Connect with Us

Kush ishte spiuni sovjetik, që vodhi sekretet e bombës atomike amerikane

Politikë

Kush ishte spiuni sovjetik, që vodhi sekretet e bombës atomike amerikane

Publikuar

-

Është ditur prej kohësh identiteti i 3 spiunëve amerikanë, që vodhën sekretet atomike të SHBA-së midis viteve 1940-1948, për t’ua dhënë ato sovjetikëve. Veprimet e tyre, ndikuan në përshpejtimin e zhvillimit të armëve bërthamore nga Bashkimi Sovjetik, dhe shkaktuan praktikisht nisjen e Luftës së Ftohtë.

Në fakt, ka pasur dhe një spiun të katërt, me emrin e koduar “Godsend”, që ua dha shërbimeve sovjetike të inteligjencës, sekretet e ndërtimit të armës bërthamore. Identiteti i këtij personi, ishte fshehur deri më sot për publikun. Emri i tij i vërtetë ishte Oskar Seborer, dhe punonte në Laboratorin Kombëtar Los Alamos në Nju Meksiko, ku ndodhej edhe i ashtuquajturi “Projekti Manhatan”, ku u zhvilluan armët e para bërthamore.

Për dekada të tëra, emri i Seborer mbeti në një lloj errësire, i përmendur në disa dhjetëra faqe mes dhjetëra mijëra dokumenteve sekrete, të përpiluara nga FBI-ja amerikan. Sapo këto dokumente u deklasifikuan në vitin 2011, u vunë në vëmendje të dy historianëve, Xhon Hejnes dhe Harvi Kler.

70 e ca vite pasi Seborer e tradhtoi vendin e tij, historia e tij po bëhet më në fund publike. Kler, dikur një studiues në Bibliotekën e Kongresit, dhe Hejnes, profesor në Universitetin Emori në Xhorxhia, kanë bashkëpunuar më herët mbi disa libra mbi komunizmin dhe spiunazhin e epokës sovjetike si “Venona:Dekodimi i piunazhit sovjetik në Amerikë” (1999), dhe “Spiunët:Ngritja dhe rënia e KGB-së në Amerikë”(2010).

Para këtij zbulimi, 3 spiunët e njohur për shitjen e sekreteve atomike amerikane tek sovjetikët nga baza e Los Alamos ishin Dejvid Gringlas, Klaus Fuks dhe Teodor Holl. Për spiunin e katërt, u aludua në fillim të viteve 1990, bazuar në kujtimet e oficerëve të KGB-së.

Por në vitin 1995, ato u cilësuan si pjesë e një fushate ruse të dezinformacionit,s për të mbrojtur një agjent tjetër aktiv, shkruajnë Kler dhe Hejnes në studimin e tyre të ri. Ata i publikuan gjetjet e tyre në internet, në numrin më të fundit të revistës së CIA “Journal in Intelligence”.

Studiuesit e cilësuan Seborer si spiunin e katërt të Los Alamosit, bazuar në dokumentet e deklasifikuara të FBI-së në vitin 2011, si dhe të regjistrimeve të pjesshme nga Operacioni SOLO. Operacioni, i zhvilluar në vitet 1952-1980, dhe i përqëndruar mbi 2 vëllezër anëtarë të Partisë Komuniste të SHBA-së, që ishin informatorë të FBI-së.

Deri më sot janë deklasifikuar vetëm dokumentt e SOLO deri në 1956. Ka shumë pikëpyetje në lidhje me aktivitetet e Seborer si spiun, dhe atë se çfarë i ndodhi atij ai më vonë, pasi dezertoi dhe shkoi në Bashkimin Sovjetik. Të dhënat mbi Seborer ishin të pakta, dhe të lëna mënjanë në “malin” e madh të dosjeve, thanë historianët.

Gjithsesi, ata mësuan se familja e tij – emigrantë hebrenj nga Polonia – ishte “pjesë e një rrjeti njerëzish të lidhur me shërbimin sekret sovjetik”. Disa prej tyre ishin anëtarë të njohur të Partisë Komuniste. Seborer u trajnua si inxhinier, dhe u rekrutua në ushtrinë amerikane në vitin 1942.

LEXO EDHE:  Pse Italia ka arritur të shmangë gjithnjë sulmet e mëdha terroriste xhihadiste?

Ai u transferua në Los Alamos në vitin 1944, dhe u angazhua për 2 vjet në “Projektin Manhatan”.

Pas luftës, ai punoi si inxhinier elektrik në marinë, por që atëherë pati sinjale se ai nuk po sillej mirë. Oficerët e tij të lartë, e raportuan vazhdimisht Seborer si një “rrezik për sigurinë”. Por kjo për lidhjet e tij me komunistët e njohur, dhe jo nga dyshimet për spiunim.

Me fillimin e viteve 1950, zelli antikomunist në SHBA, arriti në një nivel të ri, dhe Seborer iku fshehurazi nga SHBA në vitin 1952, bashkë me vëllain, kunatën dhe vjehrrën. Ai u vendos me banim në Moskë, ku vdiq në vitin 2015. Nga të dhënat e dosjeve lihet të kuptohet, se Seborer mund të kishte vjedhur diçka kur ishte në Los Alamos.

“Oskar ishte në Nju Meksiko. Dhe ju e dini se çfarë dua të them”- u thotë anëtari i Partisë Komuniste, avokati Isidor Nidëllman njërit prej informatorëve. Ai aludoi hapur se Seborer ishte spiun, madje la një shënim për informatorin ku shkruante:”Seborer u dha sovjetikëve formulën për bombën atomike”.

Arkivat e KGB-së, e konfirmuan këtë gjë në vitin 2009. Shënimet e tyre, përshkruajnë një operativ në Los Alamos, të identifikuar si “Godsend”, që iu jep sovjetikëve sekrete atomike, dhe më pas largohet nga aty për të nisur një punë tjetër, sikurse bëri edhe Seborer.

Për më tepër, “Godsend” nuk ishte vetëm; ai ishte pjesë e një “familje”. Emra të tjerë të koduar, “Kumbari”, “Relativi” dhe “Nata” – i referohen dy vëllezërve të “Godsend” dhe motrës së tij. Sa për sekretet specifike atomike që mund t’u ketë dhënë sovjetikëve Seborer, dhe nëse anëtarët e familjes së tij, kanë luajtur një rol të drejtpërdrejtë në spiunazh, autorët e studimit janë ende duke i bashkuar të gjitha pjesët e historisë, për të arritur në një përfundim shterrues.

“Ndërsa ne dimë shumë mbi informacionin në të cilin kishin qasje Fuks, Holl dhe Gringels, e dimë vetëm se Seborer siguroi informacionin më të dobishëm”- shkruajnë ata në studim./Livescience.com-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama shënon “autogol”/ Hedh poshtë paketën Anti-KÇK?

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ndërsa komenton të ashtuquajturën paketa Anti-KÇK, thekson se qeveria po cënon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

“Paketa Anti-KÇK e Qeverise Rama po cenon ne menyre te drejteperdrejte lirite dhe te drejtat themelore te njeriut. Dhe justifikimi eshte “se ne gjendje te jashtezakonshme, merren masa te jashtezakonshme”!”.-shkruan Kulluri.

Por sipas Kullurit, Rama me deklaratat e tij për “suksese” të mëdha që pretendon se ka arritur tregon se nuk ka situatë të jashtëzakonshme, gjë që sipas tij tregon se vetë Rama po e hedh poshtë këtë arsyetim.

“Por sa here pyetet per punen e qeverise, Rama rreshton suksese, qe do te thote se nuk jemi ne “situate te jashtezakonshme”!
Pra arsyetimi per pakten Anti-KÇK bie po prej fjaleve te vete Kryeministrit!”-thekson Kulluri.

Më tej, ai shprehet se në fakt e vetmja “situate e jashtezakonshme” eshte mos funksionimi i Kuvendit te Shqiperise, Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte e me keq dobesimi prej 2013 i kompetencave te Presidentit te Republikes.

Po ashtu, Kulluri bën përgjegjëse edhe opozitën për situatën e krijuar, po aq sa edhe qeverinë. Pasi, sipas tij është opozita ajo që i ka lënë hapësirë Ramës të kapë çdo gjë.

LEXO EDHE:  A shkakton ankth pirja e kafesë? Ja çfarë thotë shkenca

LEXO EDHE:  Kush ishin Kapot, të burgosurit që u kthyen në gardianët sadistë të kampeve naziste të përqëndrimit

“Jemi perballe nje Ekzekutivi qe nuk e kontrollon asnje mekanizem demokratik! Dhe me keq akoma kete “vrull autokratik” te Rames e kane “certifikuar” veprimet dhe mosveprimet e opozites.

Pergjegjesia per kaosin e krijuar kushtetues dhe institucional eshte e te dy paleve.

Rama qe ka marre cdo pushtet dhe opozita qe permes bojkoteve dhe mospjesemarrjes ne zgjedhje apo institucionet e drejtesise KED, KLGj dhe KLP i ka lene dore te lire qeverise. Ata qe e paguajne cmimin jane qytetaret qe u preken te drejta dhe lirite themelore. Ndaj, zgjidhja nuk mund te vije nga ata qe e krijuan kete autokraci.”-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kjo është gjëja më e tmerrshme dhe më e turpshme”/ Arian Çani i nxjerr “bojën” Ramës, ja si reagon Spiropali  

Publikuar

-

Nga

Moderatori dhe gazetari Arian Çani mbrëmjen e djeshme në emisionin e tij, “Zonë e Lirë”, ka pasur një debat me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ishte e ftuar në studio.

Arian Çani është shprehur se kryeministri Edi Rama është pjesë e një strukture shumë më të lartë seç mendojnë qytetarët dhe ka kapur çdo gjë në Shqipëri.

Po ashtu, Çani tha se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është një ndër gjërat më të turpshme që është bërë.

Por, pas kësaj deklarate të Çanit, ka ardhur përgjigja e ministres Spiropali, e cila tha se ky është konspiracion pasi qeveria sipas saj nuk ka lidhje me sistemin e drejtësisë.

Debati: 

Arian Çani: Po pse je dakord me KLP dhe KLGJ?

Arjan Çani: Po se e kanë këta mo.

Elisa Spiropali: Pse e kemi ne mo Çani?

Arian Çani: Mua nuk më bind dot. Unë them që Rama është treguar aq i zoti… ti nuk i pranon që i ka të gjitha Elisa.

Elisa Spiropali: Ore zotëri me sistemin e drejtësisë nuk kemi lidhje. Është monitoruar nga fillimi me partnerët tanë. Ju e dini që futëm në Kushtetutë ne një operacion monitorimi të ndërkombëtarëve?

LEXO EDHE:  Kush ishin Kapot, të burgosurit që u kthyen në gardianët sadistë të kampeve naziste të përqëndrimit

LEXO EDHE:  A e vrau KGB-ja shkrimtarin nobelist francez Albert Kamy?

Arian Çani: Që është gjëja më e tmerrshme dhe më e turpshme që kemi bërë.

Elisa Spiropali: Mendoni ju?

Arian Çani: Jo unë jam i bindur për këtë. Ca ky vend është pa brekë…

Elisa Spiropali: Pra ti thua që i ka Rama, nga ana tjetër thua i paskan ndërkombëtarët. Tani kush i paska, Rama apo ndërkombëtarët?

Arian Çani: Rama ça është… Ne e kemi thënë në këtë studio. Ti kujton se tallem. Po flet seriozisht tani. Mos të duket Rama lojtar lokal.

Elisa Spiropali: Rama është lojtar kombëtar ndërkombëtar. Si ta dojë puna është.

Arian Çani: Rama është pjesë e një strukture shumë më lart seç mendojnë disa. Që do të thotë kur thua ONM nuk më ke thënë asgjë, Rama me të vetët.

Elisa Spiropali: Mungon Kastriot Myftaraj këtu.

Arian Çani: Nuk është konspiracion fare.

Elisa Spiropali: Fakti që Rama ka ndikim në politikën ndërkombëtare do të thotë që ka faj?

Arian Çani: Në vende si Shqipëria, kur themi Amerika kemi thënë Sorosi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE