Connect with Us

Debati me Meçen/ S’mban më Ngjela: Nxirre jashtë këtë maskara

Lajme

Debati me Meçen/ S’mban më Ngjela: Nxirre jashtë këtë maskara

Publikuar

-

Debati mes avokatit Spartak Ngjela dhe inxhinierit Arben Meçe ka qenë mjaft i nxehtë mbrëmjen e sotme.

Ngjela nuk ka mundur të durojë më ndërprerjet e njëpasnjëshme të inxhinierit, i cili duket se nuk është dakord me mendimet e avokatit.

Në një moment Ngjela ka shpërthyer ashpër dhe i ka kërkuar moderatorit të emisionit “360 gradë” Artur Zhejit ta nxjerrë jashtë Meçen.

LEXO EDHE:  “Mbylle, se po të flas unë e di ku shkon ti”/ Ngjela shpërthen ndaj historianit

“Ka mundësi ta nxjerrësh jashtë këtë masakra, dil jashtë”, tha Ngjela tejet i acaruar, ndërsa kjo kërkesë nuk u prit mirë as nga inxhinieri.

“Ti të më nxjerrësh mua? Jo avokat jo”, iu përgjigj Meçe./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Rezultati/ LSDM dhe BDI, fituese të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Rezultati/ LSDM dhe BDI, fituese të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Partia maqedonase Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe ajo shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) janë fituese të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake, sipas të cilave, LSDM-ja ka fituar 46 ulëse në Kuvend, VMRO DPMNE-ja 44, BDI-ja 15, Koalicioni Aleanca-Alternativa 12, E majta 2 dhe PDSH-ja 1 ulëse.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut numëron 120 vende deputetësh. Sipas Kushtetutës, mandati për formimin e qeverisë së re i jepet asaj kandidatit apo partisë që ka fituar shumicën e votave. Ai mund të formojë qeverinë e re nëse arrin të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 deputetësh.

Rezultati i ngushtë zgjedhor do ta bëjë të vështirë formimin e qeverisë pasi vendimtare për këtë do të jenë votat e dy partive shqiptare. BDI-ja në zgjedhje ka marr pjesë me kërkesën për kryeministrin e parë shqiptar. Dy partitë maqedonase e kanë përjashtuar një mundësi të tillë duke theksuar se kryeministri i takon partisë maqedonase që fiton zgjedhjet, shkruan REL.

LEXO EDHE:  Harta territoriale / Tabaku: Rama dështoi, debat për ndarje të re

LEXO EDHE:  Takimi Lu-Basha/ Ngjela: Mund të përkthehet në largim të kryetarit të PD

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski, ka hedhur poshtë informacionet që “sulmet kibernetike ndaj faqes elektronike të KSHZ-së të kenë manipuluar procesin zgjedhor, siç pretendon VMRO DPMNE-ja opozitare. Faqja elektronike ku publikohen të dhënat nga votimet nuk ka funksionuar që nga mbyllja e votimeve. Rasti është paraqitur në polici, e cila po heton rastin, nëse ka pasur sulm hakerësh dhe nëse ka pasur ndërhyrje në procesin zgjedhor.

Në zgjedhjet e së mërkurës kanë marrë pjesë 15 parti politike dhe koalicione. Pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 51 për qind.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Emrat / Partitë shqiptare marrin 32 deputetë në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Emrat / Partitë shqiptare marrin 32 deputetë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut janë përpunuar 99 për qind të rezultateve nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe rezulton se partitë politike shqiptare do të kenë 32 deputetë në Parlament. Kështu, Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit, do të ketë 15 deputetë, pesë më shumë nga sa kishte në përbërjen e kaluar. Numrat e kësaj partie pritet të jenë vendimtar për qeverinë e re.

Në njësinë numër gjashtë BDI ka fituar me 7 deputetë, në njësinë e pestë me 3 deputetë, njëzia numër dy, 3 deputetë, ndërsa në njësinë numër një, 2 deputetë. Koalicioni mes dy partive, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës do të ketë 12 mandate deputetësh. Shohim edhe këtu një rritje të konsiderueshme të numrave në Parlament në krahasim me përbërjen e kaluar.

Në njësinë e gjashtë këto dy parti kanë ftuar 6 deputetë, në të pestën 1 deputet, në të dytën 3 dhe në njësinë e parë 2 deputet.

LEXO EDHE:  Si u përfshi Fleura Kola në debatin me Maks Velon!?

LEXO EDHE:  Ngjela krah studentëve/ Do krijojnë profilin real të Shqipërisë

Lëvizja BESA e Bilall Kasamit, e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit, arriti të marrë katër deputetë. Ndërsa, Partia Demokratike e kryesuar nga Menduh Thaçi mori vetëm një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore.

NJËSIA ZGJEDHORE 1

BDI:

Izet Mexhiti

Arben Ziberi

BESA: Zeqirija Ibrahimi

AAA: Skender Rexhepi

ASH: Abdulla Saliu

NJËSIA ZGJEDHORE 2

BDI:

Arbër Ademi
Berat Ajdari
Merita Koxhaxhiku

BESA: Afrim Gashi

ASH: Elmi Aziri

AAA: Safije Sadiki

NJËSIA ZGJEDHORE 5

BDI:

Agim Shaqiri
Ismail Jahoski
Arbana Pasholli

ASH:

Syrija Rashidi
Remzi Memedi

NJËSIA ZGJEDHORE 6

BDI:

Ali Ahmeti
Talat Xhaferi
Shpresa Hadri
Branko Manajlovski
Xhevat Ademi
Mirsade Emini-Asani
Bajram Kadrija

PDSH:

Menduh Thaçi

BESA:

Bilall Kasami
Fadil Zendeli (RDK)

ASH:

Ziadin Sela
Adnan Neziri
Ilire Dauti
Hysni Ismaili
Halil Snopçe
Artina Qazimi

LEXO TE PLOTE

Lajme

Njoftim zyrtar nga Vodafone Albania

Publikuar

-

Nga

Njoftim zyrtar nga Vodafone Albania

Vodafone u njoftua sot mbi  disa spekulime që  po qarkullojnë  në  tregun Shqiptar, mbi mundësinë  e tërheqjes së  kompanisë Vodafone nga Shqipëria.

Vodafone mohon kategorikisht këtë  lajm.

Vodafone është një prej investitorëve të huaj më  të  mëdhenj dhe të qëndrueshëm në  vend. Së fundmi, kompania ka zgjeruar aktivitietin e saj me blerjen e operatorit fiks Abcom dhe  aktualisht po nis një plan investimi në  infrastrukturën e rrjetit, me vlerë 500 milion Euro,  investim ky që  do të ndryshojë  rrënjësisht cilësinë e shërbimeve fikse dhe TV për klientët shqiptarë.

LEXO EDHE:  Plas te “Shëndetësia”/ Debate të forta mes deputetëve

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela përgjigjet për 4 pyetje/ Revoltat e Bashës, shkarkimin e Metës, SPAK dhe korrupsioni shtetëror

Vodafone konfirmon angazhimin e saj në  tregun shqiptar, si një  prej tregjeve kyçe të  Vodafone në  Europë.

LEXO TE PLOTE