Connect with Us

Situata e rëndë në Borizanë/ Banorët prej një jave nën streha plasmasi

Politikë

Situata e rëndë në Borizanë/ Banorët prej një jave nën streha plasmasi

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bën të ditur se vetëm pak kilometra larg Thumanës, në Borizanë, gjendja është shumë e rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se shumë ndërtesa janë dëmtuar nga tërmeti, ndërsa qytetarët prej një jave qëndrojnë nën streha plasmasi.

“Ata qe kane mbetur jashte vemendjes jane shume. Ne Borizane pak kilometra larg Thumanes banoret qe u jane demtuar shtepite kane fjetur prej 1 jave nen streha plastmasi.

Familjet e demtuara presin vleresimin e banesave nga eksperte dhe inxhiniere por deri me sot askush nuk ka ardhur.
Me thane se po detyrohen te marrin borxhe sepse shteti nuk po kujtohet tu vije ne ndihme dhe nuk kane ku te shkojne.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Basha/ Protesta deri në rrëzimin e Ramës

Falenderoj kontribuesit dhe donatoret qe jane te vetmit qe kane shperndare ndihma ne kete zone, dhe bej thirrje per shtimin me urgjence te grupeve te vleresimit ne terren me qellim permbylljen sa me pare te vleresimit profesional te gjendjes se banesave. Koha nuk pret!”-shkruan Basha në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

TABELA me shifrat sipas objektivave të Bashës/ 15 drejtues politikë dështuan, ja emrat dhe qarqet

Publikuar

-

Nga

Tabela krahasuese e sjellë më poshtë nga CNA.al vjen për herë të parë e plotë në media, ajo tregon targetin, pra kërkesën e Lulzim Bashës dhe qendrës për çdo drejtues politik në qark si dhe votat e gjetura në kuti.

Nga vetë zyra e kryetarit të PD dhe burimet e tij zyrtare, CNA.al sjell për herë të parë shifrat krahasuese të plota për çdo qark, ku qartazi duket se Lulzim Basha nuk ka dështuar vetë por së bashku me ekipin e tij.

Përtej masakrës së pretenduar mediatikisht nga Basha apo justifikimit publik se është kapur një rezultat historik, e vërteta e shifrave flet krejt ndryshe.

Sipas objektivave të vendosura nga vetë Basha dhe qendra, 20 drejtues politikë në qarqe kanë dështuar. Nga 12 qarqe që ka vendi, dy prej tyre kanë pasur më shumë drejtues.

Në Korçë kanë qenë dy Edmond Spaho dhe Ervin Salianji dhe në Tiranë kanë qenë 8 drejtues politikë të ndarë sipas bashkive apo dhe njësive administrative të këtij qarku.

Dështimi më i madh është regjistruar nga Helidon Bushati në qarkun Shkodër, i cili ka 16.401 vota më pak se objektivi. Megjithse në Shkodër është shpallur fitorja, mungojnë mbi 25% të votave të pretenduara përpara e gjatë fushatës, apo edhe ditën kur vetë Lulzim Basha shpalli fitoren pa u hapur kutitë.

Në Fier, Partisë Demokratike i mungojnë 14.820 vota, të cilat Enkelejd Alibeaj nuk ka mundur ti sigurojë, por është shumë larg objektivit.

Korça është një tjetër gropë elektorale për PD. Edmond Spahos dhe Ervin Salianjit i mungojnë 9.976 vota. Objektivi ishte mbi 60 mijë dhe mundën të siguronin gati 50 mijë, rezultati flet se mungojnë gati 6 mijë vota nga viti 2013 dhe së bashku me aleatët mungojnë të paktën 10 mijë vota. Korça është një nga qarqet ku dështimi me 10 mijë vota ka sjellë edhe humbjen e një mandati deputeti në tavolinë.

Gati 10 mijë vota i mungojnë edhe Tomorr Alizotit në Berat nga objektivi. Një dështim që askush nuk i gjen më justifikim.

Në Dibër “fituesit” Xhelal Mziu i mungojnë gati 8 mijë vota nga objektivi, po aq edhe Bujar Leskajt në Vlorë. Në Lezhë mungojnë gati 3 mijë vota.

Në Elbasan sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi ka mbi 2100 vota më pak se objektivi elektoral i PD në këtë qark.

Në Tiranë, pluset dhe minuset, janë thuajse njësoj, si për numrin e drejtuesve politikë ashtu edhe për totalin e votave.

LEXO EDHE:  Propozimet e PD-së/ Rama degjeneron Bashën: Nuk bëhet poezi në kohë lufte

LEXO EDHE:  Situata nga koronavirusi/ Habit Ndoka: Një opozitë tjetër do ta fundoste Ramën

Në Tiranë dështimi më i madh me vota e ka emrin Grida Duma. Ajo edhe pse deklaroi fitore spektakolare ka mundur të marrë vetëm 14.064 vota nga targeti 18.300. Grida Duma megjithse në dy bashki të vogla dhe bastione të PD, ka minus 4236 vota.

Tre emrat e tjerë që s’kanë kapur objektivat janë Jorida Tabaku, Alfred Rushaj dhe Flamur Noka. Të tre së bashku kanë gati 5 mijë vota më pak se objektivi i vendosur.

Vetëm katër nga 20 emra kanë kapur apo kaluar objektivat duke bërë edhe një rikuperim votash dhe mbyllur rezultatin e Tiranës brenda prishmërive të vendosura nga Lulzim Basha. Agron Shehaj, Albana Vokshi, Aldo Bumçi dhe Belind Këlliçi janë të vetmit në të gjithë Shqipërinë që kanë kapur dhe tejkaluar targetin e vendosur.

Aldo Bumçi edhe pse nuk u bë deputet në zonën që mbulonte, siguroi rreth 450 vota më shumë se objektivi.

Agron Shehaj, rivali i Bashës në garën për kryetar në një zonë bastion të majtë ka siguruar gati 1200 vota mbi objektivin e vënë.

Albana Vokshi, kryetarja e LDG-së e ka kaluar objektivin me vetëm 46 vota. Rekordin në Tiranë dhe rang kombëtar e mban Belind Këlliçi me mbi 5 mijë vota plus se objektivi i kërkuar nga Lulzim Basha.

Të gjitha shifrat dhe faktet janë siguruar nga zyra e kryetarit të PD Lulzim Basha dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët kanë analizuar shifrat elektorale.

Sipas këtyre të dhënave (me ndonjë gabim mjaft të vogël që nuk ndikon në zgjedhje apo analizë), rezulton se masakra elektorale nuk ekziston, por ngelet një show politik.

Ekipi i Bashës dështoi në 11 qarqe, por edhe në qarkun e vetëm ku është realizuar thuajse objektivi në total, në një dështim në bastione si në Kavajë, Kamëz, Paskuqan, Rogozhinë dhe njësitë administrative ku PD ka fituar historikisht.

Basha ka shpallur analizën por në fakt atë e ka bërë vetë me përpunimin e shifrave, ai ka gati 85 mijë vota më pak se objektivi i vendosur nga vetë ai dhe stafi i ngushtë.
Këto me kërkesat e tij dhe pritshmëritë e 2021, janë gati 70 mijë vota më pak se në vitin 2013, ditë kur PD la pushtetin. Pas 8 vitesh në opozitë, Basha regjistron këto shifra bashkë me ekipin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfaqësuesja e Agron Shehajt tregon prapaskenat/ Si më dhunuan njerëzit e Bashës në zgjedhjet e PD

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesja e Agron Shehajt tregon prapaskenat/ Si më dhunuan njerëzit e Bashës në zgjedhjet e PD

Prej 31 vitesh pjesë e strukturave të Partisë Demokratike Enkeleda Çela, përfaqësuese e Agron Shehajt në një prej komisioneve zgjedhore në garën për kryetar të selise blu vendos të tregojë për shantazhin që provoi në zgjedhjet brenda partisë.

Ajo tha se është kërcënuar nga ish deputetet demokrat Ndriçim Babasi dhe Albana Vokshi.

Në një intervistë për MCN, Çela u shpreh se ata e kanë mbajtur peng deri sa të çonin në fund skenarët e tyre që kishin nisur.

Në kohën që vjen kryetari i degës Babasi donte të ndërhynte në komision për të marrë vendime që njerëzit të votonin pa e patur kartën, duke detyruar komisionin që të bënte një kërkesë për përjashtimin tim. Po është ushtruar edhe dhunë fizike nga zoti Babasi. Kjo është një ccështje tjetër që ka të bëjë me dhunën dhe personin në fjalë. Aty u implikua edhe Albana Vokshi që gjja erdhi për të zgjidhur situatën. Ata po më mbanin peng deri sa të çonin në fund skenarët e tyre”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nis analiza në PD/ Bardhi, Paloka e Spaho nuk përmbushën objektivin

Publikuar

-

Nga

Nis analiza në PD/ Bardhi, Paloka e Spaho nuk përmbushën objektivin

Me vendimin të Kryesisë, Partia Demokratike ka hyrë në analizë të rezultatit që mori në 12 qarqe të vendit në zgjedhjet e 25 prillit. Raporti analitik i cili do të duhet të përmbyllet brenda 10 korrikut është tani në duart e drejtuesve politikë, drejtuesve të degëve dhe drejtuesve në çdo seksion të Partisë Demokratike në të gjithë vendin.

Pesë janë kriteret e përcaktuara në formularin e miratuar nga kryesia mbi bazën e të cilës do të realizohet analiza: Ndikimi i situatës politike kombëtare, Ndikimi i faktorëve lokal, subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, Komunitetet apo faktorët rajonal dhe funksionimi i koalicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Për çdo pretendim mbi tjetërsimin e votës që krerët lokalë apo drejtuesit politik kanë do të duhet ta faktojnë përmes të dhënave të besueshme.

Drejtuesit politik ndonëse do të analizojnë rezultatet në zona që atë vetë kanë mbuluar, kanë një kriter mbi të cilën do të duhet të arsyetojnë punën e tyre përballë Lulzim Bashës.

Ky është formulari që drejtuesit politik do të shpjegojnë rezultatet e marra, krahasuar me historikun elektoral në qarkun apo zonën ku ata janë ngarkuar të mbulojnë. Për secilin prej 19 drejtuesit Politik të PD, përpara zgjedhjeve ka pasur një objektiv personal të vendosur nga kreu i demokratëve, Basha.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Basha/ Protesta deri në rrëzimin e Ramës

LEXO EDHE:  Zgjedhje të parakohshme?/ Zbulohet kushti i vetëm i PD-së

ABC disponon dokumentin me objektivat personale të secilit prej drejtuesve politikë të PD, rezultat që si referencë ka pasur rezultatet e marra nga demokratët në zgjedhjet e vitit 2015 në nivel qarku. Rezultatet e marra në 25 prill krahasuar me objektivat e vendosura nga kreu i demokratëve, tregojnë se lidershipi aktual i Partisë Demokratike nuk ja ka dalë të përmbushë pritshmëritë e Lulzim Bashës.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, në përgjegjësinë e parë si drejtues politik ka pasur si objektiv të marrë 60.000 vota në qarkun ku demokratët rezultatin më të mirë e kanë marrë në vitin 2009 ku morën 7 mandate. Objektivi i vendosur nga Basha nuk mundi të arrihej nga Bardhi, për shkak se PD në Elbasan mundi të marrë 57.878 vota që u përkthyen në 6 mandate.

Shumë më larg objektivit të vendosur nga kreu i demokratëve ishte nënkryetari i PD, Edmond Spaho. Për ish-kreun e grupin Parlamentar të PD që drejtoi listën e Korçës, Basha kishte përcaktuar si objektiv  60.455 vota teksa PD mori 50.479 vota. Objektivi nuk mundi të përmbushej as nga nënkryetari tjetër i Partisë, Edi Paloka që drejtoi qarkun e Durrësit.

Në qarkun ku objektivi i demokratëve ishte të merrnin 64.000  vota duke synuar mandatin e 7-të, demokratët mundën të merrnin 63.393 vota, rezulat i cili i dha demokratëve 6 mandate./abcnews

LEXO TE PLOTE