Connect with Us

Ministria e Brendshme bën bilancin/ 1183 banesa të shembura dhe mbi 6 mijë shtëpi e pallate të dëmtuara nga tërmeti

Politikë

Ministria e Brendshme bën bilancin/ 1183 banesa të shembura dhe mbi 6 mijë shtëpi e pallate të dëmtuara nga tërmeti

Publikuar

-

Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda ka bërë publik bilancin e të të gjitha dëmeve që janë konstatuar në total nga inspektimet deri mesditën e sotme në Tiranë, Durrës, Lezhë, Lac dhe Krujë.

Shifrat nga demet deri ne 5 Dhjetor ora 13:30
Vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës, bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA DISPEÇER
Deri në orën 11:15 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 399 (Tiranë – 174; Durrës – 190; Lezhë – 33; Elbasan – 1; Shkodër – 1). Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 348 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

DËMET NË BANESA
Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë:

Shtëpi të shembura:                       1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë:          5497 (Tiranë 1311, Durrës 3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë:            3567 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë:         558 (Tiranë 35, Durrës 461, Lezhë 56,                                                                                                       Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë:           337 (Tiranë 330, Elbasan 7)

Shkolla të dëmtuara:                      28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)

Ndërkohë një përditësim vetëm për Tiranën:

LEXO EDHE:  Vijojnë kërkimet në shtëpinë e familjes Lala/ Gjashtë anëtarë ende nën rrënoja

Dëmet në njerëz nga tërmeti:

44 – qytetarë të dëmtuar

3135 – qytetarë të evakuuar

718 – qytetarë në çadra

410 – qytetarë në hotele

395 – qytetarë në qendra sociale

SHËNDETËSIA
913 pacientë të trajtuar në spitale

19 pacientë të shtruar në spitale

(16 pacientë në Spitalin Universitar të Traumës dhe 3 pacientë në Spitalin Rajonal të Durrësit)

3 pacientë të dërguar për trajtim të specializuar jashtë vendit

3,226 vizita të kryera në njësitë akomoduese

377 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip (Durrës, Krujë, Lezhë ,Vorë)

402 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim

1,669 fëmijë po marrin shërbim psiko-social në të gjithë qendrat e akomodimit ku janë vendosur familjet e prekura nga tërmeti

257 punonjës social dhe psikologë po ofrojnë shërbim psikosocial

340 mjekë dhe infermier të angazhuar në terren

Gjithashtu, vijon me rigorozitet monitorimi i cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura dhe njësitë e akomodimit.

Inspektorati i Ndërtimit njofton se kanë pësuar dëmtime nga tërmeti edhe 12 qendra shëndetësore dhe ambulanca në Krujë, Durrës, Laç, Tiranë si dhe disa mjedise në QSUT, Spitali Bashkiak të Krujës dhe

Kurbinit. Spitali i Durrësit, i cili pësoi disa dëmtime, tashmë është i rehabilituar dhe ofron shërbim normalisht. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe vëmendjen, ju njoftoj për takimin e rradhës me përditësimin e informacionit nesër në orën 18:30.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Holanda e vendosur tek progresi i kërkuar/ Shqipëria në ditë vendimtare për ta bindur

Publikuar

-

Nga

Duke hedhur poshtë pretendimet për qasjen bllokuese të Holandës ndaj hapjes së negociatave të Shqipërisë, Euronews Albania mësoi më shumë nga burime të besueshme për diskutimet në parlamentin holandez për zgjerimin e BE.

Sipas burimeve, skepticizmi i Holandës lidhet me verifikimin nga qeveria shqiptare të progresit të arritur, i cili duhet të jepet me shkrim javën e ardhshme dhe që përputhet me atë që është kërkuar në mars.

Ditën e sotme një delegacion i parlamentit shqiptar mban një takim online me komisionin parlamentar për Çështjet Europiane në parlamentin holandez. Euronews Albania mësoi se ata do të diskutojnë në lidhje me çështjet e zgjerimit.

Komisioni Europian e publikoi paketën vjetore të zgjerimit, pjesë e së cilës është dhe raporti i progresit për Shqipërinë 2020, më 6 tetor.
Qeveria holandeze do t’ia dërgojë parlamentit vlerësimin e paketës së zgjerimit, e cila do të ndiqet nga një debat më 3 nëntor.

Burimet thonë se parlamenti hollandez i ka dërguar qeverisë një sërë pyetjesh faktuale në lidhje me paketën e zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian. Qeveria do t’i përgjigjet edhe këtyre pyetjeve në javën që vijon.

LEXO EDHE:  “Nënvleftësimi i tërmetit të shtatorit dhe kërkesave të Metës, përgjegjësi penale”/ Vasili akuza qeverisë

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmetet/ Rama ultimatum prefektëve/ "I dua deri pasdite"

Në Bruksel, vendet anëtare të BE-se janë duke diskutuar draft Kuadrin Negociator për Shqiperinë. Me tu dakortësuar, ai do të miratohet nga Këshilli Europian për Çështjet e Pergjithshme, që pritet të mbahet në takimin e 10 nëntorit.

Për të organizuar Konferencën e Parë Ndërqeveritare (KPN) Shqipëria duhet të bindë vendet anëtare se ka bërë progres të mjaftueshëm mbi kushtet e vendosura nga Këshilli në muajin mars.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vlerësimi i vendeve të BE-së për Shqipërinë/ 2 kushte të mbetura për konferencën e parë të anëtarësimit

Publikuar

-

Nga

Ndërsa vendet anëtare të Bashkimit Evropian vijojnë bisedimet për kuadrin negociues, tashmë në nivel ambasadorësh, Euronews Albania siguron tekstin e përpiluar për Shqipërinë, ku bëhet vlerësimi i vendit për përparimet e shënuara dhe punën që mbetet për t’u bërë. Dokumenti i punës, tek i cili priten ndryshime të tjera gjatë bisedimeve në javët që vijnë, përmban ndërkohë vlerësimet kryesore për çështjet madhore në vend.

Në mënyrë të përmbledhur, për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, është plotësuar kushti i reformës zgjedhore me marrëveshjen e 5 qershorit, vlerësohet reforma në drejtësi dhe funsionaliteti i Gjykatës së Lartë dhe kërkohet ai i Gjykatës Kushtetuese, si dhe kërkohet me urgjencë përparimi në fushën e lirisë së shprehjes nëpërmjet ndjekjes së rekomandimeve të Komisionit të Venenecias për ligjin për mediat.

“Këshilli mirëpret vendosmërinë e Shqipërisë për të përparuar në agjendën e reformave Evropiane, gjë që i shtroi rrugën vendimit për çeljen e negociatave me BE-në në Mars të vitit 2020. Shqipëria shënoi përparim të bindshëm dhe ndodhet pranë plotësimit të të gjitha kushteve që duhen përmbushur para mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare”, shkruhet në fillim të të dokumentit të punës. Në këtë pikë, sipas burimeve të Euronews Albania nga diplomatët e vendeve anëtare që po zhvillojnë këto bisedime, Franca, Holanda, Spanja dhe Danimarka kërkojnë që në vend të fjala “bindshëm” të zëvendësohet me një tjetër vlerësim, gjë që mbetet për t’u parë në ditët dhe javët në vijim.

Më tej në tekst vërehet plotësimi i kushtit të reformës zgjedhore për pjesën e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Ndërsa bëhet thirrje për forcimin e dialogut politik në vend dhe zbatimin e reformës në kuadrin e zgjedhjeve të ardhshme të prillit.

“Këshilli mirëpret miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor nga Kuvendi me 23 Korrik 2020, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit, dhe në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Këshilli nënvizon se dialogu politik në vend nevojitet të forcohet më tej, në veçanti për reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj. Duhet garantuar gjithashtu transparenca e financimt të partive politike”, shënojnë vendet anëtare për këtë pjesë.

Më tej në tekst mirëpritet përparimi i mirë në fushën e rendit ligjor, përfshirë zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse të drejtësisë, e cila në vlerësimin e vendeve anëtare ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, si dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku mbahet shënim përmbyllja e ngritjes së strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Është e rëndësishme që të zhvillohen rekrutimet e mëtejme të Byrosë Kombëtare të Hetimit në mënyrë që ajo të jetë plotësisht funksionale. Përpjekjet drejt vendosjes së gjurmëve të forta të provave duhet të vijojnë, përfshirë në lidhje me verdiktet përfundimtare dhe hetimet pro-aktive për korrupsionin krimin e organizuar të nivelit të lartë, si dhe nëpërmjet zbatimit të planit të veprimit për adresimin e rekomandimeve të Task Forcës së Veprimit Financiar, ashtu siç duhet të vijojë dhe bashkëpunimi i mirë me autoritetet përkatëse të vendeve anëtare”, thuhet më tej në këtë dokument, për punët që duhet të vijojë vendi.

LEXO EDHE:  Vijojnë kërkimet në shtëpinë e familjes Lala/ Gjashtë anëtarë ende nën rrënoja

LEXO EDHE:  "Nënvleftësimi i tërmetit të shtatorit dhe kërkesave të Metës, përgjegjësi penale"/ Vasili akuza qeverisë

Këshilli mirëpret edhe faktin që procesi i vetingut ka përparuar me qëndrueshmëri dhe që ka prodhuar rezultate të prekshme, si dhe i inkurajon autoritetet shqiptare të vijojnë përpjekjet për të stabilizuar sistemin e drejtësisë në vend.

“Me një dhomë të plotësuar dhe dy të mbetura, Gjykata e Lartë po funksionon, dhe pati dhe përparim në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, megjithëse nevojiten përpjekje të mëtejme për të proceduar me emërimet e mbetura në të dy këto institucione”, vlerësohet më tej në këtë dokument. Edhe në këtë pikë, e sidomos për pjesën e Gjykatës Kushtetuese, katër vendet dyshuese të mësipërime kërkojnë riformulim të vlerësimit, gjë që mbetet për t’u parë se si do të ndryshojë në javët në vijim.

Në lidhje me të drejtat themelore, vendet anëtare kanë vërejtur pozitivisht përpjekjet në vijim e sipër për një reformë gjithpërfshirëse të sektorit të tokave dhe për përforcimin e të drejtave të pronës, ndërsa i bën thirrje autoriteteve t’i vijojnë këto përpjekjek, përfshirë përparimin e shpejtë me procesin e regjistrimit dhe të kompensimit. Këshilli i rekomandon gjithashtu Shqipërisë që të miratojë me shpejtësi dhe të zbatojë dhe legjislacionin e mbetur që lidhet me Kuadrin Ligjor të vitit 2017 për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare si dhe ligjin për censusin e popullatës.

Një tjetër pikë ku vendet anëtare janë të ndjeshme është liria e shprehjes.

“Për më tepër, Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të shënojë përparim urgjent mbi lirinë e shprehjes dhe për sigurinë e gazetarëve. Këshilli përsërit rëndësinë e ndryshimeve në ligjin e medias në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias”, thuhet në dokument.

Më tej në tekst mirëpritet përparimi i prekshëm i arritur në reformën e administratës publike dhe vendi inkurajohet të vijojë me vendosmëri përpjekjet në këtë fushë. Në lidhje me migrimin, numri i azilantëve të rremë nga Shqipëria vërehet së është ulur, por se mbetet gjithsesi i lartë dhe nevojiten përpjekje të vazhdueshme edhe në këtë fushë.

Në lidhje me reformat ekonomike, mbahet shënim fakti se para tërmetit dhe pandemisë, papunësia shënoi ulje në shifra rekord, eksportet u rritën dhe borxhi publi vijoi uljen megjithëse mbetet në nivele të larta. Por vendi inkurajohet të reduktojë borxhin qeveritar duke përmirësuar qeverisjen fiskale dhe transparencën, si dhe nëpërmjet zbatimit efektiv dhe strukturimit të mirë të reformave strukturore.

Në përfundim vendet anëtare shënojnë se vendi vijoi angazhimin konstruktiv në bashkëpunimin rajonal dhe mirëpresin dialogun e vijueshëm për të garantuar mardhënie të mira fqinjësore, ndërsa lavdërojnë Shqipërinë për përputhjen e plotë me qëndrimet e përbashkëta të BE-së në politikat e jashtme dhe ato të sigurisë, si dhe për vijimin e pjesmarrjes aktive në misionet dhe operacionet nën Politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së.

Dokumenti i punës i zbuluar nga Euronews Albania pritet të pësojë ndryshime deri në takimin e Ministrave të çështjeve evropiane, në Këshillin e çështjeve të përgjithshme të 10 Nëntorit, kur pritet vendimi i BE-së për kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Inceneratorët”/ Basha bën deklaratën “bombë”: Personat kyç po kërcënohen, po largohen në drejtim të paditur

Publikuar

-

Nga

“Inceneratorët”/ Basha nuk ndal thirrjet për SPAK: Nisni hetimet, personat kyç po largohen në drejtim të paditur

Kreu i PD, Lulzim Basha vijon t’i bëjë thirrje SPAK që të nisë hetimet për aferën korruptive të inceneratorëve.

Basha thotë se një nga personat kyç për këtë hetim, Stela Gugallia është nën presion nga mafia e plehrave. Kreu i PD thekson se SPAK duhet të nisë urgjent hetimet, para se personat kyç për këtë çështje të ikin nën drejtim të paditur.

Kam një javë që i kërkoj SPAK të hetojë vjedhjen nga mafja e plehrave. Sipas informacioneve që kam, një nga personat kyç për këtë hetim, Stela Gugallia është nën presion nga mafia e plehrave. Ndaj dua t’i përsëris sot SPAK të nisë urgjentisht hetimet për këtë aferë dhe nëse është e nevojshme të përdorë mekanizmat ligjorë për çdo dëshmitar kyç për këtë aferë korruptive para se te ikin në drejtim të paditur. Largimi në drejtim të paditur mund të jetë më tragjik sesa e mendojmë Nëse të pandehurit e kësaj afere ikin në drejtim të paditur nuk është për shkak objektiv por shkak të përgjegjësisë së tyre.
Të pandehurit kryesoë duhet të ishin në arrest sot, pikërisht për të shmangur vazhdmin e vjedhjes”, u shpreh basha në një bashkëbisedim me gazetarët./CNA.al

LEXO TE PLOTE