LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lufta kundër SIDA-s, një luftë kundër kohës

4 Dhjetor 2019, 07:58, Blog CNA
Lufta kundër SIDA-s, një luftë kundër kohës

Injektimi në kohë i ilaçeve anti-retrovirale tek të porsalindurit me HIV, zvogëlon ndjeshëm numrin e qelizave imune të dëmtuara, dhe kufizon rezervat e ?fjetura? të virusit. Në Ditën Botërore të SIDA-s, që përkujtohet çdo vit në 1 dhjetor, një studim i Universitetit të Harvardit në SHBA, nxjerr në pah rëndësinë e kryerjes së një diagnoze menjëherë pas lindjes, për fëmijët nënat e të cilëve nuk i janë nënshtruar një terapie anti-retrovirale gjatë shtatzënisë.

Shpresë për të ardhmen

Nënat e ardhshme, që rezultojnë pozitive me virusin HIV, mund t?ja kalojnë atë fëmijëve të tyre gjatë shtatzanisë, gjatë lindjes së fëmijës, apo edhe gjatë ushqyerjes me gji. Në shumicën e rasteve, kalimi i virusit mund të shmanget duke iu dhënë grave një përzierje ilaçesh – anti-retrovirale- që ç?aktivizojnë enzimat që përdor virusi HIV për t?u shumuar. Mjerisht, kjo nuk është gjithmonë e mundur, dhe 25-50 për qind e fëmijëve që nuk diagnostikohen dhe kurohen, vdesin brenda 2 viteve të para të jetës.

Ndërhyrja në kohë

Studimi i publikuar në ?Science Translational Medicine?, tregon se të posalindurit e trajtuar brenda 24 orëve të para, kanë një sistem imunitar më të fortë, më pak qeliza imune të dëmtuara, dhe 200 herë më pak viruse ?të fjetura?, sesa foshnjat që fillojnë trajtimin më vonë, rreth muajit të katërt pas lindjes.

Qasja në medikamente

Në vitin 2018, në mbarë botën pati 1.7 milionë raste të reja të infektuara me HIV. Nga 37.9 milionë që jetojnë me virusin që shkakton SIDA, vetëm 24.5 milionë prej tyre kanë qasje tek terapitë anti-retrovirale që ?shtypin? ngarkesën virale të HIV-it në plazmë, dhe lejojnë një jetëgjatësi të krahasueshme, me atë të njerëzve të pa infektuar. Vitin e kaluar, mbi 770 mijë njerëz vdiqën nga pasojat e lidhura me HIV-in.

Një front i përbashkët

Sipas UNAIDS, agjensia e Kombeve të Bashkuara që është në ballë të luftës ndaj kësaj sëmundje, një pjesëmarrje aktive e personave me HIV në kurimin e simptimave të para (edhe nëse nuk është një kurë në kuptimin e rreptë të termit:trajtimi duhet të vazhdojë për tërë jetën), është hapi i parë për të zvogëluar përparimin e epidemisë.

Nuk është për t?u habitur, që tema e Ditës Botërore të AIDS-it këtë vit është ?Komunitetet të bëjnë ndryshimin?:miliona njerëz të lidhur me pacientë me e prekur nga HIV, anëtarët e familjes, personeli shëndetësor, aktivistët, edukatorët, kanë kontribuar në përparime të dukshme në 20 vitet e fundit në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

Një progres i pabarabartë

Mbetet edhe shumë për të bërë për të arritur objektivin e vitit 2020, për të mos tejkaluar 500 mijë vdekje në mbarë botën për shkak të SIDA-s. Sipas një raporti të UNICEF, 30 adoleshentë të moshës 15-19 vjeç infektohen çdo 1 orë në botë, dhe në 2 nga 3 raste janë vajza, shpesh viktima të marrëdhënieve seksuale të hershme dhe të imponuara, dhe në të njëjtën kohë të varfërisë, mungesës së informacionit mbi mënyrën e transmetimit të virusit, për mungesën e qasjes në testime dhe zyra këshillimi. Kjo grupmoshë e të rinjve, është e vetmja që nga viti 2010 e deri më tani, ku nuk ka pasur rënie të vdekjeve për shkak të AIDS.

Zhdukja e pengesave

Aty ku nuk ndodh parandalimi, është jetik diagnostikimi i hershëm. Dhe jo vetëm për foshnjat e porsalindura. Sipas studimeve nga Instituti i Kërkimeve Klinike në Montreal (IRCM), botuar së fundmi në ?Cell Reports?, virusi ka në fazat e hershme një ?dritare cenueshmërie?, në të cilën mund të sulmohet më lehtë.

Pasi transmetohet tek një person tjetër, virusi i HIV shumëfishohet fillimisht në zona të caktuara, kryesisht në zonën gjenitale. Vetëm pas kësaj, ai nis të shumohet në pjesën tjetër të trupit, duke krijuar një infeksion sistemik. Përmes shënjestrimit të sistemit imunitar, HIV-i ?i sapoardhur? synon para së gjithash një tip qelizash fagocite, të specializuara në dhënien e alarmit.

Ai ua ?mbyll gojën? atyre, për ta bërë më të lehtë përhapjen e infeksionit edhe në pjesën tjetër të trupit. Rritja e numrit të këtyre qelizave, si para ashtu edhe në fazat e hershme të infeksionit, është parë (tani për tani vetëm tek minjtë), se ngarkesa virale e HIV-it është ulur ndjeshëm./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga