LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transportonte emigrantë të paligjshëm drejt kufirit/ Arrestohet në flagrancë 43 vjeçari

4 Dhjetor 2019, 09:14, Kronika CNA
Transportonte emigrantë të paligjshëm drejt kufirit/ Arrestohet

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Mësohet se policia ka arrestuar sot në flagrancë një 43 vjeçar me inicialet I.P , pasi është kapur në flagrancë duhe transportuar 11 emigrantë të paligjshëm drejt kufirit.

“Finalizohet operacioni policor i koduar ?Memlishti 2?.

Kapet duke transportuar 11 shtetas të huaj, arrestohet në flagrancë një shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasi I.P., u kap duke transportuar me mjetin furgon tip ?Benz? 11 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, të cilëve iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Nga ana e Policisë, po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve?.”, thuhet nv njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga