Connect with Us

Inxhinieri kundër shembjeve të ndërtesave/ Duhet të jetë me vendim gjykate

Sociale

Inxhinieri kundër shembjeve të ndërtesave/ Duhet të jetë me vendim gjykate

Publikuar

-

Inxhinieri Igli Kondi thotë se vendimi për të shembur ndërtesat duhet të behet me vendim gjykate.

Sipas tij, suhet të minimizohen sa më shumë shembjet e objekteve.

Ai shprehet se për të përcaktuar nëse duhet shembur apo jo nuk mjafton vetën vëzhgimi vizual, por edhe një analizë e detajuar inxhinierike.

“ Unë gati gati besoj, nuk i njoh ligjet, që shembja e një pallati mund të jetë me një vendim gjykata. Prishja e një ndërtese duhet të jetë në nivelin e vendimit të një gjykate. Kjo gjykatë për të marrë një vendim duhet ti drejtohet ekspertëve që janë inxhinierët. Në këto çaste kur jemi të shqetësuar duhet minimuizar, mundësisht duhet ndalur shembja e ndërtesave. Për të përcaktuar nuk mjafton vetëm vëzhgimi vizual, por duhet një një analizë inxhinierë. Këtë analizë mund ta bëjnë ekspertët, jo çdo inxhinier e bën”, u shpreh Kondi në studion e lajmvetë Rtv Ora.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Italia miraton dekretin e ri për mbylljen e kufijve/ Çfarë vendoset për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Pandemia e koronavirsit bëri që shumë shtete të mbyllin kufijtë për të parandaluar përhapjen e virusit.
Këshilli i Ministrave të qeverisë Conte në Itali ka miratuar dekretin e ri për sa i përket masave mbylljes së kufijve.

Në këtë dekret është parashikuar të shtyhen limitet e lëvizjes nga dhe për në Itali i disa vendeve që nuk i përkasin Bashkimit Europian, ku përfshihet edhe Shqipëria. Ky dekret është përcaktuar që të zgjasë deri në 7 shtator 2020, ndërsa në listë janë edhe 15 vende të tjera veç Shqipërisë, mes tyre Kosova dhe Maqedonia e Veriut.



LEXO EDHE:  U vlerësuan si të pabanueshme/ Nis prishja e 7 banesave në zonën e ish Kënetës

Në Itali do të lejohen të hyjnë vetëm personat që janë shtetas italianë apo që kanë pasaporta italiane apo leje qëndrimi të gjatë.
Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brazili, Bosnja Hercegovina,Kili, Kuvajti, Moldavia, Omani, Panama, Peruja, Republika Domenikane, janë shtete e tjera në të njëjtën listë me Shqipërinë, qytetarët të cilëve nuk mund të hyjnë në territorin italian./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Nuk kurohet virusi me këshillat e Piperos”/ Tomorri: Si po dështojnë spitalet shqiptare me Covid

Publikuar

-

Nga

“Nuk kurohet virusi me keshillat e Piperos”/ Tomorri: Si po dështojnë spitalet shqiptare me Covid

Gazetari Klodian Tomorri përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se si  o dështojnë spitalet shqiptare me virusin.

Sipas Tomorrit, fakti që politikanët dhe biznesmenët, të cilet preken nga virusi, shkojnë të kurohen jashtë shtetit është dëshmi e qartë se sistemi ynë shëndetësor nuk e kuron dot sëmundjen.



Më tej gazetari thekson se virusi nuk mund të kurohet me këshillat e Piperos, por nëj grup mjekësh duhet të shkojnë prranë një spitali në Vienë, Milano apo Mynih, të mësojnë protokollet atje, të shohin si e kurojne spitalet e Europes virusin.

“Si po deshtojne spitalet shqiptare me virusin
Fakti qe politikanet dhe biznesmenet, te cilet preken nga virusi, shkojne te kurohen jashte shtetit eshte deshmi e qarte se sistemi yne shendetesor nuk e kuron dot semundjen.
Ata qe e kane provuar thone se arsyet jane te shumta. Ka mungese pajisjesh, ka mungese personeli, por mbi te gjitha ka edhe mungese njohurish. Te treja jane treguesi me i mire se si eshte menaxhuar sistemi shendetesor publik. Ose me sakte se si eshte degraduar sistemi shendetesor publik.
Por tragjik eshte fakti se e njejta gje ndodh edhe ne spitalet private te vendit. Edhe ato jane te paafta per ta kuruar virusin. Ka histori plot ne Shqiperi, qe njerezit jane nisur nga spitalet private me urgjence jashte se ketu kane qene duke vdekur. Deshtim tregu ne keto permasa zor se gjen kund.
Ajo qe nuk kuptoj eshte se pse qeveria nuk dergon nje grup te vogel mjekesh disa dite prane nje spitali ne Viene, Milano apo Mynih. Te mesojne protokollet atje, te shohin si e kurojne spitalet e Europes virusin dhe pastaj te kthehen te trajnojne edhe mjeket e tjere ketu. Kjo nuk kerkon as para, as kohe dhe as sakrifice. Nuk kurohet virusi me keshillat e Piperos.
Se dyti, moren 130 miliarde leke ose 1.1 miliarde euro borxh vetem per kete vit. Kane cuar vetem 18 milione euro per shendetesine. As 1.6 per qind. Vendi perballet me krize shendetesore. Qeveria rrit borxhin ne nivele te pashenuara me pare me sebepin e krizes shendetesore. Por shendetesia merr vetem 1.7 per qind te huamarrjes.
Ah po. Kemi koncesionet. Nderkohe atyre qe nuk kane mundesi te shkojne jashte, qeveria u ka lene Zotin”, shkruan Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni plan të shkoni në plazh?/ Mësoni surprizat e motit për këtë javë

Publikuar

-

Nga

Marin fund temperaturat përvëluese/ Ja si ndryshon moti në 5 ditët e ardhshme

Ditët e javës që presim përpara duket se do të “kopjojnë” njëra tjetrën dhe i gjithë parashikimi mund të mblidhet në një tablo të përgjithshme. Por cfarë pritet të ndodh?

Të ndikuar nga disa kushte atmosferike specifike, të gjitha ditët duke filluar që nga ajo e Hënë deri të Premten ditët nisin me mot të kthjellët në të gjithë territorin. Më pas nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ndodh fenomeni i zhvillimit të vranësirave mesatare deri të dendura në relievet kodrinore-malore ndërsa vija bregdetare dhe një pjesë e ultësirës perëndimore do të ketë vranësira të pakta kalimtare.
Në orët e nxehta të ditës në relievet kodrinore-malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, por hera herës reshjet në kohë afatshkurtër do të marin karakterin e shtrëngatave dhe stuhive. Ndërkohë ata të cilët po shijojnë pushimet pranë vijës bregdetare mund të rrijnë të qetë pasi nuk do të preken nga reshjet e shiut.



LEXO EDHE:  Bllokohet aksi rrugor Mirditë- Fushë Arrëz/ Shkak shembjet e dherave

Gjithashtu ditët do të mbyllen me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në lindje tëterritorit. Si përfundim për pushuesit në plazh shqetësim i lehtë mund të jetë fenomeni i erës pasi nga orët e mesditës deri ato të pasdites fiton itensitet dhe shpejtësi që mund të arrijë deri në 5-8m/s.

LEXO TE PLOTE