LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Kuvend/ Ruçi apel palëve poltike për bashkëpunim

5 Dhjetor 2019, 09:20, Politikë CNA
Një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Kuvend/

Seanca plenare e ditë së sotme ka nisur me një minutë heshtje për 51 viktimat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka vlerësuar impenjimin e qeverisë për marrjen e masave emergjente, ndërsa u bëri thirrje palëve politike të ndiejnë impenjimin në një situatë të tillë për të bashkëpunuar.

“Unë do të vlerësoja masat dhe impenjimin e qeverisë për masat emergjente, për parapërgatitjet që po bën, për tu dhënë zgjidhje problemeve afatshkurtra dhe atyrë afatgjata.

Falenderoj të gjithë palët politike, opozitën parlamentare dhe jo parlamentare që dhanë shenja mirëkuptimi.

Do u bëja lutje për shpirtin e 51 viktimave  e mijërave familjeve që mbetën pa streh, të ndiejnë impenjimin për të bashkëpunuar.

Tërmeti i 26 nëntorit na kujtoi se kemi nëvojë për një vetting të thellë për lejet e ndërtimit”.

Kuvendi duhet të marrë detyrën për rishikimin e ligjeve, të thërrasin ekspertët tanë dhe nga bota. Të rrisim shkallën e kapacitetit mbrojtës ndaj fatkeqësive natyrore.

Ju informoj se kryetar i Kuvendit u kam shkruar të gjithë kryetarëve të parlamenteve europianë dhe Senatit të SHBA, nga Kanadaja në Japoni për ndihmën bujare dhe për t’u kërkuar mbështetje financiare për zonat e prekura nga tërmeti. Jam i bindur se mbështetja nuk do të mungojë” theksoi Ruci./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga