LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do ishte katastrofë më e madhe”/ Klosi tregon çfarë do të kishte ndodhur nëse tërmeti binte 2 ditë më vonë

5 Dhjetor 2019, 21:02, Sociale CNA
“Do ishte katastrofë më e madhe”/ Klosi tregon

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka deklaruar se tragjedia e tërmetit mund të ishte edhe më e madhe nëse do të kishte ndodhur në 28 nëntor.

Klosi u shpreh se hotelet të cilat u shembën në Durrës, ishin të pronotuar nga shumë njërëz për festat e nëntorit.

?Po të kishte rënë tërmti në 28 nëntor, do ishte katastrofë më e madhe sepse hotelet që u shembën ishin të pronotuar nga shumë njerëz?, tha Klosi në emisionin ?Open?.

Sipas Klosit, nëse tërmeti do të kishte ndodhur dy ditë më vonë, nën rrënoja do të kishte më shumë njerëz, pasi hotelet e shëmbura do të ishin të mbushur plot nga persona që kishin pronotuar për festën e Flamurit./CNA.al

Lajmet e fundit nga