Connect with Us

Bojaxhiu i 99-shave!

Politikë

Bojaxhiu i 99-shave!

Publikuar

-

Dy ditët e fundit në rrjet ka qarkulluar një video, ku bojaxhiu i 99-shave, ai që pretendon se është kryebashkiaku i Tiranës, që merr urdhër nga shefi i Rilindjes të ngrihet në mëngjes dhe të lyejë shkallët. Ta lyejë ai vetë, jo punonjësit e bashkisë, jo punonjësit e komunales apo gjelbërimit, apo mirëmbajtjes së rrugëve. Por, vetë personalisht Erion Veliaj.

Njeriu që hyri në politikë nga Mjaft-it, duke luftuar socialistët, më pas i shndërruar në një “99-sh”, një parti që nuk mori asnjë mandat dhe vota mori aq sa duhej të shporrej nga politika. Por, u shfaq si një kufomë politike pas zgjedhjeve te 2009-ës.

Më pas, në krah të Edi Ramës me votat e socialistëve që i kishte luftuar, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër, ku dhe u martua në Kala. Më tej u emërua ministër dhe më pas kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Prej disa kohësh me intriga, në aleancë me Lulzim Bashën apo Ilir Metën, Erion Veliaj nxirrte veten si lideri i së majtës së re. “99-shi”, i kthyer së fundi në bojaxhi me detyrim nga kapoja i Rilindjes, së fundi ka marrë çdo media nën kontroll. Askush nuk thotë asnjë fjalë për të. As mediat e opozitës nuk raportojnë asnjë fjalë për të.

Nuk po flasim për kazanin dhe tepsinë e Rilindjes, por për mediat e opozitës, të cilat i kanë blerë, luajnë futboll me to. Shumë mirë bëjnë, le të argëtohen, por të mos luajnë me fatet e Tiranës.

Këtë na e tregoi Edi Rama dy ditë më parë, kur më në fund shfaqi të vërtetën. Jo se Rama ka ndonjë problem me Lali Erin, por ai na tregoi diçka. Kapoja e Rilindjes është një dhe vetëm një dhe ky quhet Edi Rama.

Erion Veliaj, njeriu që luan me tezën se i paqëton palët, se mund të marrë Ilir Metën, se i ka mediat nën kontroll, se ai është e ardhmja e socialistëve, nuk tregon dot asgjë tjetër. Por, se është thjeshtë dhe vetëm një “qen i rrahur” nga Edi Rama dhe është bojaxhiu i “99-shave” në Rilindje.

LEXO EDHE:  Fitorja e Trump/ Bejtja-Ramës: Kujdes çfarë flet ose lere Kryeministrinë

Këtë e tregoi me vepra Edi Rama, duke ia thënë publikisht, duke ia nxjerrë videon dhe e trajtoi si ta kishte pastruesin e Kryeministrisë, pastruesin e godinës së Rilindjes dhe të vinte ai vetëm ta lyente.

Pavarësisht se Lali po përpiqet të thotë lart e poshtë se ka probleme me kryeministrin, apo se po i mban atij qëndrimi, në fakt e tha publikisht qëndrimin. Pa asnjë dinjitet uli kokën dhe nuk tha asnjë fjalë.

Është thjesht dhe vetëm një “qen i rrahur” nga Edi Rama, dhe asgjë më shumë sesa kaq. Është bojaxhiu i 99-shave, brenda Rilindjes.

Përtej intrigave që përdor në media, për gjoja aleanca, e se ky do të na jetë e ardhmja e socialistëve, Lali Eri ende nuk e ka kuptuar se detyra e tij është ajo që i ka dhënë Edi Rama, të marrë një bahcçe dhe ta pastrojë nga barërat e këqija, të lyejë ndonjë mur dhe asgjë më shumë sesa kaq. Këtë e pamë dhe e dëgjuam të gjithë. Tani presim reagimin e fortë të këtij politikan që e ka emrin Lali Eri , i ardhur nga 99-shat ne PS.

Si do të reagojë ndaj Edi Ramës, cili do jetë qëndrimi i tij. Do të ecë përpara me kokën lart, apo do pranojë të ketë një qen i rrahur dhe një vasal, e asgjë më shumë sepse ndryshe karriera e tij politike merr fund, ditën që guxon të kundërshtojë Edi Ramën dhe Lali e di shumë mirë detyrën e tij.

Me furçën në dorë dhe kovën e bojës e leu murin që i dha urdhër kapoja e Rilindjes./ CNA.al

Video/ Rama degjeneron publikisht Veliajn

Shënim/ Pse Rama e trajton Lali Erin si “qen”

Veliaj, kundërshtar apo zagar i Ramës?!

Erion Veliaj vrasësi me fytyrë të vrerosur

Fotot-Kur Veliaj ishte i Berishës dhe SHIK-ut të Gazidedes

Foto-Tirana digjet për ujë/ Kur Veliaj protestonte kundër Nanos dhe Ramës

Tirana digjet, lali krihet

Me diplomë false në krye të Bashkisë/ Veliaj pranon mashtrimin?

A do ta shpëtojë drejtësia,Veliajn nga akuza për vrasjen e Ardit Gjoklajt

Një tjetër “vrasje” që akuzon Bashkinë e Tiranës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Demokratët në zi/ Ndarje e parakoshme e deputetit

Publikuar

-

Nga

Një lajm i hidhur vjen për demokratët mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, demokrati Ali Gripshi. Ndarja e parakohshme ka ardhur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Gripshi ka qenë deputet i PD-së në zonën e Peqinit dhe ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Partisë Demokratike po në këtë qytet.

Në vitet e para të demokracisë, ai ka qenë një nga politikanët më aktivë në radhët e Partisë Demokratike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Opozita luftë frontale”/ Ndoka: 2020-ta, vit pa Ramën kryeministër

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, njëkohësisht aleati i Lulzim Bashës, ka folur së fundmi për aksionin opozitar dhe sfidat e tyre për vitin 2020.

Ndoka tha se djegia e mandateve ka qenë vendimi më i guximshëm dhe më i rëndësishëm i opozitës së bashkuar, në aspektin politik e moral, në raport me qytetarët shqiptarë.

Ai akuzoi qeverinë se e ka zhytur vendin në krizë të thellë politike, ekonomike dhe morale, teksa deklaroi se 2020-ta do të shpallet si “viti pa Edi Ramën kryeministër”.

“Me politikat diskriminuese, kjo qeveri detyroi mijëra familje dhe të rinjë të braktisin vendin nga gjendja e mjerueshme ekonomike.

Me humbjen e shpresës për të jetuar në këtë vend, qindra mjekë, infermierë, biznesmenë u larguan nga vendi. Ne kaluam një vit dramatik, ku opozita e bashkuar dhe qytetarët shqiptarë kërkonin largimin e kësaj qeverie dhe të kryeministrit Edi Rama, si shkaktari dhe përgjegjësi i kësaj gjendje.

LEXO EDHE:  Rama thumbon opozitën/ Doktoresha e shkencave dhe bashkëvuajtësi i saj ngrohën vezë

LEXO EDHE:  Heqja e mandateve/ Reagon kryeministri Edi Rama

Rama po sillet si politikani më i papërgjegjshëm si drejtues i një mazhorance me vota të blera. Rama po pushton të gjitha institucionet, pushteti ka gjunjëzuar dhe kapur shtetin. Jemi në prag diktature. Viti 2020 duhet të shpallet si “viti pa Edi Ramën Kryeministër”, u shpreh ai, për “Koha Jonë”.

Ndoka tha se opozita është e fokusuar tek axhenda e Bundestagut gjerman për zgjidhjen e krizës.

“Nëse kjo axhendë refuzohet apo anashkalohet nga Rama, deviza ynë si opozitë e bashkuar do jetë; luftë frontale këtij banditi të demokracisë dhe institucioneve, luftë pa kompromis dhe me çdo çmim që meriton liria e një kombi të shtypur nga një ozurpator”, theksoi kryetari i PDK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi, në Beograd/ Reagon Cakaj

Publikuar

-

Nga

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi, në Beograd, është dënuar ashpër nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një postimi, në rrjetet sociale, Cakaj ka deklaruar se sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi nga ekstremistët serb është i papranueshëm.

Gjithashtu, ministri ka theksuar se kurrsesi një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit por pikëpamjet duhet të adresohen përmes dialogut.

LEXO EDHE:  Fitorja e Trump/ Bejtja-Ramës: Kujdes çfarë flet ose lere Kryeministrinë

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Berishës/ Rama i shpalli “luftë të ftohtë” Gjermanisë

“Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit. Pikëpamjet e ndryshme duhet të adresohen përmes dialogut. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike”, deklaron Cakaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE