LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti në Shkodër/ Ndërron jetë një nga të plagosurat

5 Dhjetor 2019, 18:58, Kronika CNA
Aksidenti në Shkodër/ Ndërron jetë një nga të

Ka ndërruar jetë pak minuta më parë Marije Leka, një nga të plagosurat në aksidentin e regjistruar pasditen e sotme në Shkodër.

Mësohet se Leka nuk ka mundur t?u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë djali i saj 21-vjeçar Petrit Leka, si dhe Sylë Palnikaj me bashkëshorten Katrinë Palnikaj, po marrin mjekim.

Këta persona mbetën të plagosur nga përplasja e një makine tip ?Benz? me një kamion, në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Sakaq, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit fatal./ CNA.al

Lajmet e fundit nga