Connect with Us

“Rama urdhëron mbajtjen e rrogës së policëve dhe mësueve”/ Vokshi:Të anullohen me urgjencë

Politikë

“Rama urdhëron mbajtjen e rrogës së policëve dhe mësueve”/ Vokshi:Të anullohen me urgjencë

Publikuar

-

Ish deputetja e PD, AlbanaVokshi ka reaguar lidhur me urdhërin e e Edi Ramës për t’u mbajtur rrogat policëve dhe mësuesve për të t’i shkuar në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.

Vokshi e quan një urdhër skandaloz dhe sipas saj duhet të anullohen me urgjencë.

“Urdhër skandaloz!!
Edi Rama nuk u heq 150 milionë USD oligarkëve të vet, por mban me Urdhër lekët e rrogës së policëve dhe mësueve. Aktet duhet të anullohen me urgjencë! Shqiptarët jane vetë solidarë, i ndihmojnë sic i kanë ndihmuar vetë deri më sot vëllezërit dhe motrat e tyre”, shkruan Vokshi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Sot kemi dy të majta në politiken shqiptare”/ Kulluri: Kush mendon shpallet “armik”

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ndërsa komenton situatën politike në Shqipëri, thekson se sot kemi dy të majta në politikën tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se në të dy krahet dominojne vetem individe qe riprodhojne udheheqesit e tyre pa fund dhe sipas tij kush mendon shpallet “armik”.

“Çeshtja nuk eshte se cfare je, por kush je”! Per te majtet ka rendesi vetem percaktimi i pare, per te djathtet i dyti!
Te paret “punojne” ose me mire riprodhojne nevojat elementare te mbijeteses! Pra thjeshte “shkojne ne pune”! Te dytet “bejne pune” e akoma me tej lene pas dicka me vlere pertej vetes! E per kete duhet te “sodisin”, pra mendojne, c’ka eshte e pamundur per te paret!
Elitat arbitrare kane nevoje vetem per te paret, qe jane numra por jo njerez qe bejne diferencen.
Ndaj sot kemi dy të majta ne politiken shqiptare. Ne te dy krahet dominojne vetem individe qe riprodhojne udheheqesit e tyre pa fund! Nuk mendojne por vetem perserisin ate qe u vene te lexojne, pa menduar se cfare thone! Thjeshte binden si “te punesuar”!
Kush mendon “shpallet armik”, shqeteson turmen qe shkon ne pune por nuk prodhon asgje!”-shkruan Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimet kushtetuese/ Meta bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Meta kthen në Kuvend një tjetër ligj/ Rrezikon ndëshkim të padrejtë të mediave

Pas vendimit të mazhorancës, e cila pranoi kërkesën e opozitës për ndryshimet Kushtetuese në lidhje me Reformën Zgjedhore, duket se është vënë në lëvizje edhe presidenti Ilir Meta.

Kështu mësohet se Meta ka thirrur sot në një takim kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mësohet se takimi do zhvillohet në orën 11:00, në ambientet e Presidencës.

LEXO EDHE:  Krimi, Rama-Veliaj/ Teatri Kombëtar si varrezë e Ardit Gjoklajt

LEXO EDHE:  Krimi, Rama-Veliaj/ Teatri Kombëtar si varrezë e Ardit Gjoklajt

Kujtojmë këtu se ditët e fundit situata politike në vend është “nxehur”, pasi Basha doli kundër hapjes së listave dhe kundër vendimit për të ndaluar koalicionet parazgjedhore, duke thënë se po bëhet sepse sipas tij, Rama i frikësohet koalicionit opozitar në zgjedhje.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimet kushtetuese/ Paralajmëron Krasniqi: Do ketë reagim të ashpër ndërkombëtar

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet kushtetuese/ Paralajmëron Krasniqi: Do ketë reagim të ashpër ndërkombëtar

Analisti Afrim Krasniqi, ka ironizuar ndryshimet kushtetuese që u miratuan ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve.

Analisti tha se sot u ndryshua Kushtetuta dhe u bëmë vendi i parë në histori që e bëjmë online këtë ndryshim dhe vendi i parë në Europë që e bën këtë gjatë pandemisë.

Krasniqi paralajmëroi një reagim të ashpër ndërkombëtar ndaj personave që morën nismën për ndryshimet kushtetuese.

“Ata që e morën këtë nismë, janë në dijeni se do ketë reagim të ashpër ndërkombëtar dhe ai nuk ka ardhur akoma,” theksoi ai në emisionin “A Show”, ndërsa renditi dy arsyet se përse po e bën kryeministri Edi Rama këtë.

LEXO EDHE:  Publikoi imazhet e familjarëve të 13 vjeçares/ Edi Rama reagon pas kritikave

LEXO EDHE:  Krimi, Rama-Veliaj/ Teatri Kombëtar si varrezë e Ardit Gjoklajt

“E para, sepse mandatet e dyta nuk kanë qenë të suksesshme, nuk ka reforma, nuk ka bilanc. Në këto rrethana, e vetmja mënyrë për të mbijetuar është të shpikësh klauzola për të siguruar avantazh në tavolinë. Skenari i dytë është për ta çuar skemën në ekstrem dhe më pas qeveria do të kërkojë ndaj ndërkombëtarëve diçka në shkëmbim të tërheqjes,” nënvizoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE