LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Largimi i Tufës/ Bardhyl Londo: I neveritur nga antikomunistët që në vend të gojës kanë organin e jashtëqitjes

4 Dhjetor 2019, 15:51, Aktualitet CNA
Largimi i Tufës/ Bardhyl Londo: I neveritur nga antikomunistët që

Një tjetër reagim ka ardhur nga poeti Bardhyl Londo për largimin e Agron Tufës nga Shqipëria dhe për impaktin që pati deklarata e djeshme për të njëjtën çështje.

Nëpërmejt një reagimi në rrjetet sociale, Londo thotë se është “i tmerruar” dhe i “neveritur” nga reagimet e shumta, që i cilëson si një minireferendum politik.

“Nuk e mendoja kurre se nje status i thjeshte per te terhequr vemendjen se kercenimi i sigurise dhe lirise se fjales e mendimit te nje njeriu,kushdo qofte ai,do te shderohej ne nje minireferendum politik. Jam i tmerruar nga sadizmi i shfaqur hapur per tu futur vullnetarisht ne skuadren e pushkatimit dhe per ta pushkatuar me doren e tij Agron Tufen ashtu sic jam i neveritur nga te veteshpallur antikomuniste dhe ne vend te gojes si gjithe njerezit kane organin e jashteqitjes”, shkruan poeti, ndërsa i bën thirrje politikanëve që të kujtojnë se së pari janë qenie humane.

“Shoqeria shqiptare ka mbetur skajmerisht e polarizuar dhe ne vend te vlerave vazhdon te vendose me kokefortesi pikpamjet politike. Miq,mos harroni se jeni njerez,jeni shqiptare dhe pastaj qenie politike”, thekson ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga