Connect with Us

Foto/ Meta puth qenin “hero” të ekipit të shpëtimit të Kosovës

Politikë

Foto/ Meta puth qenin “hero” të ekipit të shpëtimit të Kosovës

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, ndodhet në Kosovë, ku mori pjesë në ceremoninë e vlerësimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Si shenjë falënderimi për ndihmën dhe mobilizimin ndaj shqiptarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, Meta ka ndarë edhe dekorata për ekipet kosovare.

Meta nuk harroi të falënderonte edhe qenin hero të FSK-së, i cili shpëtoi disa jetë nën rrënojat e pallateve në Durrës dhe Thumanë.

LEXO EDHE:  "Situatat tragjike, të vështira për tu përballur vetëm"/ Meta, mirënjohje shpëtuesve grekë për Klajdin

Ai u përkulur duke e puthur në ballë qenin hero.

Kujtojmë që tërmeti i një jave më parë la pas 51 të vdekur, mbi 700 të plagosur dhe qindra famile në qiell të hapur./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vrasja e gjeneralit Kasem Sulejmani/ PD mbështet Trump

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka reaguar për vrasjen e gjeneralit Kasem Sulejmani, komandantit të forcave elitë të Iranit.

PD thotë se mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit, teksa e cilëson të drejtë vendimin e presidentit të SHBA Donald Trump.

“Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes

LEXO EDHE:  Foto/ Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiun merr titullin ‘qytetar nderi’ në Tropojë

LEXO EDHE:  Foto/ Kur Meta dhe Rama luanin me rosakët te “7 Xhuxhat”

PD, në çdo kohë, qëndron në krah të SHBA, sot në opozitë duke u solidarizuar tërësisht dhe nesër në qeverisjen e vendit me angazhim total e akitv në përmbushje tē detyrimeve e kontributeve në mbështetje të plotë të Koalicionit Global kundër Terrorit, tē udhëhequr nga SHBA”, deklaron PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dëbimi i “Gylenistit”/ Hajdari: Janë shkelur të drejtat, të merren masa

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për ekstradimin e mësuesit turk Harun Çelik, për të cilin thuhet se u dëbua pasi mbështet Fethullah Gylen, kundërshtarin e presidentit turk Recep Tayip Erdogan.

Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari thotë se nga ky akt pa një vendim gjyqësor gjendemi përball shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe ligjeve.

Deputetja kërkon të merren masa për zhvillimin e procesit të rregullt ligjor dhe të mos cënohen të drejtat e njeriut.

“Me ekstradimin e shtetasit turk Harun Çelik, pa një vendim gjyqësor dhe drejt një vendi ku ka rrezik serioz për jetën dhe trajtimin e tij, gjendemi përball shkeljeve të të drejtave të njeriut, ligjeve në fuqi të RSh, Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e Këshillit të Europës për Ekstradimin. Institucionet përkatëse të ndërmarrin masa për zhvillimin e procesit të rregullt ligjor për subjektin dhe të ndalohen aktet politike në cënim të të drejtave të njeriut”, shkruan Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mobilizoi vrasës, përdhunues dhe pengmarrës”/ Berisha zbulon detajet tronditëse, paralajmëron luftë në Ballkan?

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të forta pas sulmit ndaj ambasadës së Malit të Zi në Borgrad.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha hedh akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, për të cilët thotë se po bëjnë përpjekje luftënxitëse.

“Luftenxitesi Vuçiç kerkon te destabilizoje Malin e Zi!

Te dashur miq, projekti i Jugosllavise se Re me emrin maske Minishengen, i serbomadhit Aleksander Vuçiç dhe argatit te tij te Tiranes Zografi Bis, po destabilizon Malin e Zi.
Ne keto perpjekje luftenxitese Vuçiç mobilizoi mbreme ne Beograd te gjithe vrasesit, perdhunuesit, pengmarresit, zjarrevenesit serb qe kryen genocid dhe masakra ne Kosove dhe qe tani perbejne korpusin kriminal te tifozeve te Yllit te Kuq si dhe kishen raciste serbe per te sulmuar ambasaden e Malit te zi duke hedhur parulla rraciste antimalazeze dhe antishqiptare.”-shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  “Situatat tragjike, të vështira për tu përballur vetëm”/ Meta, mirënjohje shpëtuesve grekë për Klajdin

LEXO EDHE:  "Situatat tragjike, të vështira për tu përballur vetëm"/ Meta, mirënjohje shpëtuesve grekë për Klajdin

Më tej, ai ndërsa dënon këto përpjekje të cilat ai quan luftënxitëse, i drejton një mesazh të fortë edhe NATO-s dhe BE-së.

“Duke denuar me ashpersine me te madhe keto perpjekje luftenxitese per projektin e Jugosllavise se Re te serbomadhit Vuçiç dhe argatit te tij ne Tirane, Zografit Bis ju bej thirrje vendeve anetare te NATOs dhe BE te denone ashpersisht kete projekt qe premton vetem konflikte dhe destabilizim per rajonin tone. sb”-përfundon postimin e tij Sali Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE