LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do fëlliqen”/ Myslim Murrizi: Me ndryshime në Reformën zgjedhore hyjmë në zgjedhje që nesër

5 Dhjetor 2019, 17:27, Politikë CNA
“Do fëlliqen”/ Myslim Murrizi: Me ndryshime në

Deputeti Myslim Murrizi deklaron se nëse bëhen ndryshimet në Reformën Zgjedhore, është i gatshëm që të hyjë në zgjedhje që nesër.

I ftuar në studione “Report TV”, Murrizi ka ?sfiduar? kryeministrin Edi Rama duke u shprehur: Po është kaq burrë, hapim listat.

“Si e shpjegoni, gjuhën e Ramës, ku sot tha për opozitën në Kuvend ?Rrini mirë edhe pak kohë sa jeni këtu mos u konsumoni edhe pak kohë? Mund të ketë marrëveshje zgjedhje të parakohshme?”, e  pyet gazetari Murrizin.

?Ishalla bëhen. Po ka këllqe, edhe fytyrë, hajde bëjmë ndryshimet në reformën Zgjedhore dhe të hyjmë në zgjedhje që nesër. Hapim listat që ti zgjedhin qytetarët. Do të fëlliqen. Të shikojmë sa e vlerësojnë. Me të puthmen e qenëve dhe shoën me shkopin magjik. Po që se është kaq burrë, hapim listat”, u shpreh Murrizi.

Lajmet e fundit nga