Connect with Us

Ish-ministri dënohet me dy vite burg

Kronika

Ish-ministri dënohet me dy vite burg

Publikuar

-

Një gjykatë në Prishtinë dënoi të enjten ish ministrin e pushtetit lokal në qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviç, me dy vjet heqje lirie, nën akuzën për “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

                             Ivan Todosijeviç

Sipas akuzës ai me 24 mars të vitit 2019 “në cilësinë e pjesëmarrësit dhe folësit në tubimin qytetar kundër ndërhyrjes së NATO-s, në vitin 1999 në Kosovë, kishte deklaruar se ‘arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi… Masakra e Reçakut ishte trillim… Janë terroristët shqiptarë që e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi… Për këtë, sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjegjësi…Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serb dhe policë në vendin e tyre të punës… gjak pirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit edhe pas ardhjes të së ashtuquajturit mision paqësor në Kosovë e Metohi”.

LEXO EDHE:  Skema e fajdeve/ Të arrestuarit përballë togave të zeza

Më 9 prill të vitit 2019 ai qe shkarkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili atëbotë tha se “është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes”.

Vetëm pas ditë më herët zoti Haradinaj kishte shkarkuar edhe zëvendësministren e drejtësisë, Vesna Mikiç, për shkak të “gjuhës së urrejtjes dhe deklaratave të papranueshme”.

Ajo shkroi më 25 mars në rrjetet sociale se ”para njëzet vitesh aleanca e NATO-s ka ushtruar gjenocid të planifikuar ndaj një shteti sovran që për dekada ka luftuar kundër terrorizmit shqiptar brenda kufijve të vet”.

Qëndrimet e tilla kishin nxitur shumë reagime e veprimtari kundër mohimit të krimeve të luftës.

Veprimtari e reagime kundër mohimit të krimeve të luftës në Kosovë

Në pranverën e vitit 1999 NATO-ja ndërmori një fushatë bombardimesh kundër Serbisë, për t’u dhënë fund mizorive të forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Por derisa shqiptarët e vlerësojnë ndërhyrjen e NATO-s me rëndësi vendimtare për historinë e Kosovës, zyrtarët serbë e cilësojnë Serbinë si “viktimë të agresionit të NATO-s”./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Bënin kërdinë me vjedhje/ Arrestohen tre të rinj në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të automjeteve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë nga pronarja e një dyqani të vjedhur në Rrugën e Durrësit, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe një pune disaditore, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor “Start one”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit Y. L., 26 vjeç, O. E., 24 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë A. B., 18 vjeç, të tre lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të para të muajit janar 2020 dhe konkretisht:
– Më datë 02.01.2020, në një bar kafe, në rrugën “Zenel Baboci” kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pije alkoolike.
– Më 06.01.2020, në një dyqan, në Rrugën e Durrësit, kanë vjedhur rroba të ndryshme.
– Më 06.01.2020, në një farmaci, në Rrugën e Kavajës kanë vjedhur telefon.
– Më datë 06.01.2020, në ambientin e një pastiçerie, në rrugën “Ibrahim Rrugova” kanë vjedhur aparat celular dhe një portofol.

LEXO EDHE:  U zhvasnin para të dënuarve/ Gjykata jep vendimin për avokatin dhe policin

LEXO EDHE:  Vrasja në ish-bllok/ Gjykata jep vendimin për Ajaks Boshnjakun

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale do t’i referohen prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë , në ngarkim Y. L. dhe O. E./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vdekja e punëtorit në Korçë/ Gjykata liron të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Korçës ka liruar dy të arresuarit për vdekjen e punëtorit në Korçë disa ditë më parë.
Gjykata ka vendosur masën “Detyrim paraqitje” për shtetasit Flamur Palla dhe Aurel Zyma.

Ata u arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik presës, i cili ka goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen 36-vjeçarit Elvis Josifi si dhe ka dëmtuar një punëtor tjetër.

LEXO EDHE:  Kërkoi favore seksuale/ Krimet e Rënda, lënë në burg gjyqtarin

LEXO EDHE:  Kërkoi favore seksuale/ Krimet e Rënda, lënë në burg gjyqtarin

Ngjarja e rëndë ndodhi në 3 janar ku 36 vjeçari ishte duke punuar në një objekt 4-katësh në lagjen e Pazarit në Korçë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkoi për vizitë në shtëpinë e mikut/ 47 vjeçari e qëllon me armë zjarri

Publikuar

-

Nga

Ndërhyrja e policisë në Vaun e Dejës ka parandaluar përshkallëzimin e një ngjarje me pasoja për jetën.

Në Sallën Operative të Komisariatit të Vaut të Dejës ka ardhur një telefonatë se në fshatin Toplanë kishte një konflikt midis dy shtetasve dhe kishte të shtëna me armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë reaguar në kohë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit: Gj. V., 47 vjeç, lindur dhe banues në Toplanë, i cili kur ka parë forcat e Policisë ka mundur të largohet.

LEXO EDHE:  Kërkoi favore seksuale/ Krimet e Rënda, lënë në burg gjyqtarin

LEXO EDHE:  Shqiptari 25-vjeçar i vjedh 10 000 euro dashnores italiane 60-vjecare

Ky shtetas, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V. (miq me njëri-tjetrin).

Gjatë kontrollit në banesë iu gjeten dy armë zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” ./CNA.al

LEXO TE PLOTE