Connect with Us

Lleshaj tha se është i sigurtë/ Publikohen fotot e pallatit të shkatërruar në Lezhë

Politikë

Lleshaj tha se është i sigurtë/ Publikohen fotot e pallatit të shkatërruar në Lezhë

Publikuar

-

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar disa foto nga pallati në Lezhë për të cilin ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u përplas dhe me qytetarët, duke thënë se po përhapnin panik.

Zhupa shkruan se Lleshaj në mënyrë  të papërgjegjshme ulërinte ndaj inxhinierëve, ndërsa  duke ironizuar shkruan se “shyqyr nuk i hodhi gaz helmues qytetarëve për ti shpërndarë”.

LEXO EDHE:  Shembja e banesave nga tërmeti/ 2843 qytetarë të strehuar në struktura hoteliere

“Kjo është gjendja e pallatit 12 katësh në Lezhë që Sandër Lleshaj guxonte në menyrë të papërgjegjshme të jepte mend edhe ti ulëriste banorëve edhe inxhinierit duke e konsideruar prishje normale.Kriminale si e gjithë sjellja e tij në krye të ministrisë së brendshme. Shyqyr që nuk i hodhi gaz helmues për ti shpërndarë!”, shkruan  Zhupa në reagimin e plotë./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Demokratët në zi/ Ndarje e parakoshme e deputetit

Publikuar

-

Nga

Një lajm i hidhur vjen për demokratët mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, demokrati Ali Gripshi. Ndarja e parakohshme ka ardhur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Gripshi ka qenë deputet i PD-së në zonën e Peqinit dhe ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Partisë Demokratike po në këtë qytet.

Në vitet e para të demokracisë, ai ka qenë një nga politikanët më aktivë në radhët e Partisë Demokratike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Opozita luftë frontale”/ Ndoka: 2020-ta, vit pa Ramën kryeministër

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, njëkohësisht aleati i Lulzim Bashës, ka folur së fundmi për aksionin opozitar dhe sfidat e tyre për vitin 2020.

Ndoka tha se djegia e mandateve ka qenë vendimi më i guximshëm dhe më i rëndësishëm i opozitës së bashkuar, në aspektin politik e moral, në raport me qytetarët shqiptarë.

Ai akuzoi qeverinë se e ka zhytur vendin në krizë të thellë politike, ekonomike dhe morale, teksa deklaroi se 2020-ta do të shpallet si “viti pa Edi Ramën kryeministër”.

“Me politikat diskriminuese, kjo qeveri detyroi mijëra familje dhe të rinjë të braktisin vendin nga gjendja e mjerueshme ekonomike.

Me humbjen e shpresës për të jetuar në këtë vend, qindra mjekë, infermierë, biznesmenë u larguan nga vendi. Ne kaluam një vit dramatik, ku opozita e bashkuar dhe qytetarët shqiptarë kërkonin largimin e kësaj qeverie dhe të kryeministrit Edi Rama, si shkaktari dhe përgjegjësi i kësaj gjendje.

LEXO EDHE:  Ina Zhupa “i përvishet” Veliajt/ Mbro kujtesën historike, pastaj vajto Parisin

LEXO EDHE:  Shoqërimi i 30 të rinjve/ Banorët e Astirit marshojnë tek Drejtoria e Policisë

Rama po sillet si politikani më i papërgjegjshëm si drejtues i një mazhorance me vota të blera. Rama po pushton të gjitha institucionet, pushteti ka gjunjëzuar dhe kapur shtetin. Jemi në prag diktature. Viti 2020 duhet të shpallet si “viti pa Edi Ramën Kryeministër”, u shpreh ai, për “Koha Jonë”.

Ndoka tha se opozita është e fokusuar tek axhenda e Bundestagut gjerman për zgjidhjen e krizës.

“Nëse kjo axhendë refuzohet apo anashkalohet nga Rama, deviza ynë si opozitë e bashkuar do jetë; luftë frontale këtij banditi të demokracisë dhe institucioneve, luftë pa kompromis dhe me çdo çmim që meriton liria e një kombi të shtypur nga një ozurpator”, theksoi kryetari i PDK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi, në Beograd/ Reagon Cakaj

Publikuar

-

Nga

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi, në Beograd, është dënuar ashpër nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një postimi, në rrjetet sociale, Cakaj ka deklaruar se sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi nga ekstremistët serb është i papranueshëm.

Gjithashtu, ministri ka theksuar se kurrsesi një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit por pikëpamjet duhet të adresohen përmes dialogut.

LEXO EDHE:  Ina Zhupa “i përvishet” Veliajt/ Mbro kujtesën historike, pastaj vajto Parisin

LEXO EDHE:  Zbulohen detajet tronditëse/ Si Veliaj po tenton të "zhdukë" Tiranën

“Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit. Pikëpamjet e ndryshme duhet të adresohen përmes dialogut. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike”, deklaron Cakaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE