Connect with Us

“Po lëre politikën ooo…”/ Vokshi përplaset keq me Hysin në QS: Të të vijë turp ty që përmend Thumanën

Politikë

“Po lëre politikën ooo…”/ Vokshi përplaset keq me Hysin në QS: Të të vijë turp ty që përmend Thumanën

Publikuar

-

Një debat i ashpër ka ndodhur sot tek godina 15 në Qytetin Studenti mes deputetets socialiste Vasilika Hysi dhe ish deputetes demokrate Albana Vokshi.

Hysi e akuzoi Vokshin se po tenton të bëjë politikë, por demokratja ju përgjigj me ironi. Ndërhyrje pati edhe nga banorët, të cilët kërkuan që të mos përzihet politika me këtë çështje.

Kjo situatë u krijua pasi banorët që jetojnë me qera vjetore në godinën nr 15 në qytet student nuk kanë pranuar të dalin nga banesat, ndërsa mbrëmjen e soteme aty janë paraqitur forca të Policisë Bashkiake për të bërë të mundur evakuimin e tyre.

Debati mes Albana Vokshit dhe Vasilika Hysit:
Vasilika Hysi: Ik po të duash shko bëj politikë.
Albana Vokshi: Po lëre politikën ooo…
Vasilika Hysi: Unë kam 4 ditë në Thumanë e ti ke qenë duke fjet …
Albana Vokshi: Jo, jo. Ku e di ti? Më ke majt ti mu ee? Ouu, paskam qenë unë duke fjet… Ku e ke ti Thumanën mi? Të të vijë turp ty që përmend Thumanën se ka edhe viktima. Aktin e ekspertimit ju lutem na e jepni për banorët.
Drejtoresha: Hajde shikoje.
Albana Vokshi: Jo, jo. Na e jep. Tani na e jep.
Banori: Po lëre tani mos bo politikë me hallet e këtyre..
Albana Vokshi: Mua mos mu drejto fare. Ku e ke politikën ti? Hajde me mua…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  Debat i ashpër/Gjinushi: Rama s’ka vënë ultimatum! Duka: Duke e njohur nga afër …!

LEXO EDHE:  Shqipëria në diktaturë/ Ditë e zezë për lirinë e medias në Shqipëri

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE