Connect with Us

Gjendet i vdekur në banesë ish-prokurori shqiptar

Kronika

Gjendet i vdekur në banesë ish-prokurori shqiptar

Publikuar

-

Ish prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Agron Matjani, është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Sipas mediave vendase, lajmi është konfirmua nga vetë familjarët, ndërkaq Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e dyshimtë.

“Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë’”, theksohet në njoftimin e Prokurorisë. Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthen në flakë kabina te Tregu Elektrik/ Zona zhytet në errësirë

Publikuar

-

Nga

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët vetëm pak minuta më parë te Tregu Elektrik, në Tiranë.

Mësohet se, si pasojë, ka mbetur pa energji elektrike e gjithë zona.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i shpërthimit të kabinës ka qenë ngarkesa e madhe.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse dhe janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Era e fortë rrëzon pemët në Kopshtin Botanik/ Dëmtohet linja e tensionit

Publikuar

-

Nga

Disa pemë janë rrëzuar në Kopshtin Botanik nga stuhia e fortë e erës, që ka mbërthyer ditën e sotme të gjithë vendin.

Mësohet se pemët kanë dëmtuar linjën e tensionit të mesëm dhe kanë lënë pa drita një pjesë të Tiranës, konkretisht zonën e Selitës.

OSHEE bën me dije se grupet e punës ndodhen në terren dhe po mundohen të riparojnë defektin.

LEXO EDHE:  Grabitet një shumë e madhe parash në një banesë

LEXO EDHE:  Tahiri dhe Rama të inkriminuar/ Ja apeli opozitës për Prokurorinë

Ndërkohë, kujtojmë se, era e fortë ka shembur dhjetëra pemë dhe kanë mbetur pa drita edhe disa zona të Krujës dhe Mamurrasit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident fatal në Gjirokastër/ Autobusi përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një autobus ka përplasur për vdekje një këmbësor, mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër.

Blutë raportojnë se, si pasojë,  ka ndërruar jetë këmbësori 45-vjeçar, me iniciale L.R., trupi i të cilit është dërguar në morg.

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic,  një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë  ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Grabitet një shumë e madhe parash në një banesë

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Kryeprokurori apo Inspektori i Lartë mund të zgjidhen pa vetting

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit fatal, por grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Ndërkohë drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër, ku po kryhen veprimet proceduriale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE