LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Në Tiranë s’pati tërmet”, Arben Meçe: Çfarë do ndodhte nëse epiqendra do ishte në kryeqytet

5 Dhjetor 2019, 19:13, Sociale CNA
“Në Tiranë s’pati tërmet”, Arben Meçe:

Inxhinieri Arben Meçe, tregoi në emisionin ?Historia Ime? në Tv Klan, se tërmetet zbuluan problematikat e ndërtimeve, ndërsa deklaroi se vala kryesore tashmë ka kaluar.

?Ne sot pas tërmetit, nuk flasim më për presion psikologjik sepse ne, mediat së bashku me një tufë aktorësh që ishin në terren, kemi arritur t?i transmetojmë qytetarit se tërmeti është një gjë e zakonshme, ne do jetojmë me tërmetin, do mësohemi me tërmetin, vala kryesore kaloi. Në këtë plan, njerëzit po e marrin më qetë tërmetin, kjo është gjë pozitive shumë?, u shpreh inxhinieri.

Gjithashtu Meçe zbuloi se problematikat në Tiranë do të ishin po aq të mëdha nëse ky tërmet godiste kryeqytetin.

?Nëse njerëzit e duan jetën e tyre, duhet të futen në një proces shumë serioz.

Të jeni të sigurt që dhe në Tiranë ka një shkallë dëmtimi të kësaj natyre, por në Tiranë nuk ka pasur tërmet. Në Tiranë ka patur frikë, por nuk ka patur tërmet.  Sepse në qoftë se se në Tiranë do binte tërmeti, pasojat e Durrësit do ishin po aq të mëdhaja në Tiranë sepse nuk është se Durrësi ka ndërtuar keq.

Pra nuk qëndron teza, se meqënëse Durrësi është në zonë ranore apo kënetore e mori goditjen.  Po, i vajti tërmeti për këtë arsye, por nuk u dëmtua Durrësi se ishte mbi kënetë, por se kishte goditjen e rëndë. Nëse ajo goditje e rëndë do vinte në Tiranë, do shikoje sesi ato katet e para do ishin problematike për Tiranën?, u shpreh inxhinieri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga