Connect with Us

Kryeprokurori i ri/ Kush është Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”

Vetingu

Kryeprokurori i ri/ Kush është Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”

Publikuar

-

Kuvendi i Shqipërisë pritet të zgjedhë sot Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Në garë janë tre kandidatë, ku i pari në listën e sjellë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, është renditur prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela, e dyta është kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ndërsa e treta është prokurorja Fatjona Memçaj.

Ndërkohë, burime për CNA.al bëjnë të ditur se grupi parlamentar i PS-së, si dhe një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare kanë vendosur që sot në Kuvend të votojnë kandidatin Olsian Çela, për të marrë detyrën e Kryeprokurorit, me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

Por, kush është Olsian Çela?!

Olsian Çela e nisi karrierën e tij në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ai ushtroi detyrën e prokurorit në Tiranë, në institucionin e akuzës dhe pas tre vitesh, në 2004-n u emërua prokuror tek Prokuroria e krimeve të Rënda.

Përgjatë viteve 2008- 2012, Çela ka drejtuar Prokurorinë për Krime të Rënda.

Kujtojmë se disa nga dosjet e hetuara prej tij, janë çështja e Mirit të Xhikes pronarit të Kartodromit, dosjen e trafikut nga grupi “Kompas”, si dhe çështjen e viteve të fundit që njihet si dosja “Xibraka”, ku një nga të hetuarit është edhe Ermal Hoxha, i etiketuar si nipi i diktatorit Enver Hoxha.

Prokurori Olsian Çela ka pasur nën hetim edhe Emiljano Shullazin, çështje për të cilën u përplas edhe me drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda në vitin 2017, Donika Prelën. Çela refuzoi te merrte dosjen “Shullazi”, në kohën kur do të jepej pretenca kur prokurori Eneid Nakuçi u tërhoq nga çështja Shullazi për arsye shëndetësore. Prelaa vendosi ta zëvendësonte me short Nakuçin, gjë që prokurorët e kundërshtuan praktikën duke e cilësuar si të paligjshme.

LEXO EDHE:  Orët e narkoshtetit kanë nisur të trokasin mbrapsht

Kjo solli ndërhyrjen direkte të Kryeprokurores Arta Marku, e cila vendosi t’i transferojë të gjithë, madje kërkoi fillimin e procedimit disiplinor për prokurorët.

Mes tyre ishte Olsian Çela. Por, pas transferimit ai ka bërë padi në Gjykatën Administrative ndaj Arta Markut, të cilën e ka fituar.

Olsian Çela ka qëndruar tre muaj në Berat dhe KLP pas vendimit të gjykatës e riktheu tek Krimet e Rënda në Tiranë.

Përgjatë viteve si prokuror, Çela nuk është lakuar negativisht, as nga ana profesionale dhe as nga  aspekti i pasurisë.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e deklaruar nga Çela për ndër vite, të cilën mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm. Sipas të dhënave të marra nga ILDKPKI, por referuar edhe të dhënave të Open Spending Albania. Të ardhurat, rezulton t’i ketë vetëm nga paga./ CNA.al

Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”/ Kandidati për Kryeprokuror jeton vetëm me pagën

Tentoi ta “eliminonte në internim”/ Olsian Çela i zë vendin Arta Markut?

Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”/ Kandidati për Kryeprokuror jeton vetëm me pagën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Ngec në “sitën” e vettingut/ KPK shkarkon prokurorin e “ndereve”

Publikuar

-

Nga

Ngec në sitën e vettingut prokurori Adnand Xhelili.

Mësohet se Komisoni i Pavaruir i Kualifikimit e ka shkarkuar, pasi ka konstatuar probleme me dy pasuritë kryesore të familjes së tij, konkretisht një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.

Adnand Xhelili i Prokurorisë së Tiranës, u lakua pak kohë më parë në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku denoncoi sorollatjet e një qytetareje në zyrat e një notereje, të Hipotekës, gjykatës, prokurorisë dhe përmbarimit.

Ndërsa në anën ekonomike, Xhelili ka deklaruar  gjashtë burime të ardhurash . Ai ka deklaruar të ardhura nga paga e rij si prokuror, si pedagod, pagën e bashkëshortes, pagën e  djalit, të ardhurat nga tokat bujqësore në Borsh, të ardhura nga shtëpia e pushimeve verore për turizëm./ CNA.al

Miliona lekë nga turizmi/ Zbardhet pasuria e prokurorit të “ndereve”

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë/ Fshihen 50 faqe raport, konfirmohet Ardi Veliu

Publikuar

-

Nga

drejtori i policise se shtetit , ardi veliu

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur konfirmimin në detyrë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Kujtojmë se dje Veliu doli “me xhepa të shpuar” para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u paraqit pa praninë e avokatit.

Në media u raportua  se Veliu nuk ka fshehje të pasurisë, dhe se aktualisht ai jeton në shtëpi me qera e nuk rezulton të ketë pasuri të tjera të paluajtshme.

Por, e vërteta e pasurisë nuk është kështu siç u raportua nëpër media, pasi u fshehën 50 faqe raport për Veliun dhe shume probleme që kanë të bëjnë me kryepolicin.

LEXO EDHE:  PD thyen bojkotin/ Rikthehet në Kuvend

LEXO EDHE:  Orët e narkoshtetit kanë nisur të trokasin mbrapsht

Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë.
Duket qartë se vettingu në polici është thjesht një instrumet politik si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Klodiana Lala lëshon “bombën”/ Sulm i organizuar nga bandat kundër komandantit të Gardës

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media, për proçesin e Vettingut ndaj Kreut të Gardës Gramoz Sako.

Në një postim në rrjetet sociale, Lala shkruan se nuk e ka njohur nga afër Sakon, por shton se shumë e njohin si një profesionist.

Po ashtu gazetarja Lala hedh dyshime të forta për një sulm të “orkestruar” ndaj Sakos, ndërsa shkruan se një dorë me çdo kusht kërkon ta largojë nga drejtimi i Gardës.

Ndër të tjera Lala thekson se kjo të çon në dyshime për përplasje bandash edhe në Gardë, ndërsa shton se Vettingu ka vdekur.

“Nuk e kam njohur Gramoz Sakon nga afer. Shume me kane folur se eshte profesionist. Fakti qe e sulmojne nga cdo ane me ben te dyshoj se ka nje dore qe do me cdo kusht ta largoje nga drejtimi i Gardes.

LEXO EDHE:  Gara për KLP/ Ja kush ka marrë më shumë pikë

LEXO EDHE:  Nesër mblidhet për herë të parë KLP/ Zbardhet axhenda

Perplasje bandash edhe ne Garde????

Do besoja vertete qe ka probleme me pasurine nese do behej nje hetim i pavarur nga i ashtuquajturi komision Vettingu, qe zyrtaret oligarke te policise i nxjerr te varfer e policet me uniforma te dala boje milionere. Vettingu VDIQ, rrofte Vettingu!”-shkruan gazetarja Lala në postimin e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE