Connect with Us

Ja përberja e KED/ Ardiani zëvendeson Dvoranin

Politikë

Ja përberja e KED/ Ardiani zëvendeson Dvoranin

Publikuar

-

Sot në Presidencë u hodh shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED per vitin 2020.

Nga shorti doli kompozimi i KED 2020.
Përkatësisht:

Nga Gjykata Kushtetuese:
– Fiona Pajorgji anëtarja e parë e KED që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese e cila merr edhe funksionin e zv/kryetarit te KED.
– Vitore Tusha anëtarja e dytë e KED që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese
– Marsida Xhaferllari si anetare zëvendësuese që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese

Nga Gjykatë e Lartë me 100% të shanseve, topi i shortit emëroi Ardian Dvoranin. Ardian Dvorani është funksionari i vetëm i shtetit modern shqiptar, i cili pret me durim zëvendësimin, megjithëse koha e pritjes është barazuar ndërkohë me kohën e një mandati të plotë. CNA.al i uron jetë të gjatë zotit Dvorani dhe e përgëzon për durimin e pashembullt. KED e vitit 2020 do drejtohet sërish nga zoti Dvorani në cilësinë e kryetarit.

Nga Prokuroria e Përgjithshme u shpallen anetare të KED
– Arta Marku / përfaqësuese e Prokurorisë së Përgjithshme
– Bilbil Mete / anëtari zëvëndësues i Prokurorisë së Përgjithshme

LEXO EDHE:  Vasili nxjerr dokumentat/ Dvorani u kap me presh në duar! Të përgjigjet në gjykatë

Gjykata e Apelit
-Miranda Andoni anëtarja e parë që përfaqëson Gjykatën e Apelit
-Saida Dollani anëtarja e dytë që përfaqëson Gjykatën e Apelit
-Nazmi Troka anëtar zëvëndësues që përfaqëson Gjykatën e Apelit

Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit
– Ludovik Dodaj anëtari i parë që përfaqëson Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit
-Fatjona Memçaj anëtarja e dytë që përfaqëson Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit
-Nezir Gjoka anëtari zëvëndësues që përfaqëson Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit

Gjykata Administrative
-Arjan Qafa anëtarI që përfaqëson Gjykatën Administrative
-Marjana Velçani Idrizi anëtare zëvëndësuese që përfaqëson Gjykatën Administrative./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  Përplasja me Dvoranin/ Ngjela sulmon Metën: Është i deshpëruar ndaj bën budallallëqe

LEXO EDHE:  Meta nuk “heq dorë” nga Dvorani/ Publikon videon në gjuhën e ndërkombëtarëve

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE