LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Heronjtë e heshtur të tërmetit/ Letra e vogëlushes që preku zemrat e të gjithëve

4 Dhjetor 2019, 08:56, Sociale CNA
Heronjtë e heshtur të tërmetit/ Letra e vogëlushes që

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka publikuar në rrjetet sociale, letrën e një vajze 9-vjeçe për heronjtë e heshtur, ushtarët që ishin nga momenti i parë në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

“Të dashur ushtarë, unë jam Klea dhe jam 9-vjeç, ditëlindjen e festova në ditën më të frikshme për cdo fëmijë. Fatmirësisht atë ditë ndodhesha të shtëpia e hallës në Tiranë sepse banojmë në katin e 10 në Durrës. Në mëngjes isha në gjumë dhe nuk e dija se cfarë ndodhi, dëgjova babin që bërtiste me të madhe dhe më mori në krah. Jashtë ishte shumë ftohtë dhe shikoja njerëzit që po dilnin, nuk e kuptoja se cfarë ndodhi. Më në fund u futëm në shtëpi dhe mësova se shumë shtëpi janë prishur dhe njerëzit janë lënduar.

Në ekran fillova të shikoj ushtarët që mbanin kapele me ngjyra dhe forma të ndryshme. Pyeta pak prindërit a kishte luftë? Se nuk kisha parë aq shumë ushtarë në qytet dhe ata më thanë atë që ju po bëni. U habita, se mendoja se ju vetëm luftoni, sipas historive që mësuesja na tregon në shkollë, por sot mësova se ju nuk jeni vetëm për atë qëllim. Pyes prindërit gjithë kohën për ju, madje këtë letër më ndihmoi mami ta shkruaj mirë, se sepse dua t’u tregoj sa xhan ju kam. Jam shumë e lumtur që mësova se tani ju do të na ndihmoi kur të kemi frikë dhe jemi në rrezik. Unë nuk i kuptoj të gjitha akoma, por e di që në vendin tonë ka shumë heroj. Jeni ju dhe të gjithë ata që ndihmuan” shkruan Klea e vogël./CNA.al

Lajmet e fundit nga