Connect with Us

Meta përzgjedh me short nëntë anëtarët e KED për vitin 2020

Politikë

Meta përzgjedh me short nëntë anëtarët e KED për vitin 2020

Publikuar

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në zbatim të detyrimeve Kushtetuese dhe ligjore, zhvilloi sot në datë 5 dhjetor 2019, ora 12:00 shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili e ushtron detyrën me një mandat njëvjeçar. Mandati i këtij këshilli ushtrohet prej datës 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2020.

Shorti u hodh në prani të Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca, e cila monitoroi procesin së bashku me përfaqësuesit e institucionit që drejton, Kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë zoti Gent Ibrahimi, Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor zotit Maksim Qoku, përfaqësueses të Gjykatës Kushtetuese zonjës Olta Aliaj, të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara zonjës Leyla Moses-Ones, përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë deputetes zonjës Klotilda Bushka, Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Koordinimit, Monitorimit për zbatimin e ligjit nr.115/2016, pranë Kuvendit të Shqipërisë zotit Artan Spahiu, drejtueses së Seksionit Ligjor të Delegacionit të Bashkimit Europian zonjës Lenka Vitkova, etj.

Në përfundim të hedhjes së shortit anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksionojë për vitin 2020 janë:

LEXO EDHE:  Përurimi i shtatoreve të tre drejtuesve historikë/ Meta e Rama në Prizren

1. Fiona Papajorgji nga Gjykata Kushtetuese;
2. Vitore Tusha nga Gjykata Kushtetuese;
3. Ardian Dvorani nga Gjykata e Lartë;
4. Arta Marku nga Prokuroria e Përgjithshme;
5. Miranda Andoni nga Gjykatat e Apelit;
6. Saida Dollani nga Gjykatat e Apelit;
7. Ludovik Dodaj nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit;
8. Fatjona Memçaj nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit;
9. Arjan Qafa nga Gjykatat Administrative.

Me të njëjtën procedurë u zgjodhën dhe Anëtarët Zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për çdo institucion, si më poshtë:
1. Marsida Xhaferllari nga Gjykata Kushtetuese;
2. Bilbil Mete nga Prokuroria e Përgjithshme;
3. Nazmi Troka nga Gjykata e Apelit;
4. Nezir Gjoka nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit;
5. Marjana Velçani (Idrizi) nga Gjykatat Administrative.

Ndërkohë, Presidenca bën të ditur se për shkak të mungesës së kandidatëve nga lista e dërguar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë nuk ka anëtar zëvendësues.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Demokratët në zi/ Ndarje e parakoshme e deputetit

Publikuar

-

Nga

Një lajm i hidhur vjen për demokratët mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, demokrati Ali Gripshi. Ndarja e parakohshme ka ardhur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Gripshi ka qenë deputet i PD-së në zonën e Peqinit dhe ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Partisë Demokratike po në këtë qytet.

Në vitet e para të demokracisë, ai ka qenë një nga politikanët më aktivë në radhët e Partisë Demokratike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Opozita luftë frontale”/ Ndoka: 2020-ta, vit pa Ramën kryeministër

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, njëkohësisht aleati i Lulzim Bashës, ka folur së fundmi për aksionin opozitar dhe sfidat e tyre për vitin 2020.

Ndoka tha se djegia e mandateve ka qenë vendimi më i guximshëm dhe më i rëndësishëm i opozitës së bashkuar, në aspektin politik e moral, në raport me qytetarët shqiptarë.

Ai akuzoi qeverinë se e ka zhytur vendin në krizë të thellë politike, ekonomike dhe morale, teksa deklaroi se 2020-ta do të shpallet si “viti pa Edi Ramën kryeministër”.

“Me politikat diskriminuese, kjo qeveri detyroi mijëra familje dhe të rinjë të braktisin vendin nga gjendja e mjerueshme ekonomike.

Me humbjen e shpresës për të jetuar në këtë vend, qindra mjekë, infermierë, biznesmenë u larguan nga vendi. Ne kaluam një vit dramatik, ku opozita e bashkuar dhe qytetarët shqiptarë kërkonin largimin e kësaj qeverie dhe të kryeministrit Edi Rama, si shkaktari dhe përgjegjësi i kësaj gjendje.

LEXO EDHE:  “Nuk ka më tolerim dhe as justifikime”/ Meta nuk heq dorë nga referendumi

LEXO EDHE:  Meta-Meidani, drekë në një nga restorantet në qendër të Tiranës/Negociatat për Kryeministrin e ri

Rama po sillet si politikani më i papërgjegjshëm si drejtues i një mazhorance me vota të blera. Rama po pushton të gjitha institucionet, pushteti ka gjunjëzuar dhe kapur shtetin. Jemi në prag diktature. Viti 2020 duhet të shpallet si “viti pa Edi Ramën Kryeministër”, u shpreh ai, për “Koha Jonë”.

Ndoka tha se opozita është e fokusuar tek axhenda e Bundestagut gjerman për zgjidhjen e krizës.

“Nëse kjo axhendë refuzohet apo anashkalohet nga Rama, deviza ynë si opozitë e bashkuar do jetë; luftë frontale këtij banditi të demokracisë dhe institucioneve, luftë pa kompromis dhe me çdo çmim që meriton liria e një kombi të shtypur nga një ozurpator”, theksoi kryetari i PDK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi, në Beograd/ Reagon Cakaj

Publikuar

-

Nga

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi, në Beograd, është dënuar ashpër nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një postimi, në rrjetet sociale, Cakaj ka deklaruar se sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi nga ekstremistët serb është i papranueshëm.

Gjithashtu, ministri ka theksuar se kurrsesi një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit por pikëpamjet duhet të adresohen përmes dialogut.

LEXO EDHE:  Gjendja e rënduar pas tërmetit/ Presidenti Meta drejt Thumanës

LEXO EDHE:  Festa e Çlirimit/ Meta e Rama homazhe sëbashku

“Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit. Pikëpamjet e ndryshme duhet të adresohen përmes dialogut. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike”, deklaron Cakaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE