Connect with Us

Katër aktet e Ramës në situatë të jashtëzakonshme

Politikë

Katër aktet e Ramës në situatë të jashtëzakonshme

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama gjatë këtyre ditëve është përpjekur që jo vetëm të jetë në funksion të tragjedisë së ndodhur në 26 nëntor, pra të merren masat, të cohen njerëzit nëpër hotele dhe gjithçka tjetër që kërkonte emergjenca, por edhe është përpjekur të jetë në qendër të vëmendjes. Rama është përpjekur të jetë shoë man, por edhe politikan që kryen veprime dhe akte të caktuara në këtë situatë kaq të rënduar.

Rama nuk e lë ti rrëshkasë asgjë nga duart. përveç faktit, që sikurse e kemi parë me video do të jetë i pari dhe i vetmi në qëndër të vëmendjes. Kjo e treguar edhe me sjelljen që bëri ndaj Braçes, që ne e kemi publikuar, ku nuk do që t’i dalë në krah, apo duke degjeneruar publikisht Erion Veliajn, dhe duke dalë i vetëm, gjithmonë dhe të gjithë kohën, në çdo moment ai është përpjekur që të bëjë shoë.

Shkonte tek stadiumi, më pas brenda një ore çonte njerëzit në hotele, shkonte më pas tek gërmadhat, për të treguar se ai ishte atje.

Paralel me këtë situatë, pra duke treguar se ishte në krah të qytetarëve, dhe po punonte ka ndodhur edhe të tjera akte politike, që tregojnë se kryeministri nuk e ka mendjen vetëm tek tërmeti.

Së pari, ditën që ndodhi tërmeti, në mesditë rreth orës 15:00, misioni i FMN-së në Tiranë, ka shpërndarë një e-mail i cili ishte raporti vjetor, sipas artikullit katër, për qeverinë shqiptare.

Ky raport ishte publikuar edhe me miratimin e dhënë nga qeveria dhe publikohej pikërisht ditën e kiametit, në orën 15:00.

Një raport i mbushur me kritika dhe skandale për qeverinë, që çfarë nuk thoshte. E bënte më të zezë se kurrë ekonominë shqiptare, e vinte me “shpatulla pas muri” qeverinë dhe e kryqëzonte.

Por, ky raport iku pa rënë në sy, gjithçka kaloi në qetësi, askush nuk e përmendi sepse askush nuk e kishte mendjen tek raporti i FMN, ndërkohë që Shqipëria ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm dhe ndërkohë që nuk dihej numri i viktimave. Dhe pas tragjedisë që kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit, në Shqipëri vijonin lëkundje pa ndalim.

Zyra e shtypit apo dhe vetë Rama ishin kujdesur për këtë.

Së dyti, ishte edhe një akt tjetër. KPA dha vendimin për Marsida Xhaferllarin, një nga emrat e shumë përfolur si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Mesa duket Vettingu e rrëzoi përfaqësuesen e dytë të Gjykatës Kushtetuese, të zgjedhur nga Ilir Meta, pasi më parë KPA rrëzoi edhe Besnik Muçin.

Por, edhe kjo kaloi pa asnjë raport mediatik dhe pa asnjë përplasje politike, sepse sërish situata ndodhi në datën 27 nëntor, në një moment ku sërish askush nuk e kishte mendjen as tek Marsida Xhaferllari, as tek Ilir Meta, as tek Gjykata Kushtetuese dhe as tek Vettingu.

Sërish vëmendja ishte tek tërmetet që vazhdonin, tek tragjedia dhe tek katastrofa që kishte ndodhur në këtë vend.

Së treti, Edi Rama këtë tragjedi e përdori edhe si sulm kundër medias. Një akt i qëllimshëm, i përsëritur i kryeministrit, që bëhet që nga dita e ardhjes së tij në detyrë.

Është ky kryeministër që në opozitë e përdori median, kujtojmë këtu rastin e tragjedisë në Gërdec, përmbytjet në Shkodër apo në jug të Shqipërisë. Gjatë kohës që ishte në opozitë dilte dhe çfarë nuk thoshte në këto media, çfarë materiale nuk publikonte. Nga gjërat më të papërgjegjshmet. Mos flasim pastaj edhe për skandalet e njerëzve të tij si Erion Veliaj, që na ndërtuan skenarin e Griseldës së famshme me Elvis Roshin, të cilën e çuan deri në Bruksel, bashkë me mediat e tyre.

LEXO EDHE:  Nga Koço Kokëdhima/ Partia Socialiste, prona personale e Edi Ramës

Janë të njëjtat media që ka pasur në dispozicion dje, që i ka edhe sot. Pra, janë po ato që sulmon.

Kryeministri e ka strategjinë e tij që të ulë peshën e mediave dhe portaleve në Shqipëri.

Patjetër që ka problematika, por media ka qënë totalisht në misionin e saj. Dhe ndoshta gazetarët kanë reflektuar në mënyrë të gabuar në raportimin e tyre, por kryeministri nuk mund ta përdorë dhe t’i ofendojë  me një gjuhë të tillë, sepse thjeshtë dhe vetëm qëllimi i tij ka qënë të ulë besueshmërinë e medias.

Ulja e besueshmërisë së medias në opinionin publik sjell forcimin e e tij si individ dhe i garanton jetëgjatësinë në politikë.

Dhe akti i katërt politik i Ramës në këtë situatë tragjedie, kur ende janë me mijëra njerëz në rrugë, është zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ka vendosur që nesër të mbledhë parlamentin dhe të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm.

Edhe Arta Markun, të cilën e mbajti dy vjet në detyrë, e zgjodhi si Kryeprokurore të Përkohshme, në një situatë të jashtëzakonshme. Jo si kjo e sotmja, jo në tragjedi, por në mes të tymit dhe flakëve në parlament, ku nuk mundi Zonja Marku të merrte shumicën e votave të deputetëve, por vetëm 69 vota.

Tani në një listë të dorëzuar nga KLP-ja, pritet që nesër një nga tre emrat e listuar, të zgjidhet kryeprokurori me një mandat 7-vjeçar.

Pra, kryeministri nga dita e tragjedisë në 26 nëntor e deri sot në 4 dhjetor, ka kryer katër akte politike.

Por, këto janë vetëm ato që dihen, pasi ka dalë raporti i FMN-së, ka dalë vendimi i KPA-së, është publike sjellja dhe sulmet e tij të çmendura ndaj medias, ashtu sikundër u dha edhe njoftimi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ende nuk dihen akte të tjera politike, të cilat në një situatë të zakonshme do të sillnin një përplasje mjaft të ashpër edhe me institucionin e Presidentit, por edhe me opozitën, për raportin e FMN-së, zgjedhjen e Kryeprokurorit, apo edhe me institucione të tjera në vend.

Rama edhe një herë tregoi se është një skile i vjetër politik, që ashtu siç e përdor tragjedinë për shoë, për të qënë në qendër të vëmendjes, si “shpëtimtari” i kësaj situate, nën rogoz është po ky individ i cili përdor gjithçka pa asnjë skrupull politik, thjeshtë dhe vetëm në interest ë tij duke bërë katër aktet që përmendem më sipër.

Ndërkohë që Shqipëria është e rrënuar nga tragjedia e 26 nëntorit dhe tërmetet në vazhdim, Edi Rama kreh mjekrën e tij./ CNA.al

Marsida Xhaferllari kërkoi konfirmimin në detyrë/ KPA “rrëzon” anëtaren e Kushtetueses

FMN “kryqëzon” qeverinë/ Ekonomia në rënie

Skandali i misionit të FMN në Tiranë në ditën e kiametit

Situatë e jashtëzakoshme/ Të enjten Parlamenti zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm

Paralajmërimi i fortë/ Rama kërcënon mediat

“Bëjmë edhe atë që nuk ua pret imagjinata”/ Rama kërcënon sërish mediat

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama shënon “autogol”/ Hedh poshtë paketën Anti-KÇK?

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ndërsa komenton të ashtuquajturën paketa Anti-KÇK, thekson se qeveria po cënon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

“Paketa Anti-KÇK e Qeverise Rama po cenon ne menyre te drejteperdrejte lirite dhe te drejtat themelore te njeriut. Dhe justifikimi eshte “se ne gjendje te jashtezakonshme, merren masa te jashtezakonshme”!”.-shkruan Kulluri.

Por sipas Kullurit, Rama me deklaratat e tij për “suksese” të mëdha që pretendon se ka arritur tregon se nuk ka situatë të jashtëzakonshme, gjë që sipas tij tregon se vetë Rama po e hedh poshtë këtë arsyetim.

“Por sa here pyetet per punen e qeverise, Rama rreshton suksese, qe do te thote se nuk jemi ne “situate te jashtezakonshme”!
Pra arsyetimi per pakten Anti-KÇK bie po prej fjaleve te vete Kryeministrit!”-thekson Kulluri.

Më tej, ai shprehet se në fakt e vetmja “situate e jashtezakonshme” eshte mos funksionimi i Kuvendit te Shqiperise, Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte e me keq dobesimi prej 2013 i kompetencave te Presidentit te Republikes.

Po ashtu, Kulluri bën përgjegjëse edhe opozitën për situatën e krijuar, po aq sa edhe qeverinë. Pasi, sipas tij është opozita ajo që i ka lënë hapësirë Ramës të kapë çdo gjë.

LEXO EDHE:  Dashamir Peza rrëfen darkën me Ramën dhe Ben Blushin

LEXO EDHE:  Deputetja e PS-së mbron Ramën / Ja pse reagoi në atë mënyrë

“Jemi perballe nje Ekzekutivi qe nuk e kontrollon asnje mekanizem demokratik! Dhe me keq akoma kete “vrull autokratik” te Rames e kane “certifikuar” veprimet dhe mosveprimet e opozites.

Pergjegjesia per kaosin e krijuar kushtetues dhe institucional eshte e te dy paleve.

Rama qe ka marre cdo pushtet dhe opozita qe permes bojkoteve dhe mospjesemarrjes ne zgjedhje apo institucionet e drejtesise KED, KLGj dhe KLP i ka lene dore te lire qeverise. Ata qe e paguajne cmimin jane qytetaret qe u preken te drejta dhe lirite themelore. Ndaj, zgjidhja nuk mund te vije nga ata qe e krijuan kete autokraci.”-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kjo është gjëja më e tmerrshme dhe më e turpshme”/ Arian Çani i nxjerr “bojën” Ramës, ja si reagon Spiropali  

Publikuar

-

Nga

Moderatori dhe gazetari Arian Çani mbrëmjen e djeshme në emisionin e tij, “Zonë e Lirë”, ka pasur një debat me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ishte e ftuar në studio.

Arian Çani është shprehur se kryeministri Edi Rama është pjesë e një strukture shumë më të lartë seç mendojnë qytetarët dhe ka kapur çdo gjë në Shqipëri.

Po ashtu, Çani tha se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është një ndër gjërat më të turpshme që është bërë.

Por, pas kësaj deklarate të Çanit, ka ardhur përgjigja e ministres Spiropali, e cila tha se ky është konspiracion pasi qeveria sipas saj nuk ka lidhje me sistemin e drejtësisë.

Debati: 

Arian Çani: Po pse je dakord me KLP dhe KLGJ?

Arjan Çani: Po se e kanë këta mo.

Elisa Spiropali: Pse e kemi ne mo Çani?

Arian Çani: Mua nuk më bind dot. Unë them që Rama është treguar aq i zoti… ti nuk i pranon që i ka të gjitha Elisa.

Elisa Spiropali: Ore zotëri me sistemin e drejtësisë nuk kemi lidhje. Është monitoruar nga fillimi me partnerët tanë. Ju e dini që futëm në Kushtetutë ne një operacion monitorimi të ndërkombëtarëve?

LEXO EDHE:  Foto/ Forcat greke dhe serbe, vijojnë punën për shpëtimin e njerëzve që janë ende nën rrënoja

LEXO EDHE:  Rama: Kërkesat e Doshit krijojnë përçarje

Arian Çani: Që është gjëja më e tmerrshme dhe më e turpshme që kemi bërë.

Elisa Spiropali: Mendoni ju?

Arian Çani: Jo unë jam i bindur për këtë. Ca ky vend është pa brekë…

Elisa Spiropali: Pra ti thua që i ka Rama, nga ana tjetër thua i paskan ndërkombëtarët. Tani kush i paska, Rama apo ndërkombëtarët?

Arian Çani: Rama ça është… Ne e kemi thënë në këtë studio. Ti kujton se tallem. Po flet seriozisht tani. Mos të duket Rama lojtar lokal.

Elisa Spiropali: Rama është lojtar kombëtar ndërkombëtar. Si ta dojë puna është.

Arian Çani: Rama është pjesë e një strukture shumë më lart seç mendojnë disa. Që do të thotë kur thua ONM nuk më ke thënë asgjë, Rama me të vetët.

Elisa Spiropali: Mungon Kastriot Myftaraj këtu.

Arian Çani: Nuk është konspiracion fare.

Elisa Spiropali: Fakti që Rama ka ndikim në politikën ndërkombëtare do të thotë që ka faj?

Arian Çani: Në vende si Shqipëria, kur themi Amerika kemi thënë Sorosi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE