Connect with Us

Mesazhi i fortë për qeverinë/ Anulo konçesionet dhe PPP për të rindërtuar Shqipërinë post-tërmet!

Politikë

Mesazhi i fortë për qeverinë/ Anulo konçesionet dhe PPP për të rindërtuar Shqipërinë post-tërmet!

Publikuar

-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka drejtuar sërish sot një apel të fortë mazhorancës, duke kërkuar anullimin e koncesioneve dhe PPP-ve, në mënyrë që këto para të përdoren për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku ndërsa komenton buxhetin e vitit 2020, shkruan se sëmundja e vjetër e propagandës ka rigjetur ritmin për të gënjyer shqiptarët edhe pas tërmetit të frikshëm.

“ Anulo konçesionet dhe PPP për të rindërtuar Shqipërinë post-tërmet!

Megjithëse po prisnim një reflektim të qeverisë në lidhje me buxhetin 2020 ditën e sotme vërejta se si arkitektët e koncesioneve dhe investimeve fasadë po artikulonin propagandën e një buxheti që nuk do prekej, borxhi që nuk do të rritej, rritje ekonomike të qendrueshme dhenjëkohësisht rindërtimi të Shqipërisë.

Kuptohet, sëmundja e vjetër e propagandës ka rigjetur ritmin për të gënjyer shqiptarët edhe pas tërmetit të frikshëm. Ajo po shet solidaritetin e qytetarëve që ofrojnë strehë si arritje të qeverisë, po shet ndihmën ekonomike që BE po ofron (si dhe vendeve të tjera mike) si aftësi të sajënpër të dalë nga kriza. Por, asnjë lek në buxhetin e shtetit nuk është shtuar dhe nuk pritet të shtohet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë së shkundur nga tërmeti.”-shkruan Tabaku.

Më tej, ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, thekson se Qeveria dhe aktorët kyç të koncesioneve në vend gënjejnë kur thonë se asnjë lek nga pagat dhe pensionet nuk do të shkojë për tërmetin.

Sipas Tabakut, mjafton të kujtojmë urdhërat e brendshëm të publikuar në media ku urdhërohen nëpunësit civilë, policët, ushtarët dhe administrata publike që të “kontribuojnë”.

“Këto urdhëra të brendshëm janë në të vërtetë rialokimi i fshehtë i buxhetit të shtetit nga fondi i pagave tek fondi i kontigjencës dhe emergjencës.

LEXO EDHE:  Agron Duka pershendet marreveshjen Rama-Basha

Sakaq, qeveria pritet që të rrisë borxhin publik, megjithëse ish ministri i PPP-ve Ahmetaj, pretendon të kundërtën. Por si mund të besohet njeriu që u tha shqiptarëve se paratë që shpenzohen nga buxheti i shtetit nuk është paraja e shqiptarëve?! As më shumë e as më pak se një tjetër gënjeshtër, që kësaj radhe bie mbi shqiptarët e plagosur dhe të shkundur nga tërmeti.

Opozita i ka ofruar qeverisë shqiptare rrugën për të dalë nga ky qerthull dhe nga kjo gënjeshtër; anulimin e PPP-ve dhe shumës prej 150 mln USD t’i rialokohet buxhetit për rindërtim. Madje qeveria mund të shkonte edhe më tej duke ndihmuar me politikat fiskale vendet e prekura nga tërmeti, duke ndihmuar ekonominë e Durrësit që zë 10% të GDP-së dhe është ekonomia e dytë në vend.”-thekson Tabaku.

Po ashtu, ajo shprehet se asnjë ndryshim në buxhetin e shtetit jo vetëm për rikonstruksionin por as në paketën fiskale për të ndihmuar sipërmarrjet në zonat e goditura nga tërmeti që po bëjnë bilancet e dëmeve.

“Vetëm Durrësi përllogaritet të ketë 13% të ndërmarrjeve në rang vendi dhe kontribuon 7,5% në punësim.

Për këto asnjë lëvizje as nga qeveria dhe as nga parlamenti. Të gjithë në një spekatkël të shëmtuar lajkash, kush më shumë e kush më pak duke thurrur lavde për kryeministrin dhe gënjeshtrën e tij të madhe të titulluar Komiteti i Rindërtimit.”-përfundon postimin e saj Jorida Tabaku./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  Profesori i sizmologjisë qetëson qytetarët/ Është e provuar, ja kur parashikohet tërmeti i radhës!

LEXO EDHE:  LSI, 8 vjet në pushtet, partia më e korruptuar dhe sekti më hajdut

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE