Connect with Us

U dëmtua nga tërmeti/ Godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave jashtë funksionit

Kronika

U dëmtua nga tërmeti/ Godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave jashtë funksionit

Publikuar

-

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka dalë jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Sipas akt konstatimit të  inspektorëve të Insitutit të Ndërtimit, kjo godinë ka pësuar dëmtime të shumta strukturore.

Nga drejtuesit e këtij institucioni aktualisht janë marrë të gjitha masat për evaukimin  e punonjësve në godina të tjera, cka garanton mirëfunksionimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit. Nga DPD është miratuar “Manuali mbi mënyrën e funksionimit të sistemit doganor lidhur me deklarimin, verifikimin, kontrollin dhe çlirimin e mallrave në raste emergjence”.

LEXO EDHE:  Greqia nuk gjen qetësi/ Rikthehet makthi i tërmeteve

Është kryer transferimi i serverave pranë zyrave të AKSHI-t, si dhe është kryer zhvendosja e sektorëve kyç (VQ dhe SKAO) pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune.

Të gjitha degët doganore kufitare, edhe të brendshme, në çdo moment kanë funksionuar me kapacitete të plota”, shkruhet në dokumentin e vlerësimit të dëmeve./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Po shkojmë për të festuar Shën Valentinin në Greqi”/ Kontrolli në makinë “fundos” çiftin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Dy shtetas shqiptar, burrë dhe grua, janë vënë në pranga ditën e djeshme, nga policia në Igumenicë.

Mësohet se ndalimi i tyre u bë në në Asproklisi, pranë kufirit greko-shqiptar, pasi në mjetin me të cilin udhëtonin u gjet një sasi prej 15 kg marijuanë.

Autoritetet greke ndaluan automjetin me të cilin ata po udhëtonin në momentin kur po tentonte të hynte në tokën greke.

Lënda narkotike ishte futur në bagazhin e makinës, ku kishin disa vende të improvizuara enkas, u gjetën 16 pako me 15 kg 50 gram marijuanë dhe dy celularë.

LEXO EDHE:  Gjashtë ditë pas tërmetit tragjik/ Zyra e Menaxhimit të Fatkeqësisë informon mbi situatën

LEXO EDHE:  Gjobitet subjekti, shmangu detyrimet doganore të naftës

Në momentin e ndalimit çifti ka deklaruar se vinte nga Shqipëria në Greqi për të festuar ditën e të dashuruarve, por pas kontrollit nga policia është konstatuar edhe lënda narkotike.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthim eksplozivi në një dyqan

Publikuar

-

Nga

Një sasi lëndë eksplozive ka shpërthyer mbrëmjen e kaluar në një dyqan në fshatin Gocaj të Lezhës.

Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Shpejtësi skëterrë në aksin Tiranë-Durrës/ Policia nuk fal as për Shën Valentin, ndëshkon shoferët “rebelë”

Publikuar

-

Nga

Gjatë mbrëmjes të së premtes, policia rrugore ka ushtruar kontrolle për zbatimin e rregullave të qarkullimit në aksin Tiranë-Durrës.

Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e policisë, mbrëmjen e djeshme janë hequr 16 leje drejtimi për shpejtësi jashtë normave të lejimit në aksin Tiranë-Durrës.

Gjithashtu në kuadër të këtyre operacioneve u evidentuan shumë drejtues duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën në rrugë.

Fundjava gjithmonë është në qendër të vëmendjes nga policia Rrugore për parandalimin e rasteve që abuzojnë me shpejtësinë, ku gjatë natës së djeshme ata u fokusuan ne aksin Tiranë-Durrës.

“Shpejtësi&lagështi në rrugë, destinacioni. Në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë, kontrolle parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranes, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për te siguruar rrugët e përdoruesit e saje përgjatë udhëtimit. Fundjava dhe festa janë për tu festuar,jo për të fluturuar në rrugë dhe përfunduar në , apo më keq akoma. Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta me shume, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën ne rruge. 16 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 148 km/h deri në 175 km/h dhe drejtuesit e mjeteve janë përcjelle për ne Organin Administrativ Shtetëror për gjykim. 14 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h.

LEXO EDHE:  Video-Rama mesazh nga Londra/ Viti i ri nuk do gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje

LEXO EDHE:  “Mungon akti zyrtar për sigurinë e banesave”/ Basha: Në burg kush luan me jetët e qytetarëve 

KUJDES! Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim respekto normat e sjelljes ne rruge, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit te pijeve alkoolike, udhëzimet dhe këshillat e policit, për sigurinë tuaj dhe te tjerëve. Misioni jone, është siguria juaj, kontribuo edhe ti ne rritjen e sigurisë ne rruge, duke manifestuar rregull dhe disipline, ne raport me rregullat e qarkullimit rrugore. Foto  dhe gjobe  ne adrese te komisariatit digjital, ne numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje qe cenon sigurinë rrugore.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE