Connect with Us

Kristi Reçi humbi jetën nën rrënoja/ Rama e pranon për “Rai 1”: Po ishte e fejuara e djalit tim

Lajme

Kristi Reçi humbi jetën nën rrënoja/ Rama e pranon për “Rai 1”: Po ishte e fejuara e djalit tim

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama e ka pranuar për herë të parë se 25 vjecarja Kristi Reçi e cila humbi jetën nën rrënoja pas tërmetit, ishte e fejuara e djalit të tij, Gregut.

Në një intervistë në “Rai 1” I pyetur nga gazetari italian, Bruno Vespa, Rama tha se është e vërtetë që në tragjedinë e 26 nëntorit ka humbur jetën edhe e fejuara e djalit të tij, Gregut, por nuk ka preferuar të flasë për këtë pjesë
Bruno Vespa: Zoti kryeministër, nga tragjedia e tërmetit humbi jetën edhe Kristi Reçi, e fejuara e djalit tuaj?
Edi Rama: Po, është e vërtetë, por me lejoni të them që duke u gjendur në këtë situatë të veçantë dhe në ketë detyrim shumë të lartë për të qenë kryeministër i një vend që po kalon këtë tragjedi, nuk kam dashur të flas për këtë sepse nuk është diçka që ka të bëjë me mua apo familjen tonë, por me të gjithë ne. Kjo thjeshtë e shtoi atë detyrimin tim të brendshëm të bërë gjithçka, sepse nuk gjej dallim mes atyre që kanë humbur jetën.

Kujtojme se 25-vjeçarja Kristi Reçi, studentja e mjekësisë, humbi jetën nga tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit, së bashku me dy prindërit dhe vëllanë e saj./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Agron Llakaj humb njeriun e zemrës/ Ndan mesazhin prekës

Publikuar

-

Nga

Agron Llakaj humb njeriun e zemrës/ Ndan mesazhin prekës

Aktori i humorit, Agron Llakaj ka humbur sot gjyshen e tij. Njoftimin për humbjen e njeriut të zemrës e ka dhënë vetë Llakaj në rrjetet sociale.

“Ike Nëna Maro! Ike! E siç më thoje “Të Zotit jemi dhe te Zoti do kthehemi”. E mira dhe e dashura nëna Maro! Na ke kërkuar të mos derdhim lot me largimin tënd, se ‘rrojta sa desha’ thoje.



LEXO EDHE:  Rama tjetër apel/NJERËZIT KANË NDENJUR 30 VJET NË BURG APO 30 DITË NË GREVË URIE DHE NUK KANË VDEKUR

E të të mbajmë mend ashtu të dashur e të qeshur…., nënëmadhe Maro! Udhë të mbarë drejt Zotit…., shpirti yt është këtu ku e ke shpërndarë…, në fëmijë, nipër e mbesa…., te Kostandina, tek Alkida dhe Eno…., por edhe te unë, se si nënë të desha dhe si bir më deshe! Lamtumirë nënë e dashur Maro”, shkruan aktori. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Foto-fakt/ Ylli Ndroqi për të fshehur Pasmaçiun, zhduku mbiemrat e prindërve edhe nga varret

Publikuar

-

Nga

Foto-fakt/ Ylli Ndroqi për të fshehur Pasmaçiun, zhduku mbiemrat e prindërve edhe nga varret

Ylli Ndroqi, trafikanti me emrin e ndryshuar është kujdesur në çdo detaj që ti fshehë sa më shumë publikut të shkuarën e tij. Kjo jo vetëm me gjyqe, kërcënime dhe përplasje me këdo që shkruante të vërtetat e tij, por ka shkuar deri tek prindrit e tij te ndjerë.

CNA.al sjell një foto të publikuar nga vetë Ylli Ndroqi, versioni modern i Xhemail Pasmaçiut. Fotoja është bërë tek varret e prindërve të zotit Pasmaçiu.

Po të shikosh me kujdes nënës dhe babait ju mungojnë mbiemrat. Një shkelje e hapur e ligjit kjo, pasi nuk lejohet ndryshimi i gjeneraliteteve apo vendosja e shtesave te tjera në varr. Duhet emri, mbiemri, ditlindja dhe data kur ka ndërruar jetë, kjo e saktësuar qartësisht me ligj.

Në këtë rast Ylli Ndroqi ka sajuar një varrezë private e cila sërish nuk lejohet me ligj. Gjithçka në funksion të fshehjes së gjeneraliteteve që duhet të jepeshin dhe vendoseshin sipas ligjit.

Zoti Ndroqi nuk mund të shkonte tek varret e prindërve të pozonte dhe të lexonte mbiemrin Pasmaçiu apo ta mbante në sfond. Kështu ai do konfirmonte të shkuarën e tij, ndryshimet e gjeneraliteteve të cilat i ka mohuar gjithmonë, për këtë ka edhe dokumenta gjyqësore.

Prej shumë kohësh Ylli Ndroqi ka mohuar historitë e tij të drogës dhe ndryshimin e gjenerliteteve. Edhe “adhuruesit” e tij më të mëdhenj (që nga koha e hoxhës me nuska) i quanin të vërtetat e ngjarjeve të publikuara në media, histori të së shkuarës, barcaleta, gënjshtra dhe goditje që i vinin Yllit, për shkak të televizionit të tij të madh.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot MYFTARAJ/Çështja “Balili”, ose si po tallen Meta, Rama, Tahiri, Nishani me amerikanët, me karikaturën e Operacionit “Mincemeat”

LEXO EDHE:  “Kërcënon” deputeti i PD/ Edi Rama të japë dorëheqjen, ndryshe ...!

Në fakt së fundi SPAK zbardhi historikun kriminal të Ylli Ndroqit, verifikoi gjurmët e gishtave dhe dokumentet ku doli se Ylli Ndroqi është trafikanti Iidrogës Xhemail Pasmaçi.

Së fundi dhe ambasada e SHBA-se dhe ambasadorja Yuri Kim kërkoi dënimin e krimineleve të njohur dhe asgjë me pak e asgjë më shumë./CNA.al

Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu ) trafikant droge apo zëri i qytetarëve?

Si dhe kush e shpëtoi Ylli Ndroqin nga burgu në vitin 2015?

Gazetarët nuk mund të jenë mburojë e ish-trafikantit të drogës

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve



Po hajduti (trafikanti) ka faj?

Dosja e SPAK/ Si i vuri pasuritë Ylli Ndroqi?

Çfarë fsheh arrestimi i vitit 2015, i Ylli Ndroqit?

Zbulohet lidhja e Ylli Ndroqit me bosin turk të drogës!/ Turgut i skeduar për terrorizëm, u lirua me firmën e Gjin Gjonit

Veliaj dhe Ndroqi përtej propagandës

Shoqërohet në polici Ylli Ndroqi/ Gjykata i sekuestron pasurinë

Koha që Ora-News të publikojë dosjen e drogës të trafikantit Xhemail Pasmaçiu

LEXO TE PLOTE

Lajme

AMA përballë skandalit/ Ka licensuar një trafikant droge

Publikuar

-

Nga

AMA përballë skandalit/ Ka licensuar një trafikant droge

Autoriteti i Mediave Audiovizive është institucioni që licenson dhe kontrollon mediat në Shqipëri.

Prej gati një jave ky institucion ndodhet përballë një skandali të paprecedentë.

Ka licensuar një trafikant droge, duke i dhënë frekuenca publike t’i përdorë në emër të fjalës së lirë, në zbatim të ligjit, por si mundet që një trafikant droge me pasuri të sekuestruar nga gjykata të mbajë licensa mediatike.

Në vitin 2017 Ylli Ndroqi protestonte pasi në atë kohë donte të kishte edhe platformën e tij digjitale. Protestonte gjoja shoqëria civile e mercenarëve të paguar, ajo që sot shkon dhe e mbron trafikantin e drogës. Por përgjigjen e morrën dje nga Amabasada dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë.

AMA sot është përballë faktit, SPAK ka siguruar dokumentet nga Interpol për hetimet, dënimet dhe trafikimin e drogës nga shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu).

Ky institucion nuk mund të heshtë dhe të mbulojë sytë dhe veshët. Fakti është fakt. AMA duhet t’i heqë çdo liccensë shtetasit Yllli Ndroqi, i cili në fakt është Xhemail Pasmaçiu, trafikant droge i denoncuar jo vetëm nga media por nga drejtësia e cila ka sekuestruar aksionet e tij në mediat e licensuara.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot MYFTARAJ/Çështja “Balili”, ose si po tallen Meta, Rama, Tahiri, Nishani me amerikanët, me karikaturën e Operacionit “Mincemeat”

LEXO EDHE:  Skema e ndihmës ekonomike/ Rama ilustron me foto, kush merr ndihmë

AMA ndodhet përballë një skandali, lejimi i licensave radio-televizive për një trafikant droge, deri dje ndoshta nuk ishte në dijeni, sot jo vetëm akuzat por edhe faktet janë publike./ CNA.al

Çfarë fsheh arrestimi i vitit 2015, i Ylli Ndroqit?

Si dhe kush e shpëtoi Ylli Ndroqin nga burgu në vitin 2015?

Si u zhvillua aksioni antidrogë në Turqi/ Xhemal Pasmaçiu dhe një turk ishin pritësit e heroinës

Asgjë e re nga Italia për trafikantin Xhemail Pasmaçiu!

Dosja e SPAK/ Si i vuri pasuritë Ylli Ndroqi?



Çfarë fsheh arrestimi i vitit 2015, i Ylli Ndroqit?

Zbulohet lidhja e Ylli Ndroqit me bosin turk të drogës!/ Turgut i skeduar për terrorizëm, u lirua me firmën e Gjin Gjonit

Ora News të publikojë dosjen Pasmaçiu/ Trafikanti me ushtri gazetarësh

Gazetarët nuk mund të jenë mburojë e ish-trafikantit të drogës

Biznesmen i ndershëm dhe me borxhe/ Po trafikant droge kush ka qenë?

Trafikant droge, pronar mediash/ Mund të ndodhë?

Kush u bë shkak për të hetuar Ylli Ndroqin?

LEXO TE PLOTE