Connect with Us

Kuvendi zgjedh Kryeprokurorin e ri

Politikë

Kuvendi zgjedh Kryeprokurorin e ri

Publikuar

-

Olsjan Çela është Prokurori i ri i Përgjithshëm.  Me 101 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot për Olsian Çelën, i cili do të marrë detyrën e Kryeprokurorit, me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

Kandidatja Arta Marku mori 11 vota pro, 22 vota kundër, ndërsa 78 deputetë abstenuan dhe dy nuk votuan.

Ndërkohë, kandidatja e tretë Fatjona Memçaj, mori vetëm 8 vota pro, 16 kundër ndërsa 78 deputetë abstenuan.

Kujtojmë këtu se CNA.al paralajmëroi sot se deputetë socialistë dhe një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare do të votonin për kandidatin Olsian Çela.

Olsian Çela ishte renditur i pari në listës në Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dërgoi Kuvendit./ CNA.al

Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm

Kryeprokurori i ri/ Kush është Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A do e pranojë ftesën e Murrizit?/ Topalli shuan aludimet: Nuk kam dëshirë të lëviz nëpër parti

Publikuar

-

Nga

A do e pranojë ftesën e Murrizit?/ Topalli shuan aludimet: Nuk kam dëshirë të lëviz nëpër parti

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka shuar çdo aludim lidhur me të ardhmen e saj politike dhe zërat se do të bëhet pjesë e partisë së Myslim Murrizit.

Topalli tha se ajo nuk do ta pranojë ftesën e Murrizit dhe se nuk do të bëhet pjesë e asnjë partie politike.

“Nuk kam asnjë dëshirë që as të lëviz nëpër parti, as të ndryshoj parti, se unë e kuptoj pse krijohen këto parti. Pse ka iniciativa kaq të shumta për të krijuar diçka të re. Sepse po jetojmë në një moment të degradimit të dy forcave kryesore politike, pas tre dekadave gati, gati duket si mbyllje e ciklit të kësaj historie politike, dhe nga ana tjetër të një delegjitimimi të këtyre forcave politike”, u shpreh ajo në emisionin “Hard Talk”.



Teksa u pyet se përsë nuk bëhet bashkë me Ritvan Boden, Astrit Patozin dhe Arben Imami, Topalli nuk preferoi të përgjigjet, por deklaroi se kritikët e vërtetë të Bashës janë qytetarët dhe jo personazhet politike.

Më tej, ajo theksoi se nuk ka asnjë ambiencie për tu bërë pjesë e partisë politike apo për të marë poste.

“Unë nuk kam asnjë ambicie. Do doja shumë që dikush të kishte kurajon dhe të krijonte një lëvizje për ndryshim dhe për të sjellë një frymë. Mua nuk më pëlqen më që të them të ketë përmbysje etj, etj. Jo, jo. Njerëzit kanë nevojë për një drejtësi speciale dhe njerëzit kanë nevojë për pak shpresë”, nënvizoi ish-kryetarja e Kuvendit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“I doni apo nuk i doni…”/ Gjiknuri nuk bën pas për dryshimet kushtetuese

Publikuar

-

Nga

“I doni apo nuk i doni…”/ Gjiknuri nuk bën pas për dryshimet kushtetuese

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri është shprehur prerë sa i përket implementimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Mësohet se Gjiknuri  i ka bërë të qartë Opozitës së Bashkuar se ndryshimet kushtetuese janë në fuqi, dhe se tashmë mbetet detyrimi që të reflektohen në Kodin Zgjedhor.



‘’Ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi. I doni apo nuk i doni kjo është tjetër çeshtje. Kemi Kushtetutën në fuqi dhe detyrimin pqr ta reflektuar nq Kodin Zgjedhor. Ju lutem, ju ftoj që në ditët e ardhshme, deri të Premten t sillni propozimet tuaja për: 1) pragun kombëtar zgjedhor, 2) afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe 3) si do kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në kushtet e listave të hapura duke ruajtur kuotat gjinore. Nuk duhet humbur kohe. Duhet ti japim bazën ligjore të plotë institucioneve që të pergatisin zgjedhjet”, mësohet të ketë thënë Gjiknuri./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha është i blerë”/ Topalli: Berisha bëri gabim që e besoi

Publikuar

-

Nga

“Basha është i blerë”/ Topalli: Berisha gaboi që e besoi

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka hedhur akuza të forta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, për të cilin pretendon se është i blerë.

“Nëse dikush del dhe më thotë se kishte pseudo-opozitë, qoftë nga socialistët, qoftë nga PD unë do iu kërkoja të falur të gjithëve. Ishte mbijetesë për të ruajtur opozitarizmin që rrezikonte të zhdukej. Ndërsa sot është e blerë. Dhe prandaj flas sot. Është blerë nga qeveria”, u shpreh ajo në emisionin “Hard Talk”.

Teksa u pyet se si e vërteton këtë, Topalli përmendi procesin gjyqësor në Strasburg për pallatin  e prishur në Vlorë që u fitua nga Basha.

“Dhe është gjëja më e vërtetë. Faktet e këtyre viteve flasin për një gjë të tillë. Fillon nga çadra, pastaj nga mbrojtja që qeveria i bëri për të marrë paret e pallatit, nga shitja që i është bërë Rrugës së Kombit, nga shitja e çështjes së Astirit, nga shitja e çështjes së Teatrit. Të gjitha këto çështje lidhen me projekte të mëdha, ndërtimesh, godinash ku janë pjestarë oligarkët. Këto janë fakte politike. Nuk ka ndodhur në historinë e tre dekadave që kryeministri të kujdeset që kryetari i opozitës të marrë 16 milionë euro”, theksoi ajo.



Më tej ajo u pyet nëse do t’i kërkonte falje Bashës nëse bëhet kryeministër dhe ish-kryetarja e Kuvendit theksoi: “Unë nuk ndryshoj mendim si njeriu ndryshon karrige. E para e punës kjo është shumë larg mundësisë së realizimit dhe ky është problemi për të cilën unë flas. Por unë nuk kërkoj falje pse ato ndryshojnë karriget midis tyre. Sikur sjellja të ishte ndryshe, sigurisht do kërkoja falje”.

Sipas ish-kryeparlamentares, ish-kryeministri Sali Berisha ka gabuar për mbështetjen që i ka dhënë kryetarit aktual të PD-së.

“Besoj se Berisha ka gabuar në mbështetjen që i ka dhënë Bashës. Ai vazhdon të bëjë betejën e tij kundër qeverisë. Ai ka thënë që unë nuk kërkoj më karrigen e kryetarit të partisë. Unë e besoj për atë që ka thënë”, nënvizoi Topalli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE