Connect with Us

Ndihma pas tërmetit/ Meta falenderon Albin Kurtin dhe Isa Mustafen

Politikë

Ndihma pas tërmetit/ Meta falenderon Albin Kurtin dhe Isa Mustafen

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta i ka shrehur falenderime kreut të Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti dhe Kryetarit tëe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për ndihmën dhe solidaritetin e treguar ndaj shqiptarëve pas tërmetit tragjik.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.

“Dje në Prishtinë falenderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.”-shkruan Meta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Demokratët në zi/ Ndarje e parakoshme e deputetit

Publikuar

-

Nga

Një lajm i hidhur vjen për demokratët mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, demokrati Ali Gripshi. Ndarja e parakohshme ka ardhur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Gripshi ka qenë deputet i PD-së në zonën e Peqinit dhe ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Partisë Demokratike po në këtë qytet.

Në vitet e para të demokracisë, ai ka qenë një nga politikanët më aktivë në radhët e Partisë Demokratike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Opozita luftë frontale”/ Ndoka: 2020-ta, vit pa Ramën kryeministër

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, njëkohësisht aleati i Lulzim Bashës, ka folur së fundmi për aksionin opozitar dhe sfidat e tyre për vitin 2020.

Ndoka tha se djegia e mandateve ka qenë vendimi më i guximshëm dhe më i rëndësishëm i opozitës së bashkuar, në aspektin politik e moral, në raport me qytetarët shqiptarë.

Ai akuzoi qeverinë se e ka zhytur vendin në krizë të thellë politike, ekonomike dhe morale, teksa deklaroi se 2020-ta do të shpallet si “viti pa Edi Ramën kryeministër”.

“Me politikat diskriminuese, kjo qeveri detyroi mijëra familje dhe të rinjë të braktisin vendin nga gjendja e mjerueshme ekonomike.

Me humbjen e shpresës për të jetuar në këtë vend, qindra mjekë, infermierë, biznesmenë u larguan nga vendi. Ne kaluam një vit dramatik, ku opozita e bashkuar dhe qytetarët shqiptarë kërkonin largimin e kësaj qeverie dhe të kryeministrit Edi Rama, si shkaktari dhe përgjegjësi i kësaj gjendje.

LEXO EDHE:  Doshi: Prokuroria të marrë videot e aeroportit të Hanoverit

LEXO EDHE:  SMS-ja e Ilir Metës/ Politika dhe media vlejnë më pak se 200 mijë euro!?

Rama po sillet si politikani më i papërgjegjshëm si drejtues i një mazhorance me vota të blera. Rama po pushton të gjitha institucionet, pushteti ka gjunjëzuar dhe kapur shtetin. Jemi në prag diktature. Viti 2020 duhet të shpallet si “viti pa Edi Ramën Kryeministër”, u shpreh ai, për “Koha Jonë”.

Ndoka tha se opozita është e fokusuar tek axhenda e Bundestagut gjerman për zgjidhjen e krizës.

“Nëse kjo axhendë refuzohet apo anashkalohet nga Rama, deviza ynë si opozitë e bashkuar do jetë; luftë frontale këtij banditi të demokracisë dhe institucioneve, luftë pa kompromis dhe me çdo çmim që meriton liria e një kombi të shtypur nga një ozurpator”, theksoi kryetari i PDK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi, në Beograd/ Reagon Cakaj

Publikuar

-

Nga

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi, në Beograd, është dënuar ashpër nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një postimi, në rrjetet sociale, Cakaj ka deklaruar se sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi nga ekstremistët serb është i papranueshëm.

Gjithashtu, ministri ka theksuar se kurrsesi një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit por pikëpamjet duhet të adresohen përmes dialogut.

LEXO EDHE:  Nuk dekretoi Lleshin/ Rama-Metës: Na krijove problem

LEXO EDHE:  SMS-ja e Ilir Metës/ Politika dhe media vlejnë më pak se 200 mijë euro!?

“Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit. Pikëpamjet e ndryshme duhet të adresohen përmes dialogut. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike”, deklaron Cakaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE