LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hajdari e revoltuar/ Jemi në gjendje fatkeqësie, të bëhet anulimi i kontratave koncensionare

5 Dhjetor 2019, 10:30, Politikë CNA
Hajdari e revoltuar/ Jemi në gjendje fatkeqësie, të bëhet

Deputetja Rudina Hajdari nuk i ka kursyer kritikat në adresë të qeverisë për mënyrën e menaxhimit të situatës nga tërmeti, ndërsa e vuri theksin në rishikimin e buxhetit të vitit 2020.

Sipas Hajdarit, qeveria nuk mund ta anashkalojë transparencën këtë herë, ndërsa bëri thirrje dhe për anulimin e kontratave koncensionare.

?Buxheti duhet të rishikohet. Inspektimi i ndërtesave të zbatohet e mos lejohet shembja pa u bërë hetimi i plotë për çdo ndërtesë. Rindërtimi të nisë sa më shpejt, që të fillojmë shërimin e kësaj plage shoqërore.

Duhen marrë masat për plotësimin e legjislacionit. Pasojat nuk përmbyllen në një ditë, ajo që mund të bëjmë është të ndihmojmë çdo kënd që është i prekur. Sot ka ende nevojë për ushqime, strehim, pavarësisht kontributeve, ndihma nuk ka ardhur në shërbim të barabartë për të prekurit. Ka ende kërkesa për strehim.

Kanë qenë kontributet vullnetare që kanë ardhur si ndihmë e parë. Ndihem e revoltuar dhe e shqetësuar, shumë familje nuk kanë ndihma, janë ende pa çadra.

Gjëja e parë që qytetarët kërkojnë është procesi i revlerësimit të banesave. I kërkojmë qeverisë të vë çdo kënd në dispozicion. Shembja është një akti kriminal, përbën provë materiale për hetime penale.

Kjo situatë s?mund të shkojë pa mbajtur përgjegjësi. Qeveria nuk mund të anashkalojë këtë transparencë këtë herë.

Meqë jemi në gjendje fatkeqësie, duhet të nisim nga anulimi i kontratave koncensionare. Të bëjmë çdo për t?ju gjendur pranë qytetarëve e të lemë metodat e vjetra të propagandës. Historia do marrë me vete abuzuesit e ata që do vjedhin. Nuk ka më kohë për fjalë por vetëm për vepra.? u shpreh Hajdari në mbledhjen e komisionit parlamentarë./CNA.al

Lajmet e fundit nga