Connect with Us

Franca dëshiron të jetë mikpritëse e konferencës së donatorëve për Shqipërinë

Bota

Franca dëshiron të jetë mikpritëse e konferencës së donatorëve për Shqipërinë

Publikuar

-

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të mërkurën, pas takimit të NATO-s në Londër: “Ne kemi nevojë për një konferencë solidariteti për Shqipërinë”, dhe shtoi se “konferenca mund të zhvillohej në Francë”. Macron tha gjithashtu se ajo mund të bashkojë partnerë publikë dhe privatë për të organizuar rindërtimin e vendit.

Qeveria shqiptare ende nuk i është përgjigjur këtij propozimi. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti konferencën e madhe të donatorëve, të propozuar dje nga kryetarja e komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, “sukses të madh” dhe se ajo krijon mundësinë “për qasje shtet me shtet”:  “Konferenca e madhe e donatorëve është një sukses, po të doni vendoseni edhe në thonjëza, sepse krijon premisën për një qasje shtet me shtet në raport me Shqipërinë dhe është një instrument ekstra mbi gjithë instrumentet e tjerë të financimit, me një potencial financimi të konsiderueshëm”, tha Rama.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës para tërmetit ishin të tensionuara për shkak të vetos së Francës në Këshillin e BE-së kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por, pas tërmetit, dy vendet u afruan sidomos pasi presidenti francez dërgoi një skuadër shpëtimi në Shqipëri. Në Watford, Macron përsëriti arsyetimin për vendimin e tij se nuk ishin përmbushur kushtet për negociatat e pranimit. Por kritikoi gjithashtu edhe procedurën e zgjerimit të BE-së, e cila, sipas Macron është shumë konfuze dhe burokratike.

Të mërkurën, Komisioni i BE-së njoftoi se ka vënë në dispozicion 15 milionë euro për Shqipërinë, në mënyrë që ajo të përballojë nevojat emergjente të shkaktuara nga tërmeti.  Von der Leyen  paralajmëroi gjithashtu se do të organizojë edhe një konferencë donatorësh.

Siç i konfirmoi sot qeveria shqiptare Deutsche Welles, aktualisht janë rreth 12 mijë  njerëz të strehuar në çadra dhe hotele. Tërmeti 6.4 ballësh ishte më shkatërruesi në Shqipëri  prej disa dekadash. Dëmi i shkaktuar mendohet të krkojë deri në një miliardë Euro për rikuperim. Lidhur me këtë iniciativë të Makron, burime nga qeveria shqiptare i thanë sot “Deutsche Welles” se ende nuk është caktuar se ku do të zhvillohet konferenca.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Video – Avokati dhunon lypësin në mes të qytetit

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Mësohet se avokati i njohur Tomë Gashi ka përbuzur një lypësin dhe i ka gjuajtur me shqelm parave që ai kishte mbledhur nga qytetarët.

Ky moment është filmuar nga qytetarët, të cilët tregojnë se avokati Gashi e ka poshtëruar lypësin me fjalë të ndyra.

Nuk dihet se çfarë e ka nxitur përplasjen me avokatin, por pritet një reagim nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pas këtij veprimi aspak qytetar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Abuzon seksualisht me mbesën/ Shokon 56-vjeçari: Kishte vetë dëshirë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 56-vjeçar mësohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij.

Kjo ngjarje bëhet edhe më e rëndë, për faktin se 18 vjeçarja rezulton të jetë person me probleme të shëndetit mendor.

“Me datë 12.02.2020, në ora 15:20, Policia në Gjakovë kanë arritur të gjejnë viktimën femër/ashkalike/kosovare, e moshës 18 vjeçare, e raportuar si e zhdukur me datë 02.02.2020. Viktima (person me të meta mendore), ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me axhën e saj të moshës 56-vjeçar”, ka deklaruar për mediat kosovare, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Podrimaj-Beqiraj.

Avokati i 56-vjeçarit Nexhmedin Gashi, thotë se klienti i tij nuk e mohon veprën, por se ajo ka ndodhur me dëshirën e 18 vjeçares.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Firmosën dy marrëveshje me Serbinë/ Nxehet keq Albin Kurti: Nuk kam dhënë autorizim

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se firmosja e marrëveshjes së sotme mes Kosovës dhe Sebisë për hekurudhën dhe autostradën nuk është autorizuar nga qeveria e tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai bën me dije se dy zyrtarët që ishin autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj firmosën marrëveshjet dhe nuk negociuan fare me qeverinë e re.

Akuza e kryeministrit Kosovar bëhet më e rëndë pasi ai thotë se “as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë”.

“Sot në Munich janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare.

Sado që të gjitha lidhjet dhe avancimi i standardeve të infrastrukturës janë të domosdoshme për zhvillim të vendeve tona dhe pjesë e vizionit Evropian për bashkëpunim rajonal dhe marrdhënie të fqinjësisë së mirë, megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së.

Për më tepër, nëse bazohemi te një verzion i marrëveshjes, po qe se analizohet për nga rëndësia ekonomike, hekurudha për në Leshak është më me prioritet dhe më e levërdishme sesa ajo për Merdare.

Në procesin e tranzicionit të qeverisjes, ne jemi duke analizuar të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që këtë ta trajtojnë me prioritet.” shkruan Kurti./CNA.al

LEXO TE PLOTE