LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Buxheti nuk preket"/ Ahmetaj: Presim që donacionet të arrijnë në 150 milionë euro

5 Dhjetor 2019, 10:40, Politikë CNA
"Buxheti nuk preket"/ Ahmetaj: Presim që donacionet të

Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, theksoi se tërmetit i 26 nëntorit, nuk do të ketë pasojë në buxhetin e shtetit.

Sipas Ahmetaj, megjithëse kostot e rindërtimit pas fatkeqësisë natyrore, janë të mëdha, kjo nuk do të ndikojë në buxhet, asnjë taksë nuk do të rritet dhe asnjë investim i parashikuar apo subvencion për shtresat në nevojë nuk do të cënohet.

“Nuk do rrisim asnjë taksë, në mënyrë direkte as borxhin s?do e rrisim, por do i përgjigjemi në dinamikë duke nisur nga 1 janari me programin specifik të detajuar të ndërtuar nga vetë kryeministri me ndihmën e komisionit të Ekonomisë e Financave për atë që sot prezantohet si programi i rindërtimit.

E theksoj është dinamik, s?ka rritje taksash e që ditën e parë nis me gati 200 milionë USD.

Fillojmë me 70 milionë dollarë nga donatorët. Të jeni të bindur do shkojë mbi 150 mln euro mbështetja nga donatorët, shumë shpejt do jetë konferenca e donatorëve iniciuar nga KE.

Ky pra është buxheti, thelbi është: 1 program të rëndësishëm rindërtimi që do fokusohet te ndërtimi i banesave në Tiranë, Durrës, Thumanë, Lezhë apo edhe diku tjetër. Paralel do ketë për strehim, që në fillesë në buxhet është 1 miliardë lekë.

Kosto e akomodimit në hotel sot është 2.4 milion usd në muaj që përballohet nga qeveria.

Rritja ekonomike do duhet të vazhdojë dhe për 1 muaj apo 2 muaj do duhet të kalojë trauma e rëndë që pësuam nga tragjedia, ne do duhet të fokusohemi te zhdukja e pasojave, mos lënia e asnjë qytetari mbrapa, rindërtimi i vendit dhe rritja ekonomike.

Ky buxhet që kalojmë ne sot këtu nuk preket, nuk ulet e nuk cënohen shërbime e paga e pensione, zero, asnjë shërbim publik nuk cënohet, asnjë subvencion, ndjekim ritmin vjetor të rritjes.? tha Ahmetaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga