LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndal sulmet perverse ndaj komuniteteve fetare dhe shoqatave të bamirësisë

5 Dhjetor 2019, 10:29, Aktualitet CNA

Tërmeti i 26 nëntorit, përtej tragjedisë dhe katastrofës që solli na krijoi një tjetër imazh, shfaqjen e solidaritetit ndaj shqiptarëve, ku shembulli kryesor janë Kosova dhe komunitetet fetare. Pa lënë mënjeanë absolutisht dhe ndihmën e ardhur nga fqinjët. Por, këtu po flasim vetëm për shqiptarët.

Në një mënyrë të shpejtë dhe të menjëhershme, mijëra e mijëra shqiptarë kanë reaguar me donacionet e tyre ndaj komuniteteve fetare dhe organizatave jo qeveeritare.

Mjafton të shikojmë se ka disa reagime, jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në ato greke, ku tentohet të mblidhen çdo ditë miliona e miliona lekë ndihma për personat e dëmtuar nga tërmeti.

Po të shohësh me vëmendje, ?Fundjave Ndryshe? ka mbledhur rreth 1.6 milion euro, po ashtu edhe Elvis Naçi nga donacionet online ka mbledhur donacione dhe shumë më tepër ndoshta në total.

Kisha Orthodokse nga ana tjetër ka mbledhur jo pak para. Personazhe publik, si Marin Mema gjithashtu.

Por, çfarë ndodh në anën tjetër?

Është një tufë e shfrenuar injorantësh, të pashkollë dhe injorantë, të cilët në mënyrë harbute dhe jo falenderuese sulmojnë dhe akuzojnë komunitetet fetare dhe këto organizma për fondet e mbledhura.

Ende pa lëvizur asnjë qindarkë, pra ende pa lëvruar këto fonde, sepse deri tani janë dërguar vetëm ndihma fizike, çakejtë online fillojnë e sulmojnë, shajnë, paragjykojnë, dhe gjymtojnë kë të mundin.

Nuk kursehen në këtë rast as komunitetet fetare.

Në mediat greke, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare Fortlumturia e tij Anastas Janullatos ka bërë disa dalje, duke përdorur dhe influencën e tij si intelektual dhe autoritetin që gëzon në Greqi, për të mbledhur para për shqiptarët.

Shihet një formë falenderimi, por nga ana tjetër shumë njerëz sulmojnë dhe akuzojnë. Pse greku, si greku, pse bën thirj, ku do shkojnë këto para, kush do i marrë etj.

Por, para se të kërkojnë llogari së pari duhet të vënë dorën në zemër. Duhet të shohin veten dhe të dhurojnë. Çdo fond do të shkojë tek të prekurit. Ata që nuk e dinë le ta mësojnë. Janë disa qindra persona në Manastirin e Shën Vlashit, të cilët Kisha Orthodokse i ndihmon ditë e natë, apo të tjerë anë e mbanë Shqipërisë. Dhe në vend që të sillnin ndihma për të prekurit nga tërmeti, dalin e sulmojnë.

E njëjta situatë ndodh edhe me Elvis Nacin, imamin e Xhamisë së Tabakëve, i cili ka mbledhur një shumë të konsiderueshme. Sulmohet dhe anatemohet. Jo do merret me politikë, jo do abuzojë me paratë, jo po ky është i Erdoganit, jo po është turk, e shumë të tjera si këto. Sulmohet në mënyrë të turpshme dhe skandaloze edhe imami, i cili nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka mbledhur fonde për bamirësi dhe ka deklaruar se qëllimi i tij është të ndërtojë 500 apartamente, të rindërtojë Thumanën nga e para, me lekët e shqiptarëve.

Por, paragjykuesit, injorantët, sharësit sulmojnë dhe akuzojnë.

Si mund të ndodhë kjo në një situatë të tillë tragjike, kur çdo gjë i ka ngelur vetëm sharjes.

Mund të mos besosh në Zot, ose ti përkasësh një feje të caktuar, të kesh besimin tënd, por kjo nuk do të thotë sa ateisti duhet të sulmojë besimtarin, kjo nuk do të thotë se myslimani duhet të sulmojë orthodoksin apo katolikon, dhe anasjelltas.

Çfarë është kjo që po ndodh? Çfarë është ky sulm çakejsh që sot po fyen dhe po vret më të mirën që shfaqën shqiptarët në këto ditë fatkeqësie, e cila na tregoi se këta sharësa, këto fjalë, këto zhurma dhe akuza nuk vlejnë për asgjë.

Ajo që duhet është vetëm jeta dhe besimi në Zot. Ata që kanë zgjedhur të jenë ateistë nuk kanë pse të sulmojnë besimtarët. Apo pse duhet të akuzojnë komunitetet fetare, të cilat po mbledhin donacione në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Pa shkuar më tej tek fakti që po sulmojnë në mënyrën më ç?njerëzore. Sulmet vijnë nga të paditur që nuk kanë ç?të bëjnë dhe tashmë në rrjetet sociale, kanë të drejtën e fjalës, ku mund të thonë budallallëqë dhe idiotsira nga më të pafundmet. Dhe nuk kursejnë as ata që prej një jave, të zezë për Shqipërinë, po përpiqen sado pak me mundësitë e tyre, me aftësitë e tyre, me autoritetin e tyre të ndihmojnë të dëmtuarit. Dhe kjo u ka zënë sytë një tufe horrash, injorantësh dhe të pa fe, pa dinjitet e të paditur, që vërsulen mbi ata që po ndihmojnë më shumë se kurrë në një fatkeqësi, që përveç solidaritetit na tregoi edhe se ka të tillë shqiptarë që në vend të fjalës dhe mirësisë kanë jashtëqitjen e tyre.

Komunitetet fetare dhe organizatat jo qeveritare të cilat po mbledhin donacione mund të zgjedhin disa forma të tyre për t?i administruar, mund të shkojnë direkt vetë në investim, mund të bashkëpunojnë me qeverinë, por kjo është një zgjidhje që do ti japin ata. Nuk kanë pse t?i fusin turinjtë as palët politike dhe as militantët, të cilët po e trajtojnë fenë dhe bamirësinë, apo ata që mbledhin fonde, si të jenë armiq pse u ul me Ramën, pse nuk shkoi pas Lulit, apo pse nuk ishte me Ilir Metën./ CNA.al

Solidaritet për të prekurit nga tërmeti/ Televizioni grek maratonë transmetimi për mbledhjen e fondeve

Elvis Naçi dhe Turqia

Lajmet e fundit nga