Connect with Us

Dëmet nga tërmeti/ Rama pa shifra para komisionerit të BE

Politikë

Dëmet nga tërmeti/ Rama pa shifra para komisionerit të BE

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot Komisionerin e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, i cili vjen në Shqipëri për të parë nga afër situatën nga tërmeti.

Gjatë fjalës së tij, Rama e vuri theksim te krijimi në të ardhmen te një strukturë e vetme në Ballkanin Perëndimor që të aktivizohej menjëherë sapo në një nga këto vende të kishte një fatkeqësi natyrore, ashtu sikur funksionojnë vendet e BE-së.

Ndërkaq, Janez Lenarčič e pyeti kryeministrin Rama se cilat janë nevojat më emergjente.

Kemi dy kategori njerëzish në nevojë ata që jetojnë në zona të hapura, në zonat urbane dhe rurale. Një pjesë janë sistemuar në hotele, por qëllimi im është që të qëndrojnë aty deri për festat dhe në janar ti lëvizim nga hotele në apartamente me qira. Unë mendoj se duhet të kemi një fond të integruar. Shteti ka përgjegjësi dhe nuk mund të lerë cdo lloj organizate që të shkojë dhe të bëjë punën e saj.

LEXO EDHE:  Vasili: Telekomandën e shkollëpakut e kanë oligarkët

Nga buxheti kemi vendosur një fond për rindërtimin. E kemi menduar sikur të mos kishim asgjë nga vendet e tjera. Pas miratimit në parlament, Ligji do të ketë të gjitha hollësitë. Nuk duhet të ndërpresim shërbimet bazë nga buxheti. Duhet të shkojmë në tregjet financiare për eurobonde, ata nuk kanë dhimbsuri, por si njerëz që kërkojmë para, thjeshtë para. Ata duan të shikojnë shifrat dhe nëse situata jonë nuk ua konfirmon atë situatë që duhet pse do të na japin para?” u shpreh Rama gjatë takimit në bashkinë e Durrësit/CNAa.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  Përplasi të moshuarin me makinë/ Pranga shoferit 63 vjeçar

LEXO EDHE:  Çlirim Gjata zbulon detajet tronditëse/ Ja pse i duhet Ramës kapja e ILD-së

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE