LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manastirliu viziton te Trauma të lënduarin nga tërmeti/ Ka dhimbje të madhe në shpirt

4 Dhjetor 2019, 21:27, Sociale CNA
Manastirliu viziton te Trauma të lënduarin nga tërmeti/ Ka

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka vizituar sot një prej të mbijetuarve të tragjedisë së Thumanës.

Manastirliu shprehet se Aleksit po i lehtësohet dhimbja e trupit, por ka dhimbjen e madhe në shpirt për familjarët që humbën jetën nën rrënoja.
Ndërkohë ministrja bën me dije se 16 të lënduar nga tërmeti janë ende nënë kujdesin e mjekëve.

?Vizitova në spitalin e Traumës Aleksin, një prej të mbijetuarve të tragjedisë së Thumanës, të cilit çdo ditë që kalon, po i lehtësohet dhimbja e trupit, por ka dhimbjen e madhe në shpirt për familjarët që humbën jetën nën rrënoja.
?16 të lënduar nga tërmeti po rekuperojnë por janë ende nën kujdesin e mjekëve në spitalin universitar të Traumës, i cili ka përballuar peshën kryesore të mbi 900 të lënduarve që morën shërbim në spitalet tona si pasojë e tërmetit që goditi rëndë vendin tonë?, shkruan Manastirliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga