LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Nuk bëhet vaji i korbit në ditë zie"/ Balla thumbon deputetët e opozitës

5 Dhjetor 2019, 15:06, Politikë CNA
"Nuk bëhet vaji i korbit në ditë zie"/ Balla thumbon

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i bëri apel deputetëve të opozitës parlamentare të bashkëpunojnë me mazhorancën dhe të mos marrin shembullin e opozitës joparlamentare.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla i tha deputetëve të mos bëjnë “vaj korbi” në ditë zie dhe kërkoi të mos merren me PPP-të.

“I them kolegut të ri në Shqipëri nuk bëhet korbi në ditë zie, as vaji i korbit. Shqipëria prej 26 nëntorit po kalon një nga momentet më të vështira, më të hidhura. Tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë e që u shoqërua me një bilanc tragjik, përbën një sfidë që shkon përtej mundësive të qeverisë sonë, e të kombit tonë.

Por qeveria nuk po rri. Për ata që ende nuk e dinë, 29 të lënduar po marrin një kujdes të veçantë dhe janë nën mbikqyrjen e bluzave të bardha, 3 janë dërguar jashtë për një mjekim më të specializuar.

Edhe falë gatishmërisë së qeverisë italiane, ne menaxhuam momentet e vështira. Kryeministri Rama ka qënë çdo ditë në kontakt me kryeministrin italian, i cili vazhdon të jetë në gatishmëri për çdo nevojë që ne kemi”, deklaroi numri 2 i PS-së, ndërsa thumboi deputetët opozitarë që ofendojnë në parlament.

“Ju dëgjova me vëmendje ju të opozitës, dhe ndonjëri nga ju për efekt të karriges, ka trashëguar fjalorin e opozitës së parë. Ky Kuvend sot mbështet të gjitha aktet që bëri qeveria menjëherë për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

Qeveria solli sot në mëngjes aktin normativ, dhe Kuvendi ka sot detyrë ta miratojë.

Lidhur me buxhetin, në këtë situatë u alokua fondi i duhur pa prekur fushat e tjera të jetës. Qeveria i akordoi pension të posaçëm të gjithë familjarëve të viktimave.

Mjaft më me këngën e  Albana Vokshin, PPP, PPP, këtu skanë lidhje fare. Po flasim për rikuperimin e banorëve të prekur.

Dhe sa për PPP-të, të jeni të sigurt që gjithçka kemi bërë ë këmi bërë më bindjen e plotë, për të mirën e Shqipërisë. Brenda vitit ngrihet SPAK, kush ka ankesa le ti bëjë.

Dua të falenderoj Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, Urgjencën Kombëtare, vëllëzërit tonë nga Kosova për ndihmën e jashtëzakonshme dhe padyshim, pa përmendur emra se kam frikën mos gaboj, të gjitha shtetet që u solidarizuan dhe ndihmuan Shqipërinë në këto momente dramatike.

Thirrja e kryeministrit për opozitën jashtë paralmentit vlen edhe për ju këtu, mbështesni shqiptarët’, theksoi Balla./ CNA.al

13:17 Politikë

Bojaxhiu i 99-shave!

Dy ditët e fundit në rrjet ka qarkulluar një video, ku bojax...

Lajmet e fundit nga