Connect with Us

Ilir Panda, i dëmshpërblyeri i tërmetit të 21 Shtatorit

Politikë

Ilir Panda, i dëmshpërblyeri i tërmetit të 21 Shtatorit

Publikuar

-

Në Këshillin Bashkiak të Tiranës,  në datë 3, është miratuar një liste prej 500 banorësh të Tiranës që përfitojnë dëmshpërblim për dëmtimet e shtëpive të tyre nga tërmeti i 21 shtatorit.

Dikush paska qënë i kujdesshëm të vleresojë dhe dëmshpërblejë, edhe për tërmetin e Shtatorit. Kjo do të thotë që më shumë sesa dikush, ka bërë vlerësime të godinave në Tiranë menjëherë pas 21 Shtatorit, pa arritur vala e madhe e Nëntorit.

Askush nuk e di se sa është fatura e Shtatorit, por asaj me siguri i duhet shtuar ajo e Nëntorit.

Duke qënë se gjithçka ka ndodhur pa asnjë lloj transparence, askush nuk e di se si u përzgjodhen të dëmtuarit e Shtatorit dhe se sa u paralajmërua gjendja e godinave pas atij tërmeti.

Askush nuk e di nëse në listat e qirave që do paguhet nga shteti, për dëme në ndërtesa pas Nentorit, janë edhe emra që përfituan një herë dëmshpërblim për Shtatorin.

Në ato 500 emra, është domethënes emri i Ilir Pandës si i dëmtuar nga cilësia e dobët e ndërtesës ku banonte.

Ilir Panda tashmë me stilin e kandidaturave të dërguara nga Rilindja drejt Gjykatës Kushtetuese, është kandidat i sigurtë, për një post disavjeçar në Gjykatën e Lartë, me një rrogë të pritshme rreth 400.000 lekë në muaj.

Do të donim të dinim se me sa ankth po pret zoti Panda lëvrimin e shumës së dëmshpërblimit, që qytetarët e Tiranës po ja ofrojnë bujarisht nëpërmjet firmës së mandatuar prej tyre në Këshillin Bashkiak.

LEXO EDHE:  "Do ta ndërtojmë Thumanën nga e para"/ Vuajtjet e të prekurve nga tërmeti përlotin Elvis Naçin

Jemi kuriozë të kuptojmë se sa fajtorë i quan ai qytetarët e Tiranës për dëmin që po u duhet të paguajnë dhe se cili është ndërtuesi i pallatit të zotit Panda, që askush nuk po i bie në qafë se si duket nuk paska faj.

Mezi po presim arsyetimet e vendimeve të zotit Panda për hallexhinjtë e vërtetë.

Shpresojmë që të jetë po aq i dhimbsur ndaj tyre, siç po tregohet sot ndaj tij Bashkia e Tiranës, që po e dëmshpërblen në emër të popullit të Tiranës./ CNA.al

Cilët janë ndërtuesit që do ndërtojnë godinat e reja?/ A duhet të paguajnë shqiptarët për dëmin e tyre?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Situata e rënduar në Kakavijë/ Cakaj telefonatë me ministrin e jashtëm grek

Publikuar

-

Nga

Situata e rënduar në Kakavijë/ Cakaj telefonatë me ministrin e jashtëm grek

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm alternat të Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis.

Në një postoim në rrjetet sociale, Cakaj bën me dije se kanë diskutuar për lehtësimin e kalimit kufitar në Kakavijë.

“Duke respektuar të gjitha masat dhe forcimin e grupeve që punojnë në kufi, ne jemi duke ndjekur vazhdimisht situatën për të lehtësuar ngarkesën në kufi”, shprehet ai.



Si pasojë e shtimit të rasteve me koronavirus në Shqipëri dhe Greqi, autoritetet greke kanë vendosur që të zhvillojnë testime masive për udhëtarët që kalojnë kufirin.

LEXO EDHE:  Tryeza për rindërtimin e vendit/ Ambasadori i Rumanisë: Pashë sot Durrësin, ishte një tragjedi!

LEXO EDHE:  Rama hakmerret me Shkodrën/ Përgjysmon fondet e Bashkisë, dëmet nga tërmeti ende pa vlerësim

MEPJ deklaroi më herët se është në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orë e vona të natës.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në radhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjienosanitare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama “i ftohtë” ndaj ekipit të mjekëve italian në Shqipëri/ Pse nuk denjoi t’i takojë kryeministri

Publikuar

-

Nga

Rama “i ftohtë” ndaj ekipit të mjekëve italian në Shqipëri/ Pse nuk denjoi t’i takojë kryeministri

Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar me një status të gjatë në rrjetet sociale, ku kritikon kryeministrin Rama për pritjen e ftohtë që i bëri ekipit të mjekëve italian që erdhën në Shqipëri rreth dy javë më parë për të kontribuar në përballimin e situatës më Covid-19.

Sipas Shehut, Rama nuk e mori as mundimin ti takojë, dhe kjo sipas tij, pasi Rama i trembet transparencës e të vërtetës për dështimin   e tij me sistemin shëndetësorë.



Rama “i ftohte” ndaj prezences mjekesore italiane ne Shqiperi, as denjon t’i takoje!
Se pari nje falenderim e mirenjohje per Italine e ata kolege italine qe qendruan dy jave ne vendit tone, ne mbeshtetje ndaj ballafaqimit me Covid.
Duke njohur edhe personalisht ndonje nga ata, mund te them se ishte nje grup me nivel e pluridisiplinor, i afte te kuptoje e te transmetoje ne Itali gjendjen reale te krizes se thelle shendetesore qe po kalon vendi yne, gje kjo shume e rendesishme per tu pasuar me nje prezence te gjere, te gjate, stabel, strategjike e strukturale italiane ne vend. Prandaj jam i bindur se ndjenjat dhe mendimet e tyre kane pasur nje keqardhje te thelle per realitetin shendetesor te trishte qe gjeten duke u ballafaquar me:
—Nje sistem shendetesor ne amulli, pa strategji edhe ndaj Covid.
—Mos egzistencen e linjave te orientimit e komandimit prej lart per ne nivelet profesionale, perfshi ketu dhe prej atij Komiteti.
—Nje sistem shendetesor jo vetem te corganizuar, por dhe te pa pajisur ne mjete e struktura te pershtateshme.
—Institucionet spitalore shume larg standarteve europiane.
—Nje personel mjekesor, qe megjithese ne shumice individualisht eshte i pregatitur dhe me vullnet, te pa paguar si duhet, te pa stimuluar e pa mjetet adeguate te punes, i abandonuar, gje e ka bere pesimist.
—Nje situate kaotike e te pa kontrolluar ndaj Covid me shifrat reale shume here me te larta se zyrtaret, me numer e llojshmeri testimesh shume te vogel, me qytetaret te pa pajisur as me maska.
—Nje mungese e nje komunikimi racional te institucioneve me qytetaret.
Ne fakt kete une e ndjeva edhe ne ato pak informacione zyrtare ku spikaten dy elemente, vleresimi i kolegeve italiane per koleget shqiptare dhe shqetesimet e tyre per nivelin e organizimit.
Keto dhe mendimi i tyre qe une deduktoj, i cili eshte dhe vullneti i Italise mike per te krijuar ketu nje qendrim konstant e afat gjate ne ndihme te shqipetareve, duket se e kane merzitur e shqetesuar Ramen, qe i trembet transparences e te vertetes, pra pergjegjesise per deshtimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Projekti i Unazës së Madhe/ Shehaj: Janë shpërdoruar e vjedhur 3 miliardë euro

Publikuar

-

Nga

Projekti i Unazës së Madhe/ Shehaj: Janë shpërdoruar e vjedhur 3 miliardë euro

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka kujtuar sërish projektin e Unazës së Re që nuk ka përfunduar ende dhe ka ngritur akuza ndaj qeverisë.

Shehaj deklaron se kryeministri Edi Rama mori mbi 3 miliardë euro borxh neto dhe nuk ndërtoi asnjë rrugë, me përjashtim mbylljen e disa segmenteve të vogla të projekteve të nisura nga qeveria e PD-së, si Unaza e Madhe me të cilën u mburr sot.

Demokrati pretendon se 3 miliardë euro janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash, ndërsa e cilëson  këtë si kriminale.



“3 miliardë euro janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash. Imagjinoni një çast sikur të mos kishim zbuluar aferën DH Albania: rreth 50 milionë euro (bashkë me ato të paguara nga OSSHE për DH Albania) do ishin në llogari private në SHBA. Me gjasa kështu kanë përfunduar qindra milionë euro.

LEXO EDHE:  “Mendova se do flisnit për tërmetin e Çim Pekës”/ Murrizi akuza të forta qeverisë

LEXO EDHE:  "Do ta ndërtojmë Thumanën nga e para"/ Vuajtjet e të prekurve nga tërmeti përlotin Elvis Naçin

Shqipëria ka nevoja jetike për infrastukturë, për të gjallëruar ekonominë, shfrytëzuar potencialin e saj të madh turistik dhe pozicionin strategjik gjeografik. Të harxhosh 3 miliardë euro borxh dhe të mos ndërtosh asnjë vepër të mirëfilltë infrastrukturore është kriminale. Ndërkohë, potenciali i humbur ekonomik nga mungesa e infrastrukturës është edhe shumë miliardë euro të tjera”, shkruan ish-deputeti në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE