LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha në Lezhë/ Milionat e oligarkëve të shkojnë për të pastrehët

5 Dhjetor 2019, 14:31, Politikë CNA
Basha në Lezhë/ Milionat e oligarkëve të shkojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka  qenë pasditen e sotme në Lezhë ku është njohur nga afër me problematikat e banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa shprehet se është e rëndësishme të bëhet gjithçka për të zbutur tronditjen e madhe tek banorët,ndërsa shtoi se paratë që ndahen për oligarkët, duhet të ndahen për të pastrehët.

Postimi i plotë

Sot në Lezhë takova banorë që janë në dilemë të rikthehen apo jo në banesat e tyre të dëmtuara sepse ende nuk është bërë vlerësimi përfundimtar nëse janë të banueshme.

Është shumë e rëndësishme të bëhet gjithçka për të zbutur tronditjen e madhe që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit dhe të rikuperojmë pasojat që la pas në mijëra banesa të dëmtuara dhe të shkatërruara.

Ka nevojë urgjente të shtohen grupet e vlerësimit. Edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga tërmeti, ende në shumë banesa nuk është bërë vlerësimi duke lënë banorët në pasiguri.

Realiteti nuk ndryshon duke e mohuar, por duke u përballur me të dhe duke dhënë zgjidhje. Zgjidhja fillon që nga ndihmat emergjente për të cilat banorët kanë nevojë, e deri te çertifikimi zyrtar i banesave.

Vëmendja në këto ditë të vështira për vendin, duhet të shkojë te profesionistët e vërtetë, sepse fatmirësisht vendi ynë ka shumë inxhinierë të zotë, por ka munguar vullneti për ti vënë në punë. Nuk ka kohë për të humbur! Është e pakuptueshme mosangazhimi i shumë inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht!

Duhet urgjentisht të alokohen dhe shpërndahen fonde për familjet në zonat rurale në mënyrë që të nisin riparimin dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara. Qindra milionat e ndara për oligarkët dhe që nuk kanë asnjë impakt në jetën e qytetarëve duhet tu kalojnë njerëzve të mbetur pa strehë, ndërsa moti është ftohur, dhe pritet të intensifikohen reshjet.

13:17 Politikë

Bojaxhiu i 99-shave!

Dy ditët e fundit në rrjet ka qarkulluar një video, ku bojax...

Lajmet e fundit nga