Connect with Us

U përball me Vettingun/ KPK jep vendimin për gjyqtaren e Krimeve të Rënda

Kronika

U përball me Vettingun/ KPK jep vendimin për gjyqtaren e Krimeve të Rënda

Publikuar

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi. Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi u rivlerësua pa probleme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në të tre kriteret.

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi u përball të hënën më 2 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK. Gjatë një seance që zgjati pak, Olldashi u njoh me detajet e procesit të rivlerësimit që po kryhet nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Etleda Çiftja anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.

Iliriana Olldashi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2005, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

LEXO EDHE:  Krimet e Rënda përgënjeshtrojnë arrestimin e prokurorit Çoçoli

Relatorja e çështjes, Xhensila Pine shpjegoi në fillim të seancës dëgjimore se rivlerësimi për gjyqtaren Olldashi ishte përfunduar në të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.

Sipas raportit të dorëzuar pranë KPK nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, gjyqtarja Olldashi nuk kishte probleme në deklarimin e pasurisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ndodhej i vetëm në shtëpi/ Bashkëshortja gjen pa jetë burrin

Publikuar

-

Nga

Një i moshuar është gjetur i pajetë nga bashkëshortja në banesë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit të Kuçovës, nga ku mësohet se viktima është identifikuar si Bardhyl Ali.

I ndjeri jetonte vetëm më bashkëshorten pasi të dy fëmijët, vajza dhe djali banonin përkatësisht në Tiranë dhe Angli.

Pasi ka konstatuar vdekjen e bashkëshortit gruaja i ka telfonuar menjëherë policisë, ekspertët er të cilës kanë mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet. Dyshimet e para të nxjerra nga ekspertët bëjnë të dyshohet se i ndjeri ka ndëruar jetë si rezultat i një aresti kardiak. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Humbi kontaktet me familjen dy ditë më parë/ Gjendet 15-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Dy ditë pasi familjarët ngritën alarmin, është gjetur vajza e zhdukur në Prishtinë.

Bëhet fjalë për 15-vjeçaren E. Zagori, e cila kishte ardhur për pushime nga Austria dhe humbi kontaktet me familjen gjatë festave të fundvitit.

Lajmi është konfirmuar për “Indeksonline” nga familjarët, të cilët treguan se e mitura u gjet në një rrugë në Fushë-Kosovë.

“E kemi gjetur vajzën. Tani është duke u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës. Motra e vet e ka gjetur, e ka parë një makinë të dyshimtë dhe ata personat kanë ikur…”, thonë familjarët.

LEXO EDHE:  Shënim/ Kush është krimi dhe politika

LEXO EDHE:  Prokurori i dosjeve të nxehta “në sitën” e Vettingut/ Kandidati për SPAK drejt konfirmimit në detyrë?

Ndërkohë ende nuk dihet çfarë ka ndodhur me adoleshenten përgjatë dy ditëve, por pritet që dëshmia e saj të hedhë dritë mbi largimin e mistershëm./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplaset kamioni me motoçikletën/ Një i plagosur

Publikuar

-

Nga

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Kozare të Kuçovës.

Mësohet se një kamion është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur një person i plagosur, i cili është transportuar menjëherë në spital.

Nga infomacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, ndërsa i plagosuri është i identifikuar si shtetasi me iniciale S.T.

LEXO EDHE:  Shtyhet seanca për Rovena Gashin/ Nuk pranohet motra asistente

LEXO EDHE:  Shtyhet seanca për Rovena Gashin/ Nuk pranohet motra asistente

Ndërkohë policia është nisur drejt vendngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE