama duhet të jepte dorëheqje.

“Ne duhet të ishim mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, por jemi mbledhur mbas 10 ditësh. Turp dhe skandal. Shqipëria është republikë parlamentare, që do të thotë se ai vendos gjithçka. Por parlamenti për shkak të sistemit të korruptuar, njerëzit janë kthyer në dele. Në dele janë kthyer dhe kryebashkiakët me zgjedhje moniste, ku kryeministri tallet ‘jeni bërë për gomarë dhe kuaj’.

Kush do e mbajë përgjegjësi për këtë tragjedi? Ne mbetëm duke kërkuar. Shkon kryeministri duke kërkuar ‘miell huaj’ dhe kudo. Parlamenti duhej të ishte mbledhur. Nga ky buxhet për 2020 janë 300 mln dollarë për investime.

Vetëm Kryeministria ka 10 mln euro më shumë, siç tha dhe kolegu Murrizi, apo dhe investimet e tjera për jetë luksi. Jo mo jo, nuk është kjo vetëm. Por është babëzia.

A e dini ju që pjesa më e madhe e këtyre që janë prapa, dhe një pjesë e ish-ministrave, kanë aq shumë të ardhura, sa jo për 5 mijë apartamente që u dëmtuan, por kanë dhe për 10 mijë. Ky është hetimi që nuk bëhet kurrë. Vettingu që nuk bëhet kurrë. Ky është ndjeshmëria e madhe e SHBA dhe BE për formimin e SPAK.

LEXO EDHE:  ISP thirrje Kuvendit/ Hetoni deputetët për pagesat fiktive

Pa të hetojnë pak ato pasuri të padeklaruara, kanë shumë. Pa shikoni lejet e ndërtimit. Leje, babëzi. Kush mban përgjegjësi për këto? Për kolaudimin e tyre. Po për shkollat e prishura Sami Frashëri? Nëse këtu do të binin muret e parlamentit, dhe mirë do ishte të binin se shumë njerëz thonë “u ra tërmeti dhe fatkeqësia njerëzve të humbur dhe jo parlamentit dhe qeverisë”. Po kot nuk është ajo shprehja; nuk bie rrufeja pikë pikë pikë….po bie tek ata njerëz.

Ngriheni zërin këtu se jeni hajdutër dhe e shkatërruar këtë vend. SPAK nëse SHBA dhe BE nëse e duan këtë vend, duhet të fillojë menjëherë dhe të mbledhë të gjitha dosjet e prokurorisë së Durrësit, Tiranës, sepse kjo është vrasje me paramendim. Është krim i organizuar.”, u shpreh Maliqi./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  Zbardhet raporti i DASH/ SPAK gati të godasë zyrtarë të lartë të shtetit

LEXO EDHE:  Rama mbledh Kryesinë/ Çfarë pritet të diskutohet

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE