Connect with Us

“Marku s’vinte nga e majta, por hëngri presionin”/ Artan Hoxha: Ja çfarë duhet të bëjë Çela

Lajme

“Marku s’vinte nga e majta, por hëngri presionin”/ Artan Hoxha: Ja çfarë duhet të bëjë Çela

Publikuar

-

Gazetari investigativ Artan Hoxha ne nje studio televizive

Gazetari Artan Hoxha foli për emërimin e Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm dhe largimin e Arta Markut nga ky post, teksa ishte i ftuar në studion e lajmeve të ABC News.

Hoxha tha se Marku nuk ka ardhur nga radhët e mazhorancës, por sipas tij iu dorëzua pushtetit për shkak të presionit të madh nga të dyja palët politike.

“Në momentin që zonja Marku erdhi në Parlament ishte një emër krejt i padëgjuar. Mënyrën se si funksionon kjo mazhorancë ne e dimë. Nuk besoj se aty ka ndodhur një gjë që Rama nuk e dinte. Në momentin që zgjidhet një emër do kalojë në filtrin e Ramës. Marku nuk vinte nga e majta, po ajo u vu nën trysninë e presionit, por e hëngri presionin dhe iu dorëzua pushtetit dhe sot mori pak vota.

Zonja Marku gëzoi një Prokurori të shpartalluar, dëmi që ka bërë zoti Llalla për mua do një dekadë të mirë ta marrë veten. Dëmi që i shkaktoi ai Prokurorisë është i jashtëzakonshëm. Ajo trashëgoi një organ mjaft të dëmtuar edhe në strukturë, sidomos nga ky tërmeti”, deklaroi gazetari, ndërsa pretendon se ish-kryeprokurorja nuk arriti dot të bëjë rolin e lideres.

“Zonja Marku nuk arriti dot duke mos pasur as eksperiencën, as elementët e të qenurit lider dhe sot jemi në situatën që zonja Marku nuk na çoi më mirë, por ajo nuk kishte mundësi të bënte dëm më të madh se Llalla, se ligji nuk ia lejonte. Ajo iu dorëzua presionit se ka pasur presion nga dy palët. Zonja Marku nuk tregoi në asnjë moment të qenit lider pavarësisht se kishte mbështetjen e ndërkombëtarëve”, theksoi Artan Hoxha.

Gjithashtu gazetari foli edhe për Çelën, për të cilin tha se duhet t’ja bëjë të qartë politikës që askush të mos guxojë të fusë hundët në detyrën e tij

LEXO EDHE:  "Mëshirojeni atë"/ Ironia therëse e Ramës për Arta Markun

“Ky prokuror ka drejtuar Krimet e Rënda dhe mund ta drejtonte edhe më mirë. Unë dua që ai të mos më zhgënjejë, të tregojë që është lider dhe të kthejë besimin e qytetarëve te drejtësia

Duhet t’ja bëjë të qartë politikës që askush të mos guxojë të fusë hundët në detyrën e tij. Dhje tjetra është se ai duhet të hartojë një strategji komunikimi me qytetarët. Ai duhet të bëjë fiks atë platformë që paraqiti në komision. A do ketë pengesa. Sa të duash. Ai sot është i pa bërë pis dhe është futur në mes të gjirizit, në mes të baltës”, u shpreh Hoxha./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kryepeshkopit Anastas i jepet çmimi ndërkombëtar “Klaus Hemmerle 2020”

Publikuar

-

Nga

Kryepeshkopit Anastas i jepet çmimi  ndërkombëtarë “Klaus Hemmerle 2020” për kontributin e tij në përqasjen dhe bashkekzistencën paqësore të komuniteteve të traditave të ndryshme.

Ceremonia e dorëzimit të çmimit do të bëhet në Kishën Katedrale historike të Aahenit, në Gjermani.

Ky vlerësim i rëndësishëm  jepet një herë në dy vjet, nga Lëvizja e Fokolarëve personaliteteve ndërkombëtare që kanë kontribuar në përqasjen dhe në mirëkuptimin e komuniteteve me tradita të ndryshme kulturore e fetare.

Lavdërimin (Laudatio) për personin e nderuar me këtë çmim do ta mbajë kardinali Kurt Koh, President i “Këshillit Pontifik për Promovimin e Unitetit të Krishterë” (PCPCU).

Në përshëndetjen e tij falënderuese, Kryepiskopi Anastas pritet t’i referohet temës “Bashkekzistenca paqësore në një botë multifetare”.

Fokolarët janë një “Lëvizje për ripërtëritje shpirtërore dhe  sociale”romano-katolike, që ka për qëllim arritjen e paqes dhe të bashkekzistencës paqësore midis njerëzve dhe popujve. Ata numërojnë reth 140.000 anëtarë dhe veprojnë në 180 vende.

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Artan Hoxha: Autorët mund të merrnin peng edhe avionin

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Artan Hoxha: Autorët mund të merrnin peng edhe avionin

Prej vitit 2002 kanë themeluar çmimin në fjalë për nder të Klaus Hemmerle (1929-1994), “këtij ndërtuesi urash” shpirtërore, i cili ka qenë Episkop i Aahen (1975-1994) dhe profesor i Filozofisë së Fesë.

Me rastin e këtij aktiviteti, të pranishmëve do t’u vihet në dispozicion përkthimi në gjermanisht i librit të Kryepeshkopit Anatas “Hierapostullim në gjurmët e Krishtit”, që u botua së fundmi nën përkujdesjen e Universitetit të Friburgut, në Zvicër.

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rudina Hajdari feston ndryshe/ Vajza e deputetes shpërndan lule për Shën Valentin

Publikuar

-

Nga

Dita e të dashuruarve e ka larguar nga politika deputeten Rudina Hajdari, e cila duket se i është përkushtuar familjes.

Por ajo që e ka festuar më shumë dhe është përkushtuar më tepër te festa e Shën Valentinit, duket se është vajza e politikanes, Sihana.

Vetë Hajdari ka publikuar disa foto të Sihanës duke vizatuar zemra dhe trëndafila, ku uron deputeten për festën.

Gjithashtu vogëlushja shihet edhe me trëndafila të kuq në dorë, për të cilët Rudina Hajdari thotë se i ka shpërndarë.

LEXO EDHE:  Dosja “978”/ Artan Hoxha: Ilir Meta i përfshirë në përgjime

LEXO EDHE:  Donald Lu, Arta Marku dhe “peshqit” në PD

“Sihana duke shpërdarë lule për festën e Shën Valentinit. Gëzuar Shën Valentinit nga ne”, shkruan ajo në rrjetet sociale krahas fotos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Vijon gara për kreun e BKH/ Kualifikohen 8 kandidatë

Publikuar

-

Nga

Vijon gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.

LEXO EDHE:  Donald Lu, Arta Marku dhe “peshqit” në PD

LEXO EDHE:  Gazetari tregon pse marrëveshja Rama-Basha vijon

Tetë nga 18 kandidatë janë kualifikuar në testin fizik dhe logjik. Ata tashmë do të intervistohen nga Komisioni i Vlerësimit në SPAK.

1-Aida Veizaj
2-Ardian Çipa
3-Artur Beu
4-Ervin Hodaj
5-Gentjan Shehaj
6-Lindita Nushi
7-Idajet Faskaj
8-Ylli Pjetërnikaj

 

LEXO TE PLOTE