LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luli del shëtitje dhe tallet me të dëmtuarit nga tërmeti/ Tre aktet e turpshme të kreut të Republikës së re

4 Dhjetor 2019, 12:23, Politikë CNA
Luli del shëtitje dhe tallet me të dëmtuarit nga tërmeti/

Tragjedia e 26 nëntorit, përveç kryeministrit Edi Rama, në terren ka çuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Nuk mjafton kryeministri që pertej faktit se duhet të jetë në krye të detyrës, e përdor këtë tragjedi edhe për propagandë, por tashmë propagandës i është shtuar edhe Lulzim Basha, i cili kërkon të fitojë kredibilitet politik.

Banorët e dëmtuar nga tërmeti, përveçse duhet të durojnë një kryeministër arrogant, të lodhur dhe nervoz, duhet të dëgjojnë edhe budallallëqet e një kryetari opozite qesharak, pa energji, pa ide dhe thuajse jashtë realitetit.

Lulzim Basha mblodhi në një tryezë disa ndërtues dhe specialistë, të cilët tha që ishin 500, por në fakt po të shikosh fotot, në sallë nuk ishin as 50 vetë, po të kemi parasysh këtu edhe faktin se një pjesë e madhe ishin anëtarë kryesie, sekretariati dhe drejtues të PD-së.

Basha tha se do të vinte në dispozicion 500 inxhinierë, ndërkohë që nuk i ka 500 veta ti mblidhen në selinë e PD-së dhe del duke bërë propozime të gënjeshtërta, show dhe fasadë.

Por, përtej kësaj fasade dhe propgande, ka edhe tre gafa, të cilat nuk po i quajmë skandale, por turpe të kreut të Republikës së Re, Lulzim Bashës.

E para, nuk ka asnjë shifër zyrtare se cilat janë ndihmat që ka mbledhur PD-ja dhe s aka atashuar, pasi nxori një udhëzim që do ndihmojë të prekurit nga tërmeti. Por, sesa është vlera totale e atyre ndihmave që ka çuar PD-ja nuk është raportuar kurrë.

Kjo bashkë edhe me vlerën që duhet të japë vetë Lulzim Basha, miliarderi me të paktën 1.7 milion euro të deklaruara, i cili ende nuk ka deklaruar asnjë qindarkë të dhënë për të dëmtuarit nga tërmeti. Qoftë kjo në llogaritë e organizatave OJF, apo dhe të vetë qeverisë.

Më tej, tha se njerëzit duhen futur në kontenierë.

Kontenierët e banimit duan kohë të ndërtohen, nuk mund të bëhen brenda ditës. Ndërsa ata kontenierë që transportojnë mallrat nuk mund të jenë të banueshme për njerëzit.

Ndoshta Lulzim Basha propozimet e tij i shikon nga vilat e oligarkëve ku jeton, por mirë do të ishte të kthehej me këmbë në tokë, se përtej fasadës dhe propagandës që kërkon të bëjë për të rivalizuar Edi Ramën, të ishte më i vërtetë.

Ai për një shtesë pa leje të pallatit dhe për dëmtime të imagjinuara nga tërmeti i 21 shtatorit, të cilat nuk kanë ndodhur, nuk zgjodhi të shkonte as në kontenier, as në hotele, as të merrte çadër, por zgjodhi të merrte me qera vila me çmime marramendëse nga oligarkët, të cilët i kishte sulmuar kohë më parë.

Lekë nuk jep, njerëz nuk çon dot për të ndihmuar, por shtrihet në vilat e tij. Por, pse nuk i hap vilat të marrë banorët e Durrësit të prekur nga tërmeti? Apo i prishet rehatia me vjehrrin dhe me familjen?!

Por, del e bën lloqe për të rivalizuar një kryeministër që nuk di ku ka kokën, dhe që po sillet si xhandar me shqiptarët dhe me mediat. Dhe kjo ndodh pikërisht sepse ka përballë Lulin që i shërben me devotshmëri, dhe gjithçka duket thjeshtë dhe vetëm në funksion të Edi Ramës./ CNA.al

Lulzim Basha: Futini njerëzit në kontenierë

Katër aktet e Ramës në situatë të jashtëzakonshme

Lajmet e fundit nga