Connect with Us

Lejuan ndërtime pa leje/ Në pranga tre inspektorë të Bashkisë

Kronika

Lejuan ndërtime pa leje/ Në pranga tre inspektorë të Bashkisë

Publikuar

-

Tre inspektorë të Bashkisë së Beratit janë vënë në pranga pas një hetimi 6-mujor, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Mësohet se tre personat e arrestuar akuzohen për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

“Në vijim të zbatimit të planit të masave për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e krimit ekonomik dhe në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, është finalizuar me sukses operacioni “Stop”.

Si rezultat, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, e cila më datë 04.12.2019 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

LEXO EDHE:  Policia në “këmbë”/  Ndjekje si nëpër filma

– L.S., 50 vjeç, banues në Dyshnik, Berat;
– E.V., 29 vjeç, banues në Berat;
– D.H., 45 vjeç, banues në Berat, të tre me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Berat.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 Inspektorët, në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Berat.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Krimi trondit vendin/ RENEA dhe FNSH pika të shumta kontrolli në rrugët kryesore të vendit

Publikuar

-

Nga

Krimi trondit vendin/ RENEA dhe FNSH pika të shumta kontrolli në rrugët kryesore të vendit

Forcat Speciale RENEA dhe FNSH  kanë dal në terren për kapjen e personave që janë shpallur në kërkim pas ngjarjeve kriminale që tronditën vendin ditët e fundit.

Në zbatim të planit operacional që prej dy ditësh janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, dhe gjithashtu janë ngritur pika të shumta kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale.



Ndërkaq janë bërë kontrolle në dhjetëra mjete, banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme. Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, janë proceduar penalisht 10 të tjerë, si dhe janë ndaluar 5 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Raportohet për të lënduar

LEXO EDHE:  Grushta dhe kaçavidë ndaj punonjësve të policisë/ Arrestohen 3 persona

Gjithashtu janë sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, tre  armë zjarri dhe janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 40 persona për verifikim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Los Blancos”/ Arrest në burg me afat 40 ditore për një prej të arrestuarve (Emri)

Publikuar

-

Nga

Los Blancos

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg me afat 40 ditore për Gentian Manajn, i cili u vu në prangat e policisë në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS.

Ai ishte pjesë e kartelit shqiptarë të drogës, që përfshinte tre kontinente dhe që merrej me trafikun nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.



Hetimet lidhur me këtë kartel nisën në vitin 2015 pas një sherri në një lokal në Firence, pasi njëri nga të arrestuarit kishte një celular’ blackberry’ në te cilin u gjetën bisëdat e trafikantëve.

LEXO EDHE:  Policia jep detaje nga superoperacioni në Durrës/ Zbulon shifrën e parave të sekuestruara

LEXO EDHE:  Sulmoi policinë në protestën e 11 majit/ Arrestohet një tjetër protestues

Gjatë operacionit ranë në pranga 5 shqiptarë të cilët u prangosën në vendin tonë, ndërsa 5 të tjerë u prangosën jashtë shqipërie. Gentian Manaj u arrestua për llogari të autoriteteve italiane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shënohet vikitima e dytë nga stuhia ‘Ianos’/ Humb jetën fermeri shqiptar në Greqi

Publikuar

-

Nga

Shënohet vikitima e dytë nga Stuhia ‘Ianos’/ I merr jetën fermerit shqiptar në Greqi

Është shënur  viktima e dytë në Greqi, si pasojë e stuhisë që godit Greqinë natën e shkuar.

Viktima është një fermer 63-vjeçar, trupi i të cilit u rrëmbye nga uji për shkak të shirave.

Sipas mediave greke është arritur të gjendet trupi i pajetë i shqiptarit, por identiteti i tij nuk dihet.



Po ashtu, raportohet se nga shirat e rrëmbyeshëm është ndërprerë edhe energjia elektrike.

LEXO EDHE:  Policia në “këmbë”/  Ndjekje si nëpër filma

LEXO EDHE:  Policia në “këmbë”/  Ndjekje si nëpër filma

Gjithsej janë konfirmuar 2 viktima , ndërsa një grua rezulton ende zhdukur./CNA.al

LEXO TE PLOTE