Connect with Us

Vodhën 2 milionë lekë në banesën e kushëririt/ Prangoset 25-vjeçari, nën hetim dhe dy të mitur

Kronika

Vodhën 2 milionë lekë në banesën e kushëririt/ Prangoset 25-vjeçari, nën hetim dhe dy të mitur

Publikuar

-

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Cousins” është bërë e mundur zbardhja e vjedhjes së ndodhur më datë 06 nëntor 2019, ku në banesën e shtetasit Xh. Q., u vodhën 2 milionë lekë të reja.

Mësohet se policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar, si dhe dy të tjerë të mitur, janë proceduar penalisht në gjëndje të lirë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, finalizuan me metoda proaktive operacionin policor të koduar “Cousins” në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

– A. Q., 25 vjeç, banues në Kamëz (kushëri i pronarit të banesës së vjedhur, shtetasit Xh. Q.,).

Si dhe u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit:

LEXO EDHE:  Tiranë/ Tentoi të vidhte një makinë, arrestohet

– G. Q., 15 vjeç,  dhe A. Q., 14 vjeçe, banuese në Kamëz

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se në datë 11 nëntor 2016, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh. Q., ku kanë marrë 2 milionë lekë të reja.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Tiranë/ Gjendet i pajetë roja i pallatit

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ 36-vjeçarja vetëhidhet nga kati i pestë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një roje pallati është gjetur i pajetë.

Policia bën me dije se, më datë 13.08.2020, rreth orës 13:24, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushimin e kati -2, roja i objektit  shtetasi N.B., rreth 50 vjeç, ku dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia.



LEXO EDHE:  Letra e komisarit të dorëhequr: “Personi që në 79-n më dënoi babain për agjitacion, tani më dënon mua për dritat”

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e Regis Runajt në Elbasan/ Shkon në 3 numri i të arrestuarve

Publikuar

-

Nga

Arrestohen 6 persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Shkon në tre numri i të arrestuarve për vrasjen e 23-vjeçarit, Regis Runaj.

Pas Euglen Halilajt dhe Xhuljano Hoxhës, është vënë në pranga edhe kunati i këtij të fundit, Erjon Shehu.
Shehu është i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e 29 korrikut, pasi pas një kontrolli në banesën e tij iu gjetën dhe një sasi municionesh. Përveç vrasjes së Runajt, Shehu dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit.



LEXO EDHE:  Pse heshtin dy portalet e Bashës?/ Opozita anashkalon grabitjen e Rinasit

Regis Runajt u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit, mbrëmjen e 29 korrikut. Autorët dyshohet se kanë konsumuar lëndë narkotike bashkë me viktimën e më pas e kanë goditur me thika./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I grabitën me armë automjetin luksoz dhe 6000 franga turistit/ Arrestohet tre persona në Durrës

Publikuar

-

Nga

I grabitën me armë automjetin luksoz dhe 6000 franga turistit/ Arrestohet tre persona

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit ne në afërsi të një marketi te Shkëmbi i Kavajës, një shtetasi me banim në Zvicër i kishin marrë mjetin nën kërcënimin e armës dhe ishin larguar, menjëherë organizuan punën dhe falë reagimeve të shpejta e profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndjekja”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

K. R., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, pasi në vitin 2013, në qytetin e Vlorës, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P. dhe ka plagosur me thikë shtetasin Sh. D.

H. S., 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Vrasja” dhe në Shqipëri për veprat penale “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve u arrestua dhe shtetasi G. D., 42 vjeç, banues në Durrës.

LEXO EDHE:  Grabitja spektakolare në Rinas/ SPAK mbyll hetimet, “Dajës” i pushohet akuza pas vdekjes



Shtetasit H. S. dhe K. R. dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e armës, i kanë marrë automjetin tip “Audi Q5” dhe 6000 franga zvicerane, shtetasit B. F., 33 vjeç dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Kavajës ku kanë kërkuar ndihmën e shtetasit G. D., për t’i ndihmuar që të fshihnin makinën pasi po i ndiqte Policia.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Tentoi të vidhte një makinë, arrestohet

Dy shtetasit, për t’i shpëtuar Policisë, kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, por janë kapur bashkë me shtetasin G. D., pas ndjekjes dhe punës profesionale të kryer nga shërbimet e Policisë.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit B. F., si dhe po punohet për gjetjen e shumës së frangave të vjedhura nga dy shtetasit e arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE