LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermania dëbon diplomatët rusë pas vrasjes në Berlin

4 Dhjetor 2019, 13:43, Kosova & Bota CNA
Gjermania dëbon diplomatët rusë pas vrasjes në Berlin

Gjermania ka dëbuar dy diplomatë rusë, punonjës të ambasadës ruse në Berlin, pasi prokurorët gjermanë thanë se kanë dëshmi për përfshirjen e tyre në vrasjen e një shtetasi të Gjeorgjisë.

Prokurorët federal gjerman kanë njoftuar të mërkurën që po marrin përsipër hetimet për vrasjen e shtetasit gjeorgjian i cili ishte azil kërkues në Berlin.

Provat tregojnë se shteti rus është i përfshirë dhe ky presion bie mbi kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila duhet t?i çojë një sinjal shumë të fortë Moskës.-raporton DW.

Çfarë është zbuluar deri më tani rreth kësaj ngjarjeje

Prokurorët thonë se ka prova të mjaftueshme që tregojnë se vrasja e shtetasit gjeorgjian u bë në emër të shtetit rus ose çeçen.

Ministria e Jashtme gjermane njoftoi gjithashtu se dy punonjës në ambasadën e Rusisë në Berlin ishin shpallur si persona “non grata” dhe ishin dëbuar.

Emrat dhe pozicionet e diplomatëve nuk janë zbuluar, megjthatë ministri tha se u desh të bënin këtë lëvizje pasi autoritetet ruse nuk bashkëpunuan mjaftueshëm në hetimin e vrasjes.

Ministri i jashtëm rus e quajti këtë masë, dëbimin e diplomatëve si një hap jo miqësor dhe të pabazuar dhe u zotua të përgjigjet.

Kush ishte viktima?

Zelimkhan Khangoshvili ishte qëlluar për vdekje në një park të Berlinit në gusht të këtij viti. Kremlini e ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij, por mungesa e vullnetit të qeverisë ruse për ta zbardhur rastin ka ngjallur dyshime.

Khangoshvili ishte një azilkërkues me prejardhje çeçene nga Gjeorgjia. Ai ishte pjesë e forcave separatiste që kanë luftuar kundër ushtrisë ruse në Çeçeni.

Ai u njoh gjithashtu me një identitet të dytë “Tornike K.” e cila ishte ajo e përdorur nga prokurorët gjermanë. Pas luftës, ai raportohet se ka punuar në Ukrainë dhe Gjeorgji kundër interesave ruse.

Implikimet politike

Prokurorët në gjermani kanë marrë përsipër hetimet ku kishte një dyshim të fortë për përfshirjen e shteteve të huaja.

Rasti kërcënon të përkeqësojë tensionet tashmë të ngritura midis Berlinit dhe Moskës. Rasti kërcënon të përkeqësojë tensionet tashmë të ngritura midis Berlinit dhe Moskës. Ajo pason gjithashtu helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal , dhe vajzës së tij që u helmuan me një agjent nervor në tokën britanike vitin e kaluar.

Për këtë sulm u fajësua sërish Moska, ku dhjetëra diplomatë rusë u dëbuan dhe kjo shkaktoi një krizë diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë./ DW-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga