Connect with Us

Angela Martini viziton banorët e prekur nga tërmeti/ Pritet nga kryebashkiaku i Durrësit dhe zv.ministrja Voda

Sociale

Angela Martini viziton banorët e prekur nga tërmeti/ Pritet nga kryebashkiaku i Durrësit dhe zv.ministrja Voda

Publikuar

-

Modelja me famë botërore Angela Martini është pritur nga kryetari në detyrë i bashkisë së Durrësit, Zhyljen Varfi ku zhvilloi një takim me strukturat lokale të qytetit bregdetar.

Në këtë takim ishin të pranishëm dhe zv ministrja e Brendshme Rovena Voda si dhe drejtoresha e Bashkëqeverisjes në kryeministri Eridana Çano. Çano është shprehur se ndihen shumë të kënaqur për praninë Angela Martinit në Durrës.

“Jemi shumë të kënaqur që të kemi sot këtu duke dhënë një mesazh pozitiv të gjithë bashkëkombasve që u gjendesh pranë në këto momente të vështira”, tha znj Çano. Zv ministrja e Brendshme Rovena Voda, si kryetare e shtabit të Emergjencave për qarkun e Durrësit, ka ndarë me modelen punën që po kryhet në zonat e prekura nga tërmeti. “Është shumë mirë që në momente kaq të vështira shohim figura të dashura për ne, të dimë se në këto momente, banorët e prekur nga tërmeti nuk janë vetëm”, tha zvministrja Voda.

LEXO EDHE:  Maskat dhunojnë çiftin e të moshuarve/ I lidhin këmbë e duar dhe u marrin lekët

Angela Martini e emocionuar është shprehur: “Faleminderit ju për punën që keni bërë. Ju jeni tamam heronjtë e vërtetë jo unë, sepse unë kam bërë një pjesë shumë të vogël, kurse keni bërë punën e vërtetë.. Unë kam qenë shumë e prekur kur e kam marrë vesh për ngjarjen. Si e kam shkruar në Instagram, është e vërtetë kur sje në vendin tënd është më keq se është gjaku yt, vendi yt.Unë kam bërë kontributin tim, por duhet të bëj edhe më shumë. Gjëja që dua të them është se unë besoj te kryeministri ynë shqiptar dhe unë jam e sigurt se do të bëjë të pamundurën për të rindërtuar vendin dhe cdo gjë do të jetë transparente”, tha modelja Angela Martini./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nesër “ngrin” Shqipëria/ Termometri shkon -10 gradë celsius

Publikuar

-

Nga

Dita e hënë pritet të sjellë temperatura shumë të ulta ne vendin tonë.

Në fillimin e javës priten rryma ajri shume të ftohta me origjine polare që do të prekin gjithë Ballkanin duke përfshirë edhe vendin tone.

Moti do të jetë i kthjellët por do të bëjë shumë ftohtë pasi termometri do të zbresë nën zero.
Temperaturat do të zbresin deri në -10 gradë në veri, -5 në onat e ulëta dhe -2 në bregdet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Emigrantët lënë Shqipërinë pas festave/ Fluks lëvizjesh në pikat kufitare

Publikuar

-

Nga

Pas pushimeve në Shqipëri, për emigrantët është koha të lënë vendin e tyre dhe të rikthehen në shtetet ku jetojnë e punojnë.

Në pikat kufitare të vendit, janë shënuar radhë të gjata dhe fluks në qarkullim.

Vetëm  ditën e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3527 dhe kanë dalë 5515 shtetas.

LEXO EDHE:  Presidenti i Kosovës Thaçi nesër në Tiranë

LEXO EDHE:  I mori 4 mijë euro të resë/Nën hetim durrsaku

Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 3387 dhe kanë dalë 2882 shtetas./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nisin reshjet e borës në Korçë/ Probleme në disa akse

Publikuar

-

Nga

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Zonat me reshjet intensive janë aksi Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe pjesa e Qarrit ka deri sasia e borës ka arritur 7 cm dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

Në Qarr ka probleme pasi është bllokuar rruga nga automjetet që kanë mbetur në rrugë, pasi nuk kishin zinxhirë.

LEXO EDHE:  Trafikonte tritol në kompani/ Arrestohet menaxheri, shpallet në kërkim pronari

LEXO EDHE:  Video-Durrës/ Pushuesit helmohen me akullore

Ndërkaq, sipas  Sherbimit Meteorologji, në vijim moti do të vij duke u përkeqësuar. Reshje dëbore priten në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta. Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE